Iniciativa për Klimën e Investimeve dhe Qeverisje (ICGI)

Janar 10, 2014

Si një investitor i rëndësishëm në vendet ku operon, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për shumë vite ka qenë aktive në nxitjen e një klime më të mirë për investime. Për të fokusuar më mirë këto përpjekje, BERZH lançoi Iniciativën për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen e Mirë (ICGGI) në 2014, duke e pilotuar këtë metodë në Shqipëri. Iniciativa është hartuar për të rritur ndikimin e nismave të Bankës për dialog mbi politikat e qeverisjes dhe për klimën e investimeve duke ndërmarrë një metodë më strategjike për zhvillimin e tyre.

Iniciativa luan me një nga pikat e forta të Bankës: ndërlidhjen me sektorin publik dhe atij privat. Për të forcuar këtë dialog, ICGI përdor programe të hartuara posaçërisht për vendin përkatës, si për shembull nëpërmjet këshillave të investimeve dhe ombudsman për biznesin.

ICGI synon të përmirësojë transparencën në raportimin nga ana e biznesit, dhe për të përmirësuar rregullacionin për biznesin me qëllim zvogëlimin e barrës administrative për kompanitë. Gjyqësori do të përmirësohet gjithashtu, veçanërisht gjykatat tregtare, nëpërmjet zhvillimit të mekanizmave alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)