{"id":5560,"date":"2015-07-24T11:00:11","date_gmt":"2015-07-24T11:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2015\/07\/24\/pse-shqiperia-duhet-te-nxise-zhvillimin-e-sektorit-privat-dhe-te-konkurueshmerise\/"},"modified":"2022-12-30T10:25:41","modified_gmt":"2022-12-30T10:25:41","slug":"pse-shqiperia-duhet-te-nxise-zhvillimin-e-sektorit-privat-dhe-te-konkurueshmerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/pse-shqiperia-duhet-te-nxise-zhvillimin-e-sektorit-privat-dhe-te-konkurueshmerise\/","title":{"rendered":"Pse Shqip\u00ebria duhet t\u00eb nxis\u00eb zhvillimin e sektorit privat dhe t\u00eb konkurueshm\u00ebris\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em> Holger Muent<\/em><\/strong><em>, Drejtor i BERZH-it p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, shprehet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se n\u00ebse Shqip\u00ebria ka si q\u00ebllim t\u00eb rris\u00eb GDP-n\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, duhet t\u00eb forcoj\u00eb sektorin e saj privat dhe t\u00eb rris\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb nivel rajonal dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ai shprehet gjithashtu se BERZH-i \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr korridorin e propozuarAdriatik \u2013 Jon, nj\u00eb projekt rajonal i cili lidh Kroacin\u00eb me Greqin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund\u00ebsish ekzistojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duke pasur parasysh vendndodhjen e saj gjeografike?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2014 rajon me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr lidhjet tregtare me Bashkimin Evropian dhe me pika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme aksesi n\u00eb Adriatik. P\u00ebr shumic\u00ebn e v\u00ebndeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, afrimi me BE-n\u00eb mbetet shtyt\u00ebsi kryesor i reformave ekonomike dhe strukturore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb vetvete e cila duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohetpasi reformat do t\u00eb ndihmojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar potencialin e saj ekonomik dhe t\u00eb thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin e saj rajonal. Koh\u00ebt e fundit, kemi nxjerr\u00eb parashikimet tona p\u00ebr ekonomin\u00eb rajonale me rritje t\u00eb parashikuar t\u00eb GDP-s\u00ebprej 2.5%n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrvitin 2015 e cila mund t\u00eb arrij\u00eb akoma m\u00eb tep\u00ebr. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, Shqip\u00ebria nevojitet t\u00eb forcoj\u00eb sektorin e saj privat dhe t\u00eb rris\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e pun\u00ebs s\u00eb BERZH n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Thuhet se themeli i nj\u00eb ekonomiet\u00eb sh\u00ebndetshme\u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor i fort\u00eb privat \u2014 si e mb\u00ebshtesni ju Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e zhvillimit t\u00eb sektorit privat \u00ebsht\u00eb thelbi i pun\u00ebs s\u00eb BERZH-it. N\u00eb Shqip\u00ebri, kemi disa m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sektorin privat:<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ofrojm\u00eb financim t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr NVM-t\u00ebe konsoliduara, si n\u00eb kapitalashtu edhe n\u00eb kredi. Gjithashtu ne ofrojm\u00eb financim p\u00ebr NVM-t\u00ebn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bankave vendase dhe institucioneve mikrofinanciare. Momentalisht jemi duke punuar p\u00ebr nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb re e cila do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb aksesin n\u00eb financimin e bankave vendase t\u00eb bizneseve n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb. Besojm\u00eb se ka shum\u00eb potencial t\u00eb pashfryt\u00ebzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor p\u00ebr rritje dhe pun\u00ebsim. Jemi t\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb shohim p\u00ebrprekjen e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb potencial me Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Garancis\u00eb. N\u00ebn mb\u00ebshtetjen e Fondit, jemi duke punuar s\u00eb bashku me bankat dhe institucionet financiare p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb Leht\u00ebsi Financuese p\u00ebr Biznesin.<\/p>\n<p>Nxitja e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb sektorit privat dhe rritja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, si p\u00ebr shembull forcimi i nj\u00eb segmenti t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet tonap\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb vendin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb elastik ndaj faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm ekonomik\u00eb, si p\u00ebr shembull paq\u00ebndrueshm\u00ebria n\u00eb Eurozon\u00eb dhe \u00e7mimet e mallrave.<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt sektor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nevojitet t\u00eb zhvillohen n\u00eb kontekstin rajonal?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin rajonal, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb krahasueshm\u00ebrisht e vog\u00ebl dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investimet private nevojitet t\u00eb jet\u00eb e lidhur mir\u00eb me nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon, si n\u00eb aspektin e infrastruktur\u00ebs ashtu edhe n\u00eb lidhje me harmonizimin e rregullave krahasuar me fqinj\u00ebt e saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye integrimi rajonal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb pun\u00ebsson\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr shembull, BERZH-in\u00eb bashk\u00ebpunim me Komisionin Evropian, institucione t\u00eb tjera financiare, dhe autoritetet qeveritare \u00ebsht\u00eb duke investuar n\u00eb rehabilitimin dhe nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve kryesore dhe hekurudhave t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e korridor\u00ebve t\u00eb transportit (si psh Korridori Vc, VIII dhe X) t\u00eb cil\u00ebt lidhin Ballkanin Per\u00ebndimor me BE-n\u00eb. BERZH-i \u00ebsht\u00eb aktualisht duke konsideruar financimin e rehabilitimit t\u00eb hekurudh\u00ebs dhe rrug\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, rehabilitimindhe nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb dhen\u00eb ish Republik\u00ebn Jugosllave t\u00eb Maqedonis\u00eb. N\u00eb Mal t\u00eb Zi, BERZH-i \u00ebsht\u00eb duke konsideruar investime t\u00eb tjera n\u00eb aeroporte dhe porte detare.