Publikime

Këshilli i Investimeve – një platformë efektive dialogu publik-privat

30 Prill, 2020

Intervistë e Drejtores së Sekretariatit të KI, znj. Diana Leka në Revistën Bankieri.

Që nga krijimi i tij, KI ka trajtuar problematika me ndikim të drejtpërdrejt në klimën e investimeve, ai: informaliteti, kontrolli tatimor, ankimimi administrativ, nxitësit e investimeve, inspektimet, siguria e pronës, etj.

Çfarë përfaqëson Këshilli i Investimeve (KI)?

Këshilli i Investimeve, ështe një platformë dialogu publik-privat (themeluar mbi një memorandum bashkëpunimi …

Read More >>

Informaliteti i lartë i ekonomisë dhe përdorimi i ulët i kartave dhe terminaleve bankare

31 Janar, 2020

Intervistë e Drejtores së Sekretariatit të KI, znj. Diana Leka në Revistën Bankieri.

Niveli i informalitetit, sidomos në qytetet bregdetare, mbetet veçanërisht problematik, ndaj dhe bizneset operojnë në informalitet, e për këtë arsye, ndoshta nuk parapëlqejnë të instalojnë POS-e, për të fshehur xhiron, por edhe si pjesë e konkurrencës së pandershme.

Informaliteti ka qenë një nga shtyllat kryesore të punës sonë që …

Read More >>

Sfidat e Shqipërisë për Investimet

27 Qershor, 2017

Flet znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit Shqiptar të Investimeve

Në gjysmën e dytë të këtij viti, pritet që të ketë një gjallërim të investimeve private, i ndikuar dhe nga stabiliteti i pritshëm politik pas zgjedhjeve.

Por, sfida të mëdha shtrihen përpara. Në një intervistë për Buletinin e FIAA-s të muajit qershor, znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit …

Read More >>

Intervistë e znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve nga FIAA

16 Qershor, 2017

“Shpejtësia dhe pjekuria e reformës së drejtësisë ndjekur nga profesionalizmi dhe imazhi i administratës publike janë parakushte që mund të lehtësojnë apo pengojnë çdo reformë në vend.”

 

FIAA: Cila është përshtypja juaj mbi mjedisin e biznesit/klimën e investimeve aktualisht në Shqipëri?

Ndërsa, në nivelin e politikave makro – reformat strukturore të filluara mbi energjinë, pensionet, kreditë e këqija, pronësinë e tokës, rregullat …

Read More >>

Si të nxitet sektori që mund të krijojë 50 mijë vende pune

3 Prill, 2017

Në një intervistë për Revistën Monitor, flet znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve.

Diana Leka, Kryetarja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve thotë se ne kemi një ekonomi të orientuar nga shërbimet dhe këtu duhet të përqendrohet vëmendja. Por, ajo shton se në mënyrë që të jemi konkurrues duhet të kemi cilësi në ofrimin e shërbimeve. Nga …

Read More >>

Shqipëria, treg i vogël, por me mundësi fantastike për investitorët

18 Prill, 2016

Intervistë e Znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve

Stabilitet i politikave fiskale dhe legjislacionit, rritje e besueshmërisë në shërbimet e ofruara nga administrata ndaj biznesit dhe kthimi I besimit tek gjykatat, janë disa nga elementet kryesore ku duhet punuar në mënyrë që të rriten investimet, si të huaja ashtu dhe ato të brendshme. Për Diana …

Read More >>

Bizneset të paqarta, të thjeshtëzohen ligjet

20 Tetor, 2015

Barrë e lartë e kontrolleve tatimore, legjislacion i paqartë dhe që ndryshon shpesh, sistem apelimi jo efektiv, kapacitete të ulëta të administratës, janë disa nga ankesat kryesore të biznesit. Rrugëzgjidhjet e propozuara…

Flet Diana Leka, kreu i Sekretariatit të Këshillit të Investimeve,

Thjeshtëzoni ligjet, trajnoni inspektorët, ndiqni informalitetin dhe bizneset e paregjistruara, shpërblim për tatimpaguesit e ndershëm. Këto janë disa nga rekomandimet …

Read More >>

PLATFORMA PËR DIALOG MIDIS SEKTORIT PRIVAT DHE QEVERISË

31 Korrik, 2015

Intervistë me znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve

Cili është qëllimi i krijimit të Këshillit të Investimeve dhe si do të funksionojë ai? 

Këshilli i Investimeve, i cili u lançua nga ministri i Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes më 15 prill 2015 – është një platformë për dialog midis sektorit privat dhe …

Read More >>

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)