Reforma e Derregullimit

Derregullimi

Rregulla të shumta për biznesin mund të pengojnë sipërmarrjen dhe të ulin investimet, prandaj derregullimi konsiderohet një reformë e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve dhe treguesit e Raportit ‘Doing business’. Derregullimi i referohet ndryshimeve që përmirësojnë cilësinë rregullatore për të rritur performancën ekonomike, efektivitetin e kostos, apo cilësinë ligjore të rregullave dhe formaliteteve përkatëse institucionale. Qëllimi i tij është të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve në marrëdhëniet me administratën, për të ulur në maksimum burokracinë sigurisht për t’i kursyer biznesit burime financiare dhe njerëzore.

Çfarë ka trajtuar Këshilli i Investimeve?

Në korrik të vitit 2015, KI diskutoi Reformën Derregullatore të iniciuar nga Ministria e Ekonomisë sipas shtyllave të mëposhtme:

  1. Reforma e autorizimeve të lëshuara nga ministritë dhe institucionet vartëse
  2. Numri i licencave dhe lejeve
  3. Krijimi i Qendres Kombëtare të Biznesit duke bashkuar në një institucion Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe Qendrën Kombëtare të Licencave (QKL).

Për më shumë informacion mbi materialet e mbledhjes, kliko këtu.

Në janar 2018, Sekretariat përgatiti një Notë Teknike “Mbi Funksionimin e Platformës e-Lejet dhe Impakti i saj në përmirësimin e Klimës së Investimeve – në kuadër të Reformës Derregullatore.” Analiza u krye në bashkëpunim të ngushtë me përdorues të platformës e-Lejet (arkitektë, projektues, zhvillues, Bashki, AZHT dhe institucione të tjera) dhe në kuadër të masave të mëtejshme derregullatore  filluar nga qeveria për të reduktuar barren administrative për biznesin dhe qytetarët. Analiza synon të strukturojë debatin midis aktorëve të përfshirë dhe të nxisë diskutimet mbi përmirësimet mundshme ligjore apo rregullatore me fokus thjeshtimin e proçedurave dhe rritjen e transparencës. Në të janë trajtuar gjithashtu edhe çështje të koordinimit institucional si parakusht për funksionimin e çdo platforme të tillë.

Për më shumë informacion mbi materialet e mbledhjes, kliko këtu.

Në vijim:

Reforma e Inspektimeve

Ligji i Inspektimeve hyri në fuqi në vitin 2011, dhe në këtë kuadër u ngrit Inspektoriati Qendror në varësi të Kryeministrit. Si rrjedhojë, një numër organesh inspektuese janë në proces të shkrirjes për të ulur numrin total nga 33 në 12 gjatë vitit 2013 me Reformën e Inspektimeve iniciuar që prej vitit 2013 dhe ende në diskutim. Reforma konsiderohet shumë e rëndësishme në kuadër të Reformës Rregullatore dhe masave për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri. Pritet të ulë presionin negativ të inspektimeve mbi sektorin privat, rrisë transparencën dhe cilësinë e standardeve të inspektimeve si dhe të përmirësojë rregullat e tregut, konkurruencën dhe të rrisë përputhshmërinë ligjore të biznesit në fushat e inspektuara.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)