Search
Close this search box.

Këshilli Investimeve, Lajmet Kryesore, Janar – Qershor 2020

ÇFARË NEVOJITET TË PËRMIRËSOHET MË TEJ NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS BIZNESEVE DHE BASHKIVE

27 Janar 2020

Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Investimeve me temë diskutimi “Mbi ndërveprimin Bashki-Biznes – Transparenca, Shërbimet dhe Zhvillimi Ekonomik Vendor”. Objekti i analizës për këtë mbledhje ishte aktualizimi i debatit mbi përmirësimin e klimës së investimeve bazuar në evidentimin e problematikave që lidhen me ndërveprimin biznes – bashki, me fokus: transparenca mbi taksat dhe tarifat vendore dhe VKB-të e miratuara, shërbimet që përfiton biznesi (proporcionaliteti, cilësia e shërbimeve, standardi), si dhe roli i bashkive në zhvillimin ekonomik vendor dhe nxitjen e investimeve

KËSHILLI I INVESTIMEVE NË MBËSHTETJE TË SIPËRMARRJES GJATË SITUATËS SË EMERGJENCËS SHKAKTUAR NGA COVID-19

9 prill 2020

Për t’iu gjendur pranë komunitetit të biznesit në vend si dhe partnerëve të KI, Sekretariati ndërmori nismën e përgatitjes të përmbledhjeve me të dhënat më të fundit të masave të miratuara në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Materialet e përgatitura përmbanin të rejat më të fundit mbi masat kufizuese si edhe mbi masat e ndërmara në kuadër të planit financiar të miratuar nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, Sekretariati përgatiti dhe hapi një anketim ‘Mbi Vlerësimin e Impaktit të Pandemisë COVID-19 në Aktivitetin Ekonomik të Biznesit në Shqipëri,’ me qëllim identifikimin e problematikave dhe rekomandimeve nën këndvështrimin e sipërmarrjes

KËSHILLI INVESTIMEVE ORGANIZON MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME PËR TË DISKUTUAR IMPAKTIN E PANDEMISË MBI BIZNESIN

14 prill 2020

Kjo mbledhje emergjente u thirr nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe në të morën pjesë të gjithë anëtarët e KI. Ministrja Anila Denaj u shpreh se objektivi i kësaj mbledhje të jashtëzakonshme ishte komunikimi mes palëve në formatin e Këshillit të Investimeve, tashmë një platfomë e përhershme dialogu biznes-qeveri për çështje të cilat shqetësojnë sipërmarrësit. Gjatë mbledhjes, anëtarët iu referuan gjithashtu edhe gjetjeve paraprake të anketës mbajtur online nga Sekretariati i KI përpara kësaj mbledhje

KËSHILLI I INVESTIMEVE NXIT BASHKËPUNIMIN NDËR-INSTITUCIONAL PËRMES KOORDINIMIT TË GRUPEVE TË PUNËS NË SEKTORË PRIORITARË TË EKONOMISË

29 maj 2020

Për të mbështetur biznesin në përballjen me sfidat e reja shkaktuar nga pandemia Covid-19, gjatë mbledhjes së fundit (14 prill 2020) të Këshillit të Investimeve (KI), Ministrja Denaj i bëri thirrje donatorëve dhe anëtarëve të KI që të mbështesin qeverinë dhe bizneset me ridimensionimin e nismës së ndërmarrë në mbledhjen e fundit të KI për vitin 2019 (nga ku u krijuan tre grupe teknike të përbashkëta pune me tre ministri linje), duke kërkuar një kontribut të ri të shtuar nga KI me propozime për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Gjatë shkurt-mars 2020, u inicuan proceset e funksionimit të punës të grupeve. Ndërkohë, me kërkesë të Kryetares së KI, Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, Sekretariati i Këshillit të Investimeve u angazhua edhe me krijimin e dy grupeve të tjera të punës me qëllim kryesor përshpejtimin e zbatimit të disa rekomandimeve të tjera të KI, miratuar gjatë mbledhjes “Mbi Bashkëveprimin Bashki-Biznes

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E KËSHILLAVE TË INVESTIMEVE: CILAT JANË SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR TË MBËSHTETUR NË KOHË BIZNESET DHE QEVERITË

3 qershor 2020

Konferencë Virtuale e Këshillave të Investimeve të mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2020. Aktiviteti vjetor mblodhi bashkë 12 Këshilla të Investimeve, të mbështetur nga BERZH. Në fokusin kryesor të kësaj konference ishte prezantimi i ndërhyrjeve kryesore në nivel politikash nga Këshillat e Investimeve gjatë pandemisë së COVID-19, ku Këshilli Shqiptar i Investimeve në Shqipëri u përzgjodh për zbatimin e një praktike e mirë. Në pjesën e dytë të konferencës, u diskutua për ndërhyrjet afatgjata në nivel politikash për të forcuar aktivitetin ekonomik dhe për të ndërtuar një sektor privat të qëndrueshëm.

KËSHILLI I INVESTIMEVE ORGANIZON MBLEDHJE PLENARE PËR TË DISKUTUAR SUGJERIMET E BIZNESIT MBI PLANIN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE TË VENDIT

5 qershor 2020

Këshilli i Investimeve (KI) mbajti një mbledhje plenare përmes platformës Zoom për të diskutuar sugjerimet kryesore të biznesit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas COVID-19. Ndër të tjera, Ministrja informoi se Këshillit të Investimeve iu kërkua të bëjë një përmbledhje të propozimeve konkrete të biznesit me aktivitet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për të bërë të mundur që Plani i Rimëkëmbjes të përfshijë edhe disa nga këto propozime. Kjo është në përputhje të plotë me ambicjet dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur brenda muajit qershor 2020, planin e rimëkëmbjes ekonomike dhe më konkretisht, rimëkëmbjen e sektorëve prioritarë si turizmi dhe industria përpunuese.

VAZHDIMËSI ME GRUPET E PUNËS

Gjatë muajit qershor 2020, Sekretariati ka vazhduar koordinimin me punën e grupeve të punës midis MFE – MBZHR dhe MFE-MIE, për të përshpejtuar procesin e ndjekjes dhe zbatimit te rekomandimeve për stimulimin e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe TIK, por dhe mbi masat për rimëkëmbjen e sektorëve në kuadër të situatës shkaktuar nga pandemia Covid-19. Gjatë këtyre diskutimeve janë propozuar masa konkrete për prioritizimin e ndërhyrjeve, bazuar edhe mbi sugjerime të ngritura nga vetë biznesi, për të cilat Sekretariati do të ndjekë me kujdes ecurinë. MË SHUMË INFORMACION DO TË VIJOJË NË TË ARDHMEN.

RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Këshilli Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO).