Praktikë Pune

intern

Thirrje për Aplikime për Praktikë:

Sekretariati i Këshillit të Investimeve hap dyert për praktikantë te apasionuar dhe të përkushtuar ndaj punës, që do të donin të përfitonin përvojë profesionale në fushën e biznesit.

Rreth Programit tonë të Praktikës:

Sekretariati u ofruan të gjithë të interesuarve në fushën e biznesit, ekonomisë, drejtësise, informatikës ose fushave te ngjashme, mundësine për të punuar në zyrat e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve. Objektivi ynë kryesor është t’ju mundësojmë praktikantëve përvojë të vërtetë pune në mënyrë që të pasurojnë përvojën e tyre akademike. Ju do të jeni në krye të projektit tuaj dhe do të jeni të lirë për ta ndjekur atë në përputhje me orarin tuaj të punës. Do të jeni të lirë të punoni në zyrat tona ose kudo që ju dëshironi, për aq kohë sa ju keni një kompjuter dhe akses në internet. Stafi ynë do t’ju drejtojë dhe këshillojë në përputhje me nevojat tona përgjatë gjithë periudhës se praktikes.

Dëshironi të:

– Ndihmoni në hartimin dhe përgatitjen e dokumenteve zyrtare
– Punoni me prezantimet në web
– Hulumtoni dhe shkruani dokumente
– Mbështesni mbledhjet dhe të mbani shënime
– Mbështesni mbikëqyrësin tuaj në punë të ndryshme sipas sektorit te caktuar
– Të jeni pjese e nje skuadre të re, të motivuar dhe profesionale për 2 muaj?

…dhe nëse:
  • jeni 18-30 vjec,
  • të regjistruar në një universitet, keni përfunduar një Program Bachelor, ose duke studiuar për një diplomë Masteri ose PhD,
  • keni njohuri bazë kompjuterike (Paketën Office),,
  • flisni dhe shkruani mirë Anglisht?

Çdo praktikant që përmbush detyrat e tij gjatë periudhës së praktikës, do të pajiset me një Çertifikatë nga Sekretariati.

cv1
Ju jeni personi qe ne po kerkojmë!
Ju lutemi dërgoni CV tuaj tek : info@investment.com.al

Te gjithë aplikantët e zgjedhur do te njoftohen me email.

 

Shënim: Studentet duhet të jene diskretë dhe të mbajnë në konfidencialitet të plotë cdo informacion të papublikuar të marrë gjatë periudhës së praktikës dhe nuk mund të publikojnë asnjë dokument të bazuar në këto informacione.

 

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Nisma e Evropës Qendrore (CEI).