Search
Close this search box.

Vrojtim nga Sekretariati mbi Administratën Tatimore dhe Informalitetin

Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka hapur një vrojtim për bizneset shqiptare mbi problematika që ato hasin, kryesisht në lidhje me i) Kontrollin Tatimor; ii) Rimbursimin e TVSH-së; dhe iii) Informalitetin. Qëllimi i anketës është përditësimi i progresit mbi gjetjet e anketave të mëparshme të kryera nga Sekretariati gjatë 2015-2016. Anketimi ofron gjithashtu mundësinë për të shprehur mendime dhe rekomandime mbi problematika të tjera që vazhdojnë të mbeten shqetësim i sektorit privat.

Në bashkëpunim me biznesin dhe aktorë të tjerë, misioni i Këshillit të Investimeve është të nxisë dialogun midis sektorit publik dhe atij privat, për një klimë të favorshme dhe transparente biznesi dhe investimesh në vend.

Ju ftojmë të bëheni pjesë, duke klikuar këtu.
car rental tirana real estate saranda