MANDATI I KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Mandati i Këshillit të Investimeve (KI) është i përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Investimeve nr. 294, datë 08.04.2015. Qëllimi kryesor i KI është të lehtësojë dialogun midis përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe Qeverisë për zhvillimin e një klime të favorshme, jo-diskriminuese dhe transparente për biznesin dhe investimet në Shqipëri.

Qëllimi

KI është themeluar si një organ këshillimor i Qeverisë. Roli i tij është të lehtësojë një dialog konstruktiv dhe shkëmbim të pikëpamjeve midis Qeverisë dhe sektorit privat në fushën e klimës së investimeve dhe antikorrupsionit.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)