Struktura

Kryetar

Ervin Mete

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Ervin Mete (lindur më 13 shtator 1983) është politikan shqiptar, i cili prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Z. Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), i specializuar në të drejtë korporatash dhe të drejtë fiskale.

Z. Mete ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare prej muajit maj 2020 dhe më herët si Kryetar i Bordit të Autoritetit, prej muajit shtator 2019. Në periudhën 2013-2017 ka kryer funksionin e Zëvendësministrit të Financave dhe Zëvendësministrit të Ekonomisë, përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe, z. Mete është angazhuar në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.

Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, funksionin e negociatorit për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.

Anëtarët & Mandati

Mandati i Këshillit të Investimeve (KI) është i përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Investimeve nr. 294, datë 08.04.2015. Qëllimi kryesor i KI është të lehtësojë dialogun midis përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe Qeverisë për zhvillimin e një klime të favorshme, jo-diskriminuese dhe transparente për biznesin dhe investimet në Shqipëri.

Anëtarë Aktualë

Anëtarë të Mëparshëm

Përzgjedhja e Anëtarëve të Biznesit

22 Maj 2019

Propozim për Anëtarët e Përhershëm të IC 2019