<\/p>\n<p>BERZH-i\u00ebsht\u00eb duke punuar ngusht\u00ebme Kuadrin e Investimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (WBIF) i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm koordinimi q\u00eb bashkon t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe p\u00ebrcaktimin e projekteve prioritare me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Projekte t\u00eb tilla rajonale kan\u00eb efekt n\u00eb politika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si p\u00ebr shembull regulacioni tregtar dhe doganor p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin ekonomik midis vendeve fqinje n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>BERZH-i do t\u00eb ishte i interesuar t\u00eb jap\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Korridorin Adriatik \u2013 Jon i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt rajonal i p\u00ebrkrahur nga qeverit\u00eb e Kroacis\u00eb, Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Korridori do t\u00eb lidh\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Per\u00ebndimore me Greqin\u00eb p\u00ebrmes Ballkanit Per\u00ebndimor, duke nxitur bashk\u00ebpunimin dhe integrimin rajonal.<\/p>\n<p><strong>A ka nd\u00ebrmarr\u00eb BERZH-i ndonj\u00eb projekt n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur integrimin e saj n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p>BERZH-i ka zbatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb integrimin rajonal, si nj\u00eb ngaprioritetet ky\u00e7e t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb n\u00eb vend. P\u00ebr shembull, BERZH-i \u00ebsht\u00eb duke financuar aktualisht, s\u00eb bashku me BE-n\u00ebdhe Bank\u00ebn Evropiane p\u00ebr Investime, nd\u00ebrtimin e n\u00ebnkalimit rrugor Fier \u2013 Vlor\u00eb. K\u00ebto projekte jan\u00eb pjes\u00eb e Korridorit VIII t\u00eb Rrjetit SEETOt\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb grante t\u00eb konsiderueshme financimi nga Instrumenti i BE-s\u00eb p\u00ebr Para-An\u00ebtar\u00ebsim (IPA). Projekte t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb BERZH-it p\u00ebrfshijn\u00eb rehabilitimin e seksionit rrugor Elbasan \u2013 Librazhd i cili \u00ebsht\u00ebpjes\u00ebeKorridorit VIII, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb terminali t\u00eb ri n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrtimi i seksionit rrugor Levan \u2013 Vlor\u00eb dhe Levan-Tepelen\u00eb (gjithashtun\u00ebKorridorin VIII), dheterminalin e pasagjer\u00ebve n\u00eb Portine Durr\u00ebsit. Jemi duke konsideruar gjithashtu t\u00eb mb\u00ebshtesim sigurin\u00eb rajonale t\u00eb energjis\u00eb dhe jemi duke shqyrtuar opsionet e investimit n\u00eb interkonjeksionin midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Forcimi institucional \u00ebsht\u00eb gjithashtu po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve n\u00eb vend. P\u00ebrmir\u00ebsimi i klim\u00ebs s\u00eb biznesit \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb axhend\u00ebs ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb. BERZH-i ka mb\u00ebshtetur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ngritjen e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr dialogun e sektorit publik-privat dhep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e investimeve.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr nj\u00eb \u2018Beneluks Shqiptar\u2019?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb preferoja t\u00eb flisja p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal. BERZH-i mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebrperspektiv\u00ebn ekonomike dhe stabilitetin e k\u00ebtij rajoni. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja m\u00eb e mir\u00eb ndaj sfidave t\u00eb saj t\u00eb shumta. Kur organizuam mbledhjen e par\u00eb me kryeministrate Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb selin\u00eb qendrore t\u00eb BERZH-it nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, fillimisht k\u00ebrkuam t\u00eb promovonim rajonin si nj\u00eb destinacion investimesh. Por ishte gjithashtu nj\u00eb mesazh i fort\u00eb politik i stabilitetit dhe maturimit t\u00eb sapo arritur t\u00eb rajonit. Intensifikimi i bashk\u00ebpunimit rajonal midis t\u00eb gjitha kombeve n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet e fundit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb vler\u00ebsonit gatishm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>Axhenda e BE-s\u00eb p\u00ebr reforma dhe vet\u00eb reformat ekonomike jan\u00eb nj\u00eb katalizator i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebmp\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendi duhet t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Jemi v\u00ebrtet t\u00eb inkurajuar nga nxitja e qeveris\u00eb p\u00ebr reforma. Zbatimi i k\u00ebtyre reformave do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar praktikishtklim\u00ebn e investimeve dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen dhe pun\u00ebsimin. Prandaj, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb padyshim duke ndjekur drejtimin e duhur. Por disa nga sfidat jan\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura shum\u00eb thell\u00eb, si p\u00ebr shembull mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb sistemin juridik dhe n\u00eb administrimin publik, dhe ato do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje. Afrimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb, dhe jo nj\u00eb gar\u00eb vrapimi t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Burimi: <a href=\"http:\/\/www.tiranatimes.com\/?p=122853\">http:\/\/www.tiranatimes.com\/?p=122853<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Holger Muent, Drejtor i BERZH-it p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, shprehet n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se n\u00ebse Shqip\u00ebria ka si q\u00ebllim t\u00eb rris\u00eb GDP-n\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, duhet t\u00eb forcoj\u00eb sektorin e saj privat dhe t\u00eb rris\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb nivel rajonal dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ai shprehet gjithashtu se BERZH-i \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,37],"tags":[],"class_list":["post-5560","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-20","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6359,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5560\/revisions\/6359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}