Mbi Kuadrin Ligjor dhe Institucional në Turizëm

Dhjetor 14, 2018

Në vazhdim të diskutimeve të mbajtura “Për Formalizimin dhe Konkurrueshmërinë në Turizëm” gjatë  Mbledhjes XIV të KI (15 Tetor 2018), Sekretariati publikon një material përmbledhës të kuadrit ligjor në fushën e turizmit, institucionet relevante dhe kompetencat, si dhe incentivat konkrete për sipërmarrjen në fushën e turizmit.

Industria e turizmit ka rritur kontributin e saj në ekonominë e vendit si në terma monetare ashtu edhe në terma punësimi, duke u bërë kështu një sektor strategjik për Shqipërinë. Për këtë arsye ka një rritje të fokusit nga qeveria, donatorë, institucione fiskale dhe kompani private në sektor. Që prej vitit 2015 ka një rritje të dinamikës për përgatitjen e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe rregullator i cili është parakusht për çdo investim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Angazhimi politik për një mbështetje më të fortë për turizmin filloi të materializohej nëpërmjet ligjit sektorial dhe ligjit për investimet strategjike të miratuar në vitin 2015, i cili synonte të sillte sektorin nën fokusin e rrymës së re të investimeve. Gjithashtu, nën-ligje, VKM, rregullore, incentiva janë miratuar herë pas here për të plotësuar kuadrin dhe për të adresuar segmente të ndyshme të zinxhirit të turizmit me synim zhvillimin e sektorit dhe kontributin e tij më pranë potencialit.

Për më shumë, shkarko: Përmbledhje “Mbi Kuadrin Ligjor dhe Institucional në Turizëm”
Lidhje e dobishme: Materialet e Mbledhjes XIV “Mbi Formalizimin dhe Konkurrueshmërinë në Turizëm”

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Nisma e Evropës Qendrore (CEI).