Search
Close this search box.

Këshilli i Investimeve pritet të diskutojë “Për formalizimin e bujqësisë: Skema e kompensimit të TVSH-së dhe Subvencionet”

Bujqësia përbën një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare duke kontribuar mesatarisht në rreth 25% të Produktit të Brendshëm Bruto si dhe punësuar rreth 50% të forcës punëtore gjatë periudhës 1996 – 2014 (INSTAT). Eksportet e produkteve bujqësore përbëjnë një zë të fortë të eksporteve shqiptare, kryesisht ne perime dhe bimë medicinale me rritje të ndjeshme prej 46% në vlerë për vitin 2015 sipas INSTAT.

Por bujqësia vazhdon të mbetet edhe një nga sektorët më informalë në ekonomi, e ndeshur në të gjitha hallkat e zinxhir të produkteve bujqësore e blegtorale. Çështja e informalitetit u trajtua në mbledhjen e Këshillit të Investimeve në datë 15 Dhjetor 2015, ku ndër të tjera u rekomandua një qasje më sektoriale ndaj informalitetit.

Analiza që do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Investimeve synon të shikojë më nga afër disa nga masat e marra për formalizimin e sektorit dhe problematikat që lidhen me efektivitetin e tyre. Më konkretisht, ne fokus do të jene perpjekjet e Qeverisë për kompensimin me 20% të TVSH-së së fermerit dhe subvencionet si masa nxitëse për investime ne bujqësi dhe agro-përpunim.

Në përgatitjen e kësaj analize, Sekretariati ka hulumtuar një sërë dokumentash ligjore dhe politika të Qeverisë mbi Bujqësinë, si dhe ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm takimesh me aktorë publik e privat të sektorit. Gjithashtu janë organizuar takime me grumbullues ne Sarande (4 qershor 2016), fermerë ne Samaticë të Beratit (7 Qershor 2016), sikurse edhe takime me ekspertë të Drejtorive te Bujqësisë Tiranë, Lushnje, Berat.

Gjetjet e Sekretariatit të nxjerra nga konsultimet dhe humultimet e ndryshme do të prezantohen në një Takim Konsultativ me Ekspertë të Sektorit, më 17 Qershor 2016, ora 11:00 – 12:30.

Focus Group - Sarande

Pjesëmarrje e Sekretariatit në Mbledhjen e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar mbajtur në Sarandë më 4 Qershor 2016

Focus Group Samatice

Takim me fermerë dhe grumbullues në Samaticë organizuar nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve  (7 Qershor 2016)