Taksat

Taksat në Shqipëri grupohen në tre kategori kryesore: (a) taksa indirekte (TVSH, ekciza, lojrat e fatit dhe taksa të tjera indirekte), taksa direkte (tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi në kapital); (b) taksat vendore, dhe (c) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas Raportit “Doing Business” 2015 për Shqipërinë, bizneset duhet të bëjnë 35 pagesa dhe të shpenzojnë 357 orë në vit. Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2015-2016 nxjerr si faktorët më problematikë për funksionimin e biznesit në Shqipëri: përqindjen e taksave dhe kompleksitetin e proçedurave tatimore.

Ligjet tatimore nuk zbatohen gjithmonë në mënyrë konsistente apo pa diskriminim. Disa kompani mund të shmangin në mënyrë konsistente pagimin e taksave pasi sektori informal i ekonomisë mbetet ende i fuqishëm. Ekziston gjithashtu perceptimi që kompanitë me lidhje politike gëzojnë trajtim të favorshëm nga organet tatimore. Pavarësisht disa zhvillimeve të bëra në modifikimin e administratës tatimore, të tilla si krijimi i një sistemi elektronik tatimor, korrupsioni në sistemin tatimor – veçanërisht gjatë kontrolleve tatimore – vazhdon të ndikojë negativisht mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Çfarë është bërë:

Sekretariati ka përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me shoqata biznesit dhe bazuar në rezultatet e anketimit të cilin lançoi deri në mes të muajit shtator 2015, një analizë mbi Kontrollin Tatimor me sugjerime dhe rekomandime për përmirësimin e kësaj çështjeje të ndjeshme për biznesin.

Kompanitë vlerësojnë masat domethënëse të ndërmarra së fundmi nga Qeveria, si Ligji i ri i TVSH-së dhe Kodi Doganor, sistemi i ri i Teknologjisë së Informacionit në tatime, përpjekjet në vazhdim për rimbursimin automatik të TVSH-së, hartimin e një modeli të ri të kontrollit tatimor bazuar në risk, etj. Sidoqoftë, ka ende shqetësime serioze në lidhje me qëndrueshmërinë dhe qartësinë e kuadrit ligjor, zbatimin e proçedurave tatimore, profesionalizmin e administratës tatimore, transparencën dhe informimin në kohë të tatimpaguesve ndaj ndryshimeve ligjore5 tetor 2015, Këshilli i Investimeve diskutoi temën “Kontrolli Tatimor”. Për më shumë informacion mbi materialet e Mbledhjes, kliko këtu.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)