AKTIVITETET KRYESORE

Aktiviteti i Këshillit të Investimeve do të koordinohet nga Sekretariati i
Këshillit të Investimeve, mbështetur nga BERZH.

Disa nga aktivitetet kryesore të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve
janë:

  • Propozon axhendën e mbledhjeve të Këshillit të Investimeve duke
    marrë në konsideratë propozime nga anëtarët dhe komuniteti i biznesit;
  • Koordinoon aktivitetin e Këshillit të Investimeve, përfshirë
    përgatitjen e mbledhjeve, hartimin e propozimeve për ndërhyrje ligjore.
  • Kryen konsultime me komunitetin e biznesit në funksion të axhendës
    së Këshillit të Investimeve, merr ankesa dhe raportime nga bizneset dhe/ose
    shoqatat e biznesit për praktika të padrejta dhe ndjek zgjidhjen e tyre me
    institucionet përkatëse.
  • Paraqet përmbledhje për anëtarët e Këshillit të Investimeve mbi
    temat objekt diskutimi për të siguruar cilësi të lartë në vendimmarrjen e
    Këshillit lidhur me rekomandimet konkrete që adresojnë problemet e biznesit;
  • Monitoron zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Investimeve,
    vlerëson rezultatet dhe ndikimin e rekomandimeve të zbatuara për cilësinë e
    klimës së investimeve dhe i raporton KI ecurinë në lidhje me statusin e
    tyre.
  • Mban komunikim të ngushtë me anëtarët e Këshillit të Investimeve,
    me institucionet shterërore, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile;
  • Informon publikun në lidhje me aktivitetin e Këshillin e
    Investimeve duke përditësuar faqen zyrtare në internet kur është e mundur në
    kohë reale.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)