A janë konsultuar bizneset për taksat dhe tarifat e reja të vendosura nga bashkitë? Cili është mendimi i biznesit për ekuilibrin midis shërbimeve lokale dhe pagesave tarifore?
- 13 September, 2019
Sektori privat luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së një vendi dhe qeveritë lokale luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe ofrimin e shërbimeve më të mira. Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore” (ligji nr. 139/2015) prezantoi disa risi në lidhje me funksionet e qeverisjes vendore, si dhe kompetencat e reja që synojnë rritjen e decentralizimit dhe fuqizimin e njësive vendore të qeverisjes që të jenë në gjendje të drejtojnë zhvillimin lokal dhe të ofrojnë shërbime kryesore për qytetarët dhe investitorët e mundshëm.
Në korrik 2019, Këshilli i Investimeve lançoi anketën e tij vjetore mbi klimën e investimeve, për të identifikuar progresin në tre fusha kryesore të politikave fiskale (i) kontrollin tatimor, (ii) rimbursimin e TVSH-së dhe (iii) informalitetin, me një fokus të veçantë në marrëdhëniet midis sektorit privat dhe bashkive. Anketa e mëparshme e KI (2018) tregoi se taksat lokale konsiderohen nga biznesi i madh si pengesa e tretë kryesore e të bërit biznes.
Ndër të tjera, anketa aktuale synon t’i përgjigjet pyetjeve të tilla si:
- A janë konsultuar bizneset për taksat dhe tarifat e reja të vendosura nga bashkitë?
- Cili është mendimi i tyre për ekuilibrin midis shërbimeve lokale dhe pagesa tarifore?
- A është i informuar biznesi për vendimet e Këshillit Bashkiak dhe ndikimin e tyre në veprimtarinë e përditshme?
Anketa do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit. Rezultatet e saj do të jenë pjesë integrale e analizës që do të përgatitet nga Sekretariati, e cila do të sillet në tryezën e Këshillit të Investimeve në një nga mbledhjet e tij të ardhshme gjatë vitit 2019.