Zbatimi i Kontratave

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë përbëhet nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit dhe Gjykata Supreme. Gjykatat e shkallës së parë marrin në shqyrtim një shumëllojshmëri çështjesh (civile, tregtare, penale dhe administrative). Ekzistojnë 6 Gjykata Apeli për juridiksion të përgjithshëm të cilat shqyrtojnë çështje apelimi kundër vendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe që kanë në panel të tyre tre gjyqtarë. Gjykatat shqiptare nuk gëzojnë nivel të lartë besimi, sidomos nga komuniteti i biznesit. Pasiguria në lidhje me aftësinë e huadhënësve për të zbatuar të drejtat e tyre ligjore kontribuon në qasje më të kujdesshme në huadhënie. Huamarrësit perceptohen se nuk kanë frikë nga masat ligjore ndaj tyre dhënë nga huadhënësit, duke rritur kështu shkallën e huave të këqija. Ekzistojnë disa faktorë që rrisin shqetësimet rreth performancës gjyqësore në fushën e së drejtës tregtare.

Ekspertiza gjyqësore në të drejtën tregtare konsiderohet të jetë e kufizuar. Deri kohët e fundit, gjyqëtarët trajnoheshin pak në tema të lidhura me fushën e biznesit. Gjithashtu, korrupsioni mbetet një shqetësim në vend dhe gjyqësori dyshohet shpesh për marrje rryshfetesh. Proçedurat gjyqësore janë të zgjatura në mënyrë tipike, dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i çështjeve që kanë zgjatur më shumë se tre vite. Çështjet civile përfshirë mosmarrëveshjet mbi pronën, të cilat janë në numër të madh, preken veçanërisht nga vonesat. Në vitin 2011, një ligj i ri u miratua mbi ndërmjetësimin në zgjidhjen e konflikteve. Kjo pritet të kontribuojë në uljen e çështjeve dhe të rrisë shpejtësinë e drejtësisë në gjykata shqiptare. Së fundmi, përmirësimi i sistemit gjyqësor është një nga kërkesat kyçe të vendosura nga BE-ja për anëtarësim, një fakt i cili vazhdon të nxisë interesin vendas në reformën gjyqësore. Rëndësia e Reformës Gjyqësore në negociatat për anëtarësim u vlerësua më pak në Raportin e fundit të Progresit të BE-së.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)