KËSHILLI INVESTIMEVE: LAJMET KRYESORE, JANAR-MARS 2021

AVANTAZHET DHE SFIDAT E PROCESIT TË RI TË FISKALIZIMIT—DISKUTIM ME BIZNESIN

22 janar 2021

Procesi i fiskalizimit ka filluar zbatimin më 1 janar 2021, ku krahas avantazheve që pritet të sjellë, bizneset pritet të ndeshen edhe me sfida gjatë fazës së parë të zbatimit. Në këtë kuadër, Sekretariati i Këshillit të Investimeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve organizuan një diskutim teknik me sektorin privat, me qëllim qartësimin e problematikave përmes një dialogu të drejtpërdrejt midis administratës tatimore dhe përfaqësuesve të biznesit—ku një pjesë e mirë e pyetjeve morën përgjigje gjatë mbledhjes. LEXO MË SHUMË >

 

DISKUTIM TEKNIK: KOHA PËR TË REAGUAR DHE PËRSHPEJTUAR NË KOHË PROCESIN E INOVACIONIT TË BIZNESIT

12 mars 2021

Sekretariati i Këshillit të Investimeve, në bashkëpunim me INNVEST, organizuan një takim në nivelin teknik për të diskutuar sfidat kryesore të biznesit në drejtim të inovacionit. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit theksuan nevojën për prioritizimin e agjendës së inovacionit dhe sfidat aktuale nën këndvështrimin e biznesit, nevojën për një mekanizëm për të koordinuar të gjithë aktorët dhe për të shërbyer si një qendër për konsultimin dhe shpërndarjen e informacionit të duhur. U theksua nevoja për të përshpejtuar vendosjen e bashkëpunimit të qëndrueshëm midis institucioneve publike, universiteteve dhe biznesit, si dhe për të promovuar bashkëpunimin e biznesit me institucionet rajonale. LEXO MË SHUMË >

 

KËSHILLI I INVESTIMEVE DISKUTON REKOMANDIME MBI PËRSHPEJTIMIN E REFORMAVE NË LIDHJE ME INOVACIONIN NË SIPËRMARRJET SHQIPTARE

23 mars 2021

Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, Këshilli i Investimeve u mblodh për të diskutuar sfidat dhe rekomandimet kryesore për nxitjen e inovacionit në sipërmarrjen shqiptare, me një fokus në qeverisjen e ekosistemit, bashkëpunimin në kontekstin e “quadruple helix”, aksesin në financim dhe incentivimin e ekonomisë dixhitale. Duke pranuar sfidat që hasen veçanërisht nga NVM-të, pjesëmarrësit ngritën rekomandime konkrete në lidhje me përshpejtimin e veprimeve drejt konsolidimit të ekosistemit të inovacionit, rritjen e aksesit në financim, ndërtimin dhe fuqizimin e ekosistemit me kapital dhe mekanizma investimesh përmes engjëjve të biznesit, kapitaleve të sipërmarrjes dhe fondeve të investimit në kapital.  LEXO MË SHUMË >

 

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT

KËSHILLI I INVESTIMEVE NË MEDIAN TELEVIZIVE

 

*********

Rreth Këshillit të Investimeve

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Këshilli Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO).

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)

Albanian Investment Council