Kryetar

Delina Ibrahimaj
Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Delina Ibrahimaj (lindur më 23.12.1983) është politikane shqiptare, e cila prej shtatorit 2021 shërben si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, në kabinetin e Kryeministrit të z. Edi Rama.

Ajo ka studiuar në Itali në Universitetin “Luigi Bocconi”, diplomuar në Menaxhim dhe Ekonominë Ndërkombëtare (Bachelor) dhe Menaxhim i Përgjithshmëm (Master i Shkencave). Në nëntor 2012, ka marrë titullin Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata, Itali.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Znj. Ibrahimaj ka një përvojë të gjatë pune. Në 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare  e sallës operacionale në Kryeministri. Në periudhën 2011-2015 ka kryer detyrën e ekonomistes pranë Bankës së Shqipërisë si dhe anëtare e bordit, zyrtare e lartë financiare në Tirana Ekspres. Në periudhën 2007-2010 ka kryer detyrën e menaxherit të përgjithshëm në Urban Distribution, sh.p.k. dhe në periudhën 2005-2007 menaxhere në Albanian Distribution Association, sh.p.k.

Është njohëse dhe folëse e gjuhëve anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)

Albanian Investment Council