{"id":5561,"date":"2015-04-15T20:26:41","date_gmt":"2015-04-15T20:26:41","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2015\/04\/15\/nje-hap-me-shume-drejt-rritjes-se-investimeve\/"},"modified":"2022-12-30T10:25:54","modified_gmt":"2022-12-30T10:25:54","slug":"nje-hap-me-shume-drejt-rritjes-se-investimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/nje-hap-me-shume-drejt-rritjes-se-investimeve\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb hap m\u00eb shum\u00eb drejt rritjes s\u00eb investimeve"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\"><strong>Fjala e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb ceremonin\u00eb e ngritjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Krijimi i k\u00ebtij K\u00ebshilli investimesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e filluar 18 muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar sa m\u00eb mir\u00eb, sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe sa m\u00eb thell\u00eb problematik\u00ebn komplekse t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ne kemi nj\u00eb eksperienc\u00eb mjaft pozitive, eksperienc\u00ebn e K\u00ebshillit Ekomomik Komb\u00ebtar ku kemi krijuar kushtet p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebveprim, s\u00ebbashku me komunitetin e biznesit, me institucionet financiare, me p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb dhomave t\u00eb ndryshme t\u00eb tregtis\u00eb dhe biznesit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb sa m\u00eb drejt\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Besoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebta 18 muaj mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se kemi b\u00ebr\u00eb jo pak p\u00ebr t\u00eb transformuar hap\u00ebsir\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit\u00a0biznes,\u00a0nga\u00a0nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mbyt\u00ebse nga arbitrariteti dhe paparashikueshm\u00ebria n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb veprimi dhe bashk\u00ebveprimi, q\u00eb ne synojm\u00eb ta zgjerojm\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash t\u00eb reja n\u00eb funksion t\u00eb derregullimit. Nga ana tjet\u00ebr, ne sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb faktit se n\u00ebse 18 muaj m\u00eb par\u00eb mor\u00ebm nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb raportet mes qeveris\u00eb dhe sip\u00ebrmarrjes, ku pika m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse ishte barra prej 720 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe q\u00eb qeveria i kishte sip\u00ebrmarrjes, m\u00eb shum\u00eb sesa 5% e Prodhimit ton\u00eb Komb\u00ebtar, sot jemi n\u00eb kushtet kur mund t\u00eb themi se jo vet\u00ebm 300 milion\u00eb jan\u00eb kthyer mbrapsht tek sip\u00ebrmarrja dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e kthimit t\u00eb parave tek i zoti, por edhe sistemi i funksionimit t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmend faktin se n\u00ebse deri para 18 muajsh, rimbursimi i TVSH-s\u00eb ishte nj\u00eb proces shpeshher\u00eb i pamundur dhe n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt e tjera i korruptuar, sot kemi nj\u00eb rimbursim t\u00ebr\u00ebsisht transparent dhe automatik t\u00eb TVSH-s\u00eb, q\u00eb ka leht\u00ebsuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nga ana tjet\u00ebr, ne kemi vepruar edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq dhe m\u00eb tej se kaq, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re besimi n\u00eb nd\u00ebrveprim me sip\u00ebrmarrjen, duke i zhb\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha gjobat me natyr\u00eb elektorale, t\u00eb p\u00ebrpara qershorit 2013-t\u00eb, mu ashtu si\u00e7 ishim zotuar dhe duke krijuar kushtet q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb procesin e nd\u00ebrveprimit mes sip\u00ebrmarrjes dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve t\u00eb triumfoj\u00eb gjithmon\u00eb rruga e ligjit dhe e arsyes dhe jo rruga e zakonshme e t\u00eb shkuar\u00ebs, ku as ligji, as arsyeja, por nevojat imediate t\u00eb pushtetit b\u00ebnin ligjin mbi sip\u00ebrmarrjen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e re, jo p\u00ebr t\u00eb shtuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nd\u00ebrveprimi, por p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm, i cili fal\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe ekspertiz\u00ebs s\u00eb BERZH-it do t\u00eb na jap\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb problemet e sip\u00ebrmarrjes dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb s\u00ebbashku zgjidhjet, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar n\u00eb vijim\u00ebsi procesin e t\u00eb investuarit n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dhe do t\u00eb miratoj\u00eb ligjin e ri p\u00ebr investimet, i cili \u00ebsht\u00eb praktikisht nj\u00eb baz\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e re, q\u00eb zgjeron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme hap\u00ebsir\u00ebn dhe lirin\u00eb e t\u00eb investuarit, por nga ana tjet\u00ebr rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme parashikueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb procesin e investimit dhe shkon nj\u00eb hap m\u00eb tutje n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb shteti merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019ju jap\u00eb investitor\u00ebve. Jemi n\u00eb nj\u00eb diskutim intensiv p\u00ebr t\u00eb detajuar deri n\u00eb fund, \u00e7do element t\u00eb k\u00ebtij ligji t\u00eb ri dhe jemi t\u00eb bindur q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji t\u00eb ri do t\u00eb kemi nj\u00eb kapitull t\u00eb ri p\u00ebr investimet dhe p\u00ebr investitor\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Bashk\u00ebpunimi