Search
Close this search box.

Publikim me të dhëna mbi ndërmarrjet e huaja dhe impaktin e tyre në ekonominë shqiptare

Në dhjetor 2017, Instituti i Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, publikoi për herë të parë Raportin “Bizneset e Huaja në Shqipëri 2014-2016,” me treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Disa nga gjetjet kryesore në raport tregojnë që në vitin 2016, fluksi i IHD-ve është rritur me 5.9% nga 2015. Në lidhje me fluksin e IHD-ve, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16% të totalit të punësimit dhe kanë kontribuar me 22,7% në totalin e xhiros vjetore. Në 2016, numri i ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj dhe i ndërmarrjeve të përbashkëta operuese në Shqipëri ishte 5.637.

Përsa i përket origjinës, ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Evropian zënë rreth 70% të totalit  të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,9% dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë 19,1% (INSTAT, dhjetor 2017).

Të dhëna nga UNCTAD (World Investment Report, qershor 2017), konfirmuan se Shqipëria renditet e dyta në rajon përsa i përket Investimeve të Huaja Direkte, pasi uljes në Mal të Zi dhe Serbi.

Për më shumë informacion, lexoni publikimin “Bizneset e Huaja në Shqipëri 2014-2016”.

**********

Informacion shtesë:

Incentivat për Nxitjen e Investimeve: Shqipëria krahasuar me Vendet e Ballkanit Perëndimor