Ekonomia Informale

Sektori informal ka qenë një çështje madhore për Shqipëri që prej etapave të hershme të periudhës së saj të tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. Në raportin BEEPS V, 40.2% e kompanive të anketuara raportuan konkurrencë me kompani në sektorin informal, i cili është paska më ulët se mesatarja e vendeve të Evropës Jug-Lindore me 48.6%. Kjo konkurrencë është më e lartë në mesin e kompanive të vogla dhe të mesme: 41% e tyre raportuan konkurrencë ndaj kompanive të paregjistruara, krahasuar me 27.8% të kompanive të mëdha.

Përveç kësaj, sektori informal është një kontribues i rëndësishëm për punësim dhe prodhim në Shqipëri. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 30% e fuqisë së përgjithshme të punës në sektorin e ndërtimit është punësuar në mënyrë informale. Mospërputhje në llogaritë kombëtare të Shqipërisë sugjerojnë se sektori informal zë mesatarisht 36.2% të GDP-së për periudhën 1996-2012. Kjo manifestohet në forma të ndryshme të tilla si biznese të paregjistruara, punëtorë të padeklaruar, evasion fiskal, korrupsion, trafikim etj. Në mesin e vitit 2015, Qeveria filloi një aksion të madh kundër informalitetit i cili prek kryesisht bizneset e vogla të paregjistruara duke miratuar një rritje të madhe të penaliteteve për bizneset e parregullta.

Çfarë është bërë:

Sekretariati ka përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me shoqata biznesit dhe bazuar në rezultatet e anketimit të cilin lançoi deri në fund të muajit nëntor 2015, një analizë mbi Informalitetin në Ekonominë Shqiptare me sugjerime dhe rekomandime për përmirësimin e kësaj çështjeje të ndjeshme për biznesin.

Informaliteti në Shqipëri shfaqet kryesisht në formën e bizneseve të paregjistruara, evazionit fiskal dhe mosdeklarimit të punonjësve. Shifrat e publikuara nga qeveria në lidhje me suksesin e aksionit të saj janë domethënëse mbi përmasat e informalitetit në vend. Masat janë ende objekt debati dhe diskutimi nga ekspertët, shoqatat e biznesit dhe grupet e tjera të interesit sa i përket efikasitetit dhe proporcionalitetit të tyre në raport me qëllimin final që duhet të ketë aksioni. Për këtë arsye, më 15 dhjetor 2015, Këshilli i Investimeve diskutoi temën “Informaliteti, sfidë e përbashkët Qeveri-Biznes”. Për më shumë informacion mbi materialet e Mbledhjes, kliko këtu.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Nisma e Evropës Qendrore (CEI).