Search
Close this search box.

Memorandumi i Mirëkuptimit

Qeveria e Shqipërisë dhe BERZH firmosën një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim përmirësimin e proçesit të reformave ekonomike në vend në shkurt 2014.

Memorandumi i Mirëkuptimit ofron një strukturë për bashkëpunim midis BERZH-it dhe Qeverisë së Shqipërisë në mbështetje të Këshillit të ri Ekonomik Kombëtar, i cili ka si synim zhvillimin e sektorit privat, forcimin e biznesit dhe klimës së investimeve dhe promovimin e qeverisjes së mirë.

Gjatë firmosjes së dokumentit, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, u shpreh: “Duke firmosur këtë marrëveshje ne po ndërmarrim një hap të rëndësishëm në rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të duhur për biznesin është më i rëndësishëm se asnjëherë sot dhe kemi besim se me mbështetjen e BERZH-it do të ecim përpara.”

Presidenti i BERZH-it, Sër Suma Chakrabarti, i cili firmosi Memorandumin në emër të Bankës, shtoi: “Ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe ne përgëzojmë autoritetet shqiptare për kurajon e tyre në përballjen e drejtëpërdrejtë me sfidat që vendi po kalon. Ky akt përbën një shembull për rajonin dhe më gjerë. BERZH-i është i gatshëm të mbështesë të gjitha përpjekjet për forcuar tranzicionin në mënyrë solide dhe vendosmëri.”

Burimi: http://www.ebrd.com/news/2014/albania-and-ebrd-join-forces-to-boost-investment-climate.html