Search
Close this search box.

Intervistë e znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve nga FIAA

“Shpejtësia dhe pjekuria e reformës së drejtësisë ndjekur nga profesionalizmi dhe imazhi i administratës publike janë parakushte që mund të lehtësojnë apo pengojnë çdo reformë në vend.”

 

FIAA: Cila është përshtypja juaj mbi mjedisin e biznesit/klimën e investimeve aktualisht në Shqipëri?

Ndërsa, në nivelin e politikave makro – reformat strukturore të filluara mbi energjinë, pensionet, kreditë e këqija, pronësinë e tokës, rregullat fiskale dhe transparencën e menaxhimit të parave publike, reformën territoriale duhet të përshpejtohen më tej për të arritur potencialin e madh që Shqipëria mund të ofrojë për të konkurruar në rajon dhe globalisht.

Cilat janë disa nga sfidat e pritshme për investime në Shqipëri ?

Një nga shtyllat kryesore ku nevojitet të fokusohemi ka te beje me ate se  ne cilen fushe do të kemi kryesisht rritje apo investime në periudhën e ardhshme si dhe cilat mund të jenë politikat përkatëse, duke patur parasysh edhe kontekstin rajonal.  

Nivelet e produktivitetit, veçanërisht të produktivitetit të punës, mbeten të ulëta, ndoshta kjo për shkak të cilësisë së klimës së investimeve dhe gjendjes aktuale të “konkurrencës së pandershme”. Sfidat e ardhshme, pervec reformës ligjore, kanë te bejne me politikat proaktive mbi:

  1.  Informalitetin dhe mungesën e financimit të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në konkurrencë. Ne kemi punuar mbi këto çështje vitin e kaluar dhe besoj se një plan i mirëpërcaktuar dhe i konsoliduar me terma afat shkurtër dhe te mesëm është i nevojshëm për të trajtuar këto çëshje. Ka ende mangësi në të dhënat e disagreguara të cilat pengojnë përcaktimin sasior të gjetjeve qe te mundesojne opsione për politika për shembull në bujqësi, tregti dhe shërbime, të cilët janë sektorët kryesorë që kontribuojnë në rritje/punësim.  
  2. Investimin në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe cilësinë e arsimit duke u fokusuar më shumë në aftësitë të cilat do të mundësonin aksesin e lehtë në tregun aktual të punës dhe ekonominë e njohurive të reja – për shembull Këshilli i Investimeve punoi në shkurt 2017 dhe rekomandoi fokusimin e arsimit në zgjidhjen  e problemeve, gjuhët e huaja, aftësitë Microsoft dhe komunikim. Investimet në K&ZH janë në një nivel shumë të ulët, ndërkohë që inovacion gjithëpërfshirës dhe kërkimi & zhvillimi janë parakushte për krijimin e aftësive të reja dhe përshtatjen e atyre ekzistueseve.
  3. Lehtësimi i aksesit të biznesit të ri si p.sh. startup, në pengesat që ata hasin kur hyjnë në treg. Si çdo model tjetër biznesi, startup-et përballen me barrë administrative si një biznes i zakonshëm. Politika të orientuara dhe të posaçme do të ndihmonin për t’i mbështetur ata veçanërisht në aksesin në financim dhe hyrjen në tregje. Shqipëria dhe vendet lindore janë të përmenduara në mediat kryesore ndërkombëtare për “shfaqjen e ambicieve teknologjike”. Konkurrenca rajonale është duke u bërë tepër agresive dhe politika proaktive dhe fleksibile duhet të jenë në krye të axhendës.
  4. Përmirësimi i infrastrukturës si p.sh. në energji, logjistikë dhe kosto e tregtisë, dhe në infrastrukturës së TIK, duke konsideruar investime publike për tu fokusuar më shumë në “konektivitet” dhe duke krijuar kushte për investime private, ndërkohë që investimet private mund të jenë më të shumta në bujqësi, turizëm, automobile, etj.
Çfarë do të diskutojë Këshilli në gjysmën e dytë të 2017-ës?
  • Thjeshtimi i inspektimeve për të ulur barrën administrative për biznesin

Inspektimet shtetërore janë komponentë të rëndësishëm të sistemit rregullator dhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, bizneset dhe qytetarët. Megjithatë, inspektimet mund të krijojnë kosto të tepërta dhe barra administrative për bizneset duke dekurajuar sipërmarrjen. Numri i lartë dhe mbivendosja e shpeshtë e inspektimeve të ndryshme sikurse edhe efikasiteti në praktikë mbeten ende një shqetësim për sektorin privat, raportuar gjithashtu edhe pranë Sekretariatit. Prandaj, analiza e proçedurave të inspektimit dhe bashkëveprimi me bizneset dhe autoritetet përkatëse do të jenë pjesë e axhendës së Këshillit të Investimeve për gjysmën e dytë të 2017.

  •  Lejet e ndërtimit dhe portali e-lejet në kuadër të reformës territoriale

Qeveria ka nxjerrë një faqe interneti mbi lejet e ndërtimit duke synuar lehtësimin e proçedurave për biznesin dhe individët për marrjen e këtyre lejeve. Sekretariati i KI ka mbledhur disa opinione paraprake nga bizneset mbi zbatimin e lejeve të ndërtimit, veçanërisht në lidhje me tokat bujqësore dhe industriale. Bazuar nga sa më sipër, qëllimi ynë është që në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore dhe aktorëve përkatës, të konsiderohet impakti i reformave të tilla mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Çfarë mendoni se mund të bëhet me tej për të përmirësuar kushtet e te berit biznes?
  •  Shteti i së drejtës. Shqipëria ka një sërë ligjesh në përputhje me standardet e BE-së por ka vështirësi në zbatimin e tyre.
  •  Në çdo politikë të re kombëtare investimesh, duhet të konsiderohet çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për sektorin privat qe “te vendose te investoje”, madhësia e vendit, specifikat per cfare vendi yne mbetet “unik”, përputhja me “axhendën e konektivitetit” në kuadër të proçesit të Berlinit. Vitin e kaluar, Këshilli i Investimeve punoi mbi incentivat për investime në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe u konkludua se “harta e incentivave” është e ndryshme nga vendet e tjera të Ballkanit. Zhvillimi i instrumenteve përkatës dhe të pranuara mund të ndihmojë në konvergjencën rajonale përmes harmonizimit të politikave dhe përputhjes me standardet e KE. Ajo gjithashu do të trajtojë rregullat e ndryshme teknike që pengojnë tregtinë brenda rajonit.
  •  Nga aspekti rajonal, është e rëndësishme të përmirësohet efiçenca në zbatimin e projekteve të filluara brenda limiteve të borxhit të brendshëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me projektet e infrastrukturës.
  •  Përgatitja e projekteve që mund të konsiderohen si projekte “cilësore” të cilat mund të sjellin vërtet një impakt për vendin, dhe mbi të gjitha konsultimi paraprak i ligjeve apo politikave të reja me sektorin privat do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të përbashkëta dhe komunikim më të mirë. Këshilli i Investimeve dhe Sekretariati do të ishin një instrument shumë i dobishëm në këtë aspekt.
 Një falenderim i veçantë për FIIA-n për mbështetjen e saj fillestare dhe bashkëpunimin me Këshillin e Investimeve dhe Sekretariatin.

 

Publikuar në portalin e FIAA-s, 16 qershor 2017.

car rental tirana real estate saranda