Grupi Punës mbi Taksat Lokale

Mbledhja I

Mbi disa shqetësime të ngritura nga biznesi, kryesisht i sektorit minerar dhe energjitik, në lidhje me vendosjen e taksave dhe tarifave vendore nga pesë bashki. Pjesëmarrja në këtë mbledhje ishte mjaft e gjerë me përfaqësues të:

  • Bashkive Fier, Kukës, Pukë, Selenicë, Tropojë,
  • Shoqatave të biznesit si AMCHAM, Confindustria, FIAA, AREA
  • Ministrisë së Mbrojtjes
  • Ministrisë së Financave e Ekonomisë
  • Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Diskutimi  u përqendrua në (1) propozime konkrete mbi ndryshme të kuadrit aktual ligjor, (2) mbi nevojën e ndërtimit të një manuali mbi metodologjinë e qartë për vendosjen e taksave e tarifave të pushtetit vendor për të cilën u angazhua MFE, (3) si dhe mbi transparencën mbi tarifat e vendosura nga këto bashki, si edhe mbi disa problematika komplekse mbi detyrimet që këto biznese kanë për të paguar taksat lokale.

Grupi Punës mbi Taksat Lokale, Tiranë, 27 shkurt 2020

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)