Këshilli i Investimeve Nxit Bashkëpunimin Ndër-Institucional përmes Koordinimit të Grupeve të Punës në Sektorë Prioritarë të Ekonomisë
- 29 May, 2020
3 Grupe Pune “Mbi Stimulimin e Investimeve”, në fushën e:
-
Energjisë
-
Agro-përpunimit
-
Dixhitalizimit
2 Grupe Pune për të trajtuar:
-
Problematikën e bllokimit dhe zhbllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve nga bankat tregtare bazuar në urdhërat e lëshuara nga drejtoritë e taksave dhe tarifave vendore pranë bashkive;
-
Shqetësime të ngritura nga biznesi ne sektorin e burimeve minerare dhe energjitike në lidhje me vendosjen e taksave dhe tarifave vendore nga bashkitë e zonave veriore te vendit.
Për të mbështetur biznesin me sfidat e tyre të reja shkaktuar nga pandemia Covid-19, gjatë mbledhjes së fundit (14 prill 2020) të Këshillit të Investimeve (KI), Ministrja Denaj i bëri thirrje donatorëve dhe anëtarëve të KI që të mbështesin qeverinë dhe bizneset me ridimensionimin e nismës së ndërmarrë në mbledhjen e fundit të KI për vitin 2019 (nga ku u krijuan tre grupe teknike të përbashkëta pune me tre ministri linje), duke kërkuar një kontribut të ri të shtuar nga KI me propozime për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Në janar 2020, me urdhër të përbashkët midis MFE-MIE, MFE-MBZHR, MFE-MASR, u formalizuan përkatësisht tre grupe pune për fushën e energjisë, agro-përpunimit dhe dixhitalizimit, që do të drejtohen nga institucionet përkatëse por që do të kenë në përbërje edhe ekspertë të fushës dhe përfaqësues të biznesit.
Në këtë kontekst gjatë shkurt-mars 2020, u inicuan proceset e funksionimit të punës të grupeve dhe filloi puna me sektorin e energjisë ku u diskutua mbi masat konkrete që duhet të ndiqen për arritjen e objektivave të Strategjisë së Energjisë 2018-2030 në drejtim të evidentimit të potencialeve për investime të reja (sektorë dhë nënsektorë), çfarë mund të bëhet konkretisht për nxitjen e këtyre investimeve si dhe krijimin e një sinergjie midis koordinimit të anës financiare (MFE) dhe zbatimit të strategjive në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore (MIE).
Gijthashtu, me kërkesë të Kryetares së KI, Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, Sekretariati i Këshillit të Investimeve u angazhua në krijimin e dy grupeve të tjera të punës me qëllim kryesor përshpejtimin e zbatimit të disa rekomandimeve të tjera të KI, miratuara gjatë mbledhjes “Mbi Bashkëveprimin Bashki-Biznes”. Në këtë kuadër, u koordinuan mbledhje:
Mbi problematikën e bllokimit dhe zhbllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve, nga bankat e nivelit të dytë në bazë të urdhërave përkatës të Drejtorive të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkive, me pjesëmarrjen e përfaqësues nga:
- Bashkia Tiranë dhe DTTV
- Shoqata Shqiptare e Bankave
- Banka të nivelit të dytë
- Dhoma tregtie
- MFE
Gjatë diskutimeve, rezultoi e nevojshme një ndërhyrje në kuadrin nënligjor dhe u përgatit një draft- propozim për ndryshimin e pikës 90 të Udhëzimit nr. 24/2008 “Për Procedurat Tatimore” që iu përcoll MFE për ndjekje dhe finalizim.
Mbi disa shqetësime të ngritura nga biznesi, kryesisht i sektorit minerar dhe energjitik, në lidhje me vendosjen e taksave dhe tarifave vendore nga pesë bashki. Pjesëmarrja në këtë mbledhje ishte mjaft e gjerë me përfaqësues të:
- Bashkive Fier, Kukës, Pukë, Selenicë, Tropojë,
- Shoqatave të biznesit si AMCHAM, Confindustria, FIAA, AREA
- Ministrisë së Mbrojtjes
- Ministrisë së Financave e Ekonomisë
- Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Diskutimi u përqendrua në (1) propozime konkrete mbi ndryshme të kuadrit aktual ligjor, (2) mbi nevojën e ndërtimit të një manuali mbi metodologjinë e qartë për vendosjen e taksave e tarifave të pushtetit vendor për të cilën u angazhua MFE, (3) si dhe mbi transparencën mbi tarifat e vendosura nga këto bashki, si edhe mbi disa problematika komplekse mbi detyrimet që këto biznese kanë për të paguar taksat lokale.