Grupi Punës për Agropërpunimin

Mbledhja e I-rë

Në vijim të Urdhërit të Përbashkët te Punës midis MFE dhe MBZHR,  me objekt vlerësimin e potencialeve per investime në sektorin e agropërpunimit, mbledhja e parë në nivel teknik u mbajt më 21 maj 2020, me pjesëmarrjen e 10 përfaqësuesve nëpërmjet platformës Zoom. Qëllimi i mbledhjes ishte formalizimi i grupit të punës MFE+MBZHR në nivel teknik, përditësimi i punës nga ana e ministrive  dhe dakortësimi mbi detyrat edhe afatet e dorëzimit të materialeve të cilat do të paraqiten në mbledhjen vijuese të Këshillit të Investimeve për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në nxitjen e sektorit të agropërpunimit në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, sidomos pas pandemisë COVID-19.

Mbledhja e II-të

Mbledhja e dytë në nivel teknik u mbajt më 25 qershor 2020, me pjesëmarrjen e 7 përfaqësuesve nëpërmjet platformës Zoom.

Mbledhja e III-të

Mbledhja e tretë në nivel teknik u mbajt më 13 gusht 2020 në bashkëpunim të ngushtë me RisiAlbania & KASH nëpërmjet platformës Zoom.

 

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)