Anketim – VLERËSIM I IMPAKTIT TË DISA NDRYSHIMEVE FISKALE DHE MASAVE KUNDËR INFORMALITETIT NË KLIMËN E INVESTIMEVE

Anketimi mbi Vlerësimin e Impaktit të disa Ndryshimeve Fiskale Dhe Masave Kundër Informalitetit në Klimën e Investimeve” është një iniciativë e Këshillit të Investimeve.

Me shume

Qëllimi i anketimit është mbështetja e një debati gjithëpërfshirës dhe të bazuar në fakte, të dhëna dhe analiza të shqetësimeve të biznesit përsa i përket klimës së investimeve. Anketimi synon të mbledhë evidenca në tre fusha kryesore të politikave fiskale (i) kontrolli tatimor, (ii) rimbursimi i TVSH-së dhe (iii) informaliteti. Këtë vit anketimi do ketë një fokus të veçantë mbi ndërveprimin e sektorit privat me njësitë e vetë-qeverisjes vendore.

Ky anketim realizohet që nga viti 2015, dhe ky raund i katërt i zbatuar dhe mbështetur nga Këshilli i Investimeve, do të krijojë mundësinë e krahasueshmërisë në dinamikë të ndikimit të politikave fiskale dhe masave kundër informalitetit në klimën e investimeve. Gjetjet dhe sugjerimet e rezultuara nga ky pyetësor do të diskutohen në mbledhjet e ardhshme të Këshillit të Investimeve. Rekomandimet e miratuara nga Këshilli i Investimeve do t’i paraqiten Qeverisë Shqiptare për konsiderime të mëtejshme. Kjo mund të sjellë ndryshime apo rishikime ligjore dhe rregullatore me impakt në klimën e investimeve.

Afati i plotësimit të pyetësorit është deri në datën 30 Gusht 2019..

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)