Grup Pune mbi Bllokimin e Llogarive

Mbledhja I

Mbi problematikën e bllokimit dhe zhbllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve, nga bankat e nivelit të dytë në bazë të urdhërave përkatës të Drejtorive të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkive, me pjesëmarrjen e përfaqësues nga:

  • Bashkia Tiranë dhe DTTV
  • Shoqata Shqiptare e Bankave
  • Banka të nivelit të dytë
  • Dhoma tregtie (Dhoma Amerikane e Tregtisë, Confindustria Albania)
  • MFE

Gjatë diskutimeve, rezultoi e nevojshme një ndërhyrje në kuadrin nënligjor dhe u përgatit një draft- propozim për ndryshimin e  pikës 90 të Udhëzimit nr. 24/2008 “Për Procedurat Tatimore” që iu përcoll MFE për ndjekje dhe finalizim.

Mbledhje e Grupit të Punës mbi Bllokimin e Lllogarive, Tiranë, 5 shkurt 2020

 

Mbledhje II

Mbledhur me kërkesë të veçantë të Zëvendës Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Vasilika Vjero, në takimin e dytë të këtij grupi pune morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës: MFE, Bashkia e Tiranës, DPTTV, DPT, Shoqata e Bankave, Amcham Albania, Confindustria Albania, BKT dhe Raiffeisen Bank Albania. Gjatë mbledhjes u diskutuan teknikisht të gjitha pikat ku ishin fokusuar  sugjerimet e përfaqësuesve të biznesit në lidhje me UMF24 dhe u dakordësua për një draft të përmirësuar që do t’i prezantohet MFE  brenda muajit nëntor 2020.

Mbledhje e Grupit të Punës mbi Bllokimin e Lllogarive, Tiranë, 22 tetor 2020

 

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)