Search
Close this search box.

Pyetje të shtruara shpesh

Anëtarët e Këshillit të Investimeve janë me status të përhershëm dhe jo të përhershëm. Përfaqësuesit e biznesit janë gjashtë dhe për të patur interesimin dhe kontributin e tyre të vërtetë, ata përzgjidhen në bazë të axhendës së miratuar të KI. KI nuk ka anëtarë të përhershëm nga komuniteti i biznesit (VKM 294, pika 5).

Fillimisht, Kryetari i Sekretariatit me ndihmën e ekspertëve organizon mbledhje me përfaqësues të biznesit për të identifikuar problematika të vërteta.
Së dyti, stafi i Sekretariati liston çështjet e identifikuara dhe ia paraqet ato anëtarëve të KI në formën e një draft axhende për aprovim si çështje për t’u ndjekur.
Së treti, me futjen e problematikës në axhendë, Sekretariati i KI përgatit një analizë të thelluar, diagnostikon dhe përgatit rekomandime për t’u miratuar nga anëtarët e Këshillit të Investimeve.
Së katërti, stafi i Sekretariatit, me miratim të Këshillit ndjek në vijim hapat e mëtejshëm derisa të miratohen nga KM apo institucione të tjera qeveritare.
Të gjithë hapat e mësipërm do të publikohen në faqen e Sekretariatit të Këshililt të Investimeve për të treguar transparencën gjatë proçesit.

Nëse i referohemi numrave të përcaktuar në VKM 294, janë 15 anëtarë, tre donatorë dhe gjashtë përfaqësues të qeverisë, tre përfaqësues të biznesit dhe tre nga shoqatat e biznesit. Sekretariati ka të drejtë të identifikojë dhe përzgjedhë përfaqësuesit e biznesit (VKM 294, pika 5). Kryetari i Sekretaritit, mund të kërkojë përfaqësues të tjerë për t’u bërë anëtarë nga shoqëria civile etj., por gjithmonë në koherencë me axhendën (VKM 294, pika 6). Më shumë detatje gjenden në rregulloren e brendshme.
Në përputhje me pikën 16 të VKM 294, KI mblidhet të paktën gjashtë herë në vit.
Sekretariati propozon një draft axhende, bazuar mbi propozime nga sektori privat dhe ia paraqet ato Këshillit të Investimeve për miratim (VMK 294, pika 14 dhe 15).

Shkurtimit proçesi përmblidhet si më poshtë.
Bazuar në axhendën vjetore apo 6-mujore, Sekretariati përgatit një plan veprimi ku përfshihen gjërat për të bërë, personat dhe institucionet përgjegjëse dhe data e dorëzimit të rekomandimeve.
Sekretariati dërgon paraprakisht axhendën e mbledhjes së ardhshme, dokumentet përkatëse të përgatitura nga ekspertët. Për secilën tematikë, përgatitet një dokument shpjegues përgatitur nga ekspertët e Sekretariatit. Rekomandimet duhet të miratohen ose JO. Më pas, përgatiten minutat e mbledhjes dhe dërgohen me e-mail tek anëtarët brenda 5-7 ditëve.
Pas miratimit të minutave, ato publikohen në faqen e internetit dhe Sekretariati vijon me ndjekjen e hapave të mëtejshëm.

Stafi i Sekretariatit punon së bashku me Ekspertët për të përgatitur çështje analitike dhe për të hartuar raporte përkatëse. Stafi monitoron zbatimin e rekomandimeve ndërkohë që merr pjesë në mbledhje, aktivitete dhe konferenca. Është shumë e rëndësishme, për t’u informuar mbi të rejat e fundit në lidhje me biznesin dhe qeverinë në kohë reale.
KEK është themeluar me Ligj dhe është një instrument i një niveli të lartë, ndërsa Këshilli i Investimeve është më tepër në nivel teknik, duke bazuar mënyrën e punës të orientuar nga problematika e biznesit dhe më i specializuar në klimën e investimeve. KI ndihmon KEK me këshillim mbi çështje të klimës së investimeve. Çështjet janë konsultuar paraprakisht me biznesin.
Dera është e hapur për këdo. Mund të na kontaktoni në çdo kohë (e-mail, telefon).
Mund të paraqiteni pranë zyrës së Sekteriatit dhe të shpjegoni problemin tuaj apo të kërkoni një takim në adresën e-mailit: [email protected]