Search
Close this search box.

Për një reformë efikase kundër informalitetit

Sekretariati i Keshillit te Investimeve, organizoi me 25 Nentor 2015, nje konsultim paraprak ne lidhje me rekomandimet qe do t’i paraqiten Keshillit te Investimeve, mbi aksionin e informalitetit, ne mbledhjen e ardheshme te datës 15 Dhjetor 2015.

Morën pjesë në këtë konsultim përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, Unioni i Dhomave të Tregtisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Italiane, Dhoma Gjermane, Dhoma Turke, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Shoqata Shqiptare e Bankave, përfaqësues të sektorit të turizmit si dhe organizata të sipërmarrësve në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë .

Pas prezantimit nga ana e Sekretariatit, te gjetjeve paraprake te dala nga analiza dhe anketa, u kalua ne diskutime nga te gjithe pjesemarresit. Disa nga mesazhet kryesore te diskutimeve jane:

“Bizneset vlerësojnë masat anti-informalitet por ngrihet shqetësimi i gjobave shumë të ashpra, i ndryshimeve në legjislacion pa konsultime të mëparshme me grupet e biznesit si dhe fakti që duhen reforma paraprake në administrimin fiskal që reforma kundër informalitetit të jetë efektive”,

Gjithashtu evidentohet qe kreditimi mbetet i ulët nga sistemi bankar. Ndërkohë vetë biznesi vlerëson se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) lehtesimi i legjislacionit tatimor dhe profesionalizmi ne mardheniet me administratën tatimore, jane faktoret paraprake më te rëndësishëm per nje reforme te suksesshme”.

Nje diskutimi i fokusuar u be ne lidhje me informalitetin ne sektorin e bujqesise, e me konkretisht, në sektorin e qumeshtit. Diskutimi u bazua edhe ne materialin e prezantuar per kete nensektor. U sugjerua qe ne luften ndaj informalitetit te konsiderohen problematika qe fillojnë me:

  1. Kartën elektronike të fermerit
  2. Regjistrin e blegtorisë dhe të integrimin e databazave
  3. Nevojen e nje qendre te veçantë për regjistrimin e fermerit qe te reflektohet edhe ne kategorizimet e QKR-së
  4. Skema e subvencioneve nuk ështe nxitëse për formalizim sepse prek një kategori shumë të kufizuar fermerësh. Duhet riparë TVSH sepse rimbursimi i TVSH-së mund të jetë nxitës
  5. Të konsiderohet problematika e kapaciteteteve si edhe funksionet e Institucioneve Rregullatore për zinxhirin e produktet ushqimore.

Në takim u konkludua që sektori privat mbështet nevojën për një luftë ndaj informalitetit dhe e ka kërkuar në vazhdimësi ndërhyrjen për të rregulluar tregjet, nxitur konkurrencën e ndershme dhe produktivitetin në ekonomi. U ra dakord per bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve për të ndarë bashkarisht shqetësimet dhe propozimet konkrete për formalizim pranë Qeverisë.

Perfaqesuesit e Sipërmarrjes sugjeruan dhe disa rekomandime të përbashkëta qe ti parashtrohen edhe KI ne mbledhjen e ardhshme:

  •  aksioni kundër informalitetit i Qeverisë të strukturohet si një reformë formalizimi e shtrirë në kohë, me një plan masash të artikuluara qartë, me objektiva dhe afate kohore të njohura për publiku;
  • kjo reforme te paraprihet nga analiza dhe qasje sektoriale/fiskale për formalizimin e Ekonomisë. Kontributi i shoqatave të biznesit mbetet I pazevendesueshem per suksesin e kesaj reforme strategjike per ekonomine e vendit ;
  • Suksesi i kesaj reforme, varet ne nje mase te konsiderueshme edhe nga niveli i komunikimit dhe profesionalizmit te administrates tatimore.
  • Kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë nga Qeveria dhe konsultim më i gjerë i biznesit dhe grupeve të interesit në konceptimin e nismave dhe reformave, me një proces të mirëpërcaktuar i cili të përfshijë domosdoshmërish një vlerësim paraprak të impaktit të çdo ndryshimi legjislativ apo reforme;
  • thjeshtim sa më shumë i legjislacionit dhe i proçedurave për të ofuar lehtësi në formalizim; lehtësim i Barrës administrative për sektorin privat,
  • institucionet publike (qendrore dhe lokale) të saktesojne funksionet e tyre rregullatore, si edhe te koordinojnë dhe shkëmbejnë informacione te sakta duke asistuar sektorin privat.
  • Te ndihmohen taksapaguesit e vegjel, vecanerisht ne bujqesi, per nje periudhe te caktuar per te qene “ne rregull” me taksat dhe jo te luftohen apo gjobiten apo shkojne ne burg. Bujqesia, me nensektoret e saj, kerkon nje qasje me te thelluar dhe graduale, per impaktin social dhe kompleksitetin e zinxhirit te vleres.

Përfaqësuesit e biznesit të pranishëm në këtë takim, vlerësuan këtë nismë si një mundësi për të trajtuar dhe evidentuar problematikat e prekshme të sipërmarrjes private në vend por edhe sugjeruar aksione konkrete per nje partneritet sa me te suksesshem me qeverine.

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar për Sekretariatin është ofruar nga Qeveria Italiane.