me BERZH n\u00eb ket\u00eb drejtim na jep shum\u00eb besim q\u00eb ky projekt, q\u00eb si\u00e7 e tha dhe miku yn\u00eb pak m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt pilot p\u00ebr BERZH, ku ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb hedh\u00eb hapin e par\u00eb, do t\u00eb na jap\u00eb rezultate t\u00eb shum\u00ebpritura n\u00eb fush\u00ebn e investimeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se viti 2015 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit ky\u00e7 p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr planin ton\u00eb ekonomik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit q\u00eb do t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vitin dhe vitet n\u00eb vijim, duke pasur parasysh se realizimi i objektivit t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb rritjes do t\u00eb sjell\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme stabilizimin e ekonomis\u00eb son\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb re rritjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Jemi shum\u00eb t\u00eb inkurajuar nga fakti se ky proces i rritjes s\u00eb qendrueshme po vjen si rezultat edhe i transformimit t\u00eb modelit ton\u00eb ekonomik. Nga nj\u00eb model ekonomik i shteruar, i cili u bazua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek remitancat, d\u00ebrgesat e emigrant\u00ebve dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr tek bumi i nd\u00ebrtimeve, n\u00eb nj\u00eb model, i cili \u00ebsht\u00eb i fokusuar tek burime t\u00eb reja t\u00eb rritjes, t\u00eb orientuara kryesisht nga prodhimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi sot mund t\u00eb shtoj se ne jemi n\u00eb nj\u00eb diskutim shum\u00eb t\u00eb frytsh\u00ebm me ekspert\u00eb t\u00eb BERZH-it dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb publike nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme gam\u00ebn e financimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte q\u00eb duke e vendosur qeverin\u00eb n\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe t\u00eb katalizatorit t\u00eb k\u00ebtyre investimeve, ta b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm sistemin bankar nga ana e fermer\u00ebve dhe ta vendosim qeverin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me BERZH-in, n\u00eb rolin e garantit t\u00eb k\u00ebtyre investimeve, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr riskun. Ky do t\u00eb nj\u00eb moment historikisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rolin mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb qeveris\u00eb ndaj bujq\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr forc\u00ebn e re financuese q\u00eb do t\u00eb marri sektori fal\u00eb kreditimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve, por duke p\u00ebrdorur, si\u00e7 e thash\u00eb, qeverin\u00eb si garant t\u00eb riskut t\u00eb investimeve n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">S\u00eb fundi, m\u00eb lejoni t\u00eb n\u00ebnvizoj edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e investimeve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aspekti i thellimit t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes shtetit dhe investitor\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 dhe padyshim \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb sfid\u00eb themelore e k\u00ebsaj qeverie, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn K\u00ebshilli i Investimeve do t\u00eb jap\u00eb me siguri nj\u00eb kontribut t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Fal\u00ebnderoj me gjith\u00eb zem\u00ebr BERZH-in, Presidentin e saj, mikun ton\u00eb, i ardhur sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb lan\u00e7uar k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes qeveris\u00eb dhe BERZH, ashtu si\u00e7 fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, duke uruar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces komunikimi dhe nd\u00ebrveprimi, raporti yn\u00eb me bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb duke u forcuar dhe duke shpresuar q\u00eb eksperienca n\u00eb vijim t\u00eb na m\u00ebsoj\u00eb se edhe bankat kan\u00eb zem\u00ebr dhe nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb privuara nga ky organ kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe t\u00eb nj\u00eb institucioni. Kemi pasur rastin n\u00eb fakt t\u00eb shikojm\u00eb se edhe bankat mund t\u00eb ken\u00eb zem\u00ebr, kur ishte fjala p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb p\u00ebrmbyturit n\u00eb zon\u00ebn jugore te Shqip\u00ebris\u00eb para disa muajve, por ne nuk duam thjesht t\u00eb shikojm\u00eb zemr\u00ebn q\u00eb shfaqet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb \u201cm\u00ebkatet\u201d, por d\u00ebshirojm\u00eb zemr\u00ebn t\u00eb shfaqet edhe n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb procesi ku ekonomia t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebr, p\u00ebrmes aktor\u00ebve t\u00eb saj. Dhe n\u00eb rastin konkret, p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb aktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata fermer\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb ide, kan\u00eb shum\u00eb talente, kan\u00eb shum\u00eb vullnet, por e vetmja gj\u00eb q\u00eb ju mungon dhe p\u00ebr momentin nuk \u00ebsht\u00eb pak, \u00ebsht\u00eb pak kreditim m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>Burimi:<a href=\"http:\/\/www.kryeministria.al\/al\/newsroom\/fjalime\/nje-hap-me-shume-drejt-rritjes-se-investimeve&amp;page=6\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/www.kryeministria.al\/al\/newsroom\/fjalime\/nje-hap-me-shume-drejt-rritjes-se-investimeve&amp;page=6<\/a><\/em><\/p>\n<p><iframe title=\"Nj\u00eb hap m\u00eb shum\u00eb drejt rritjes s\u00eb investimeