Qeverisja e Korporatave

Një Kod për Qeverisjen e Korporatave është përgatitur nga ekspertët e IFC-së në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Ekonomisë bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Megjithatë, kompanitë nuk janë ende në dijeni mjaftueshëm të rëndësisë së këtij kodi.

Ka ende shumë punë për të bërë duke filluar me rritjen e ndërgjegjësimit së bizneseve në lidhje me rëndësinë e praktikave për qeverisjen e kompanive dhe zbatimin e tyre. Vendi nuk ka ende një bursë të aksioneve dhe një autoritet i cili mund të promovojë parimet e qeverisjes së korporatave.

Sektori bankar në Shqipëri është i zhvilluar mirë dhe bankat mund të jenë në gjendje për të nxitur qeverisjen e mirë të korporatave. Përveç kësaj, përmirësim i mëtejshëm mbetet për t’u ndërmarrë në kuadër të qeverisjes së korporatave, veçanërisht për të siguruar që dispozitat në ligjin tregtar kuptohen dhe zbatohen siç duhet.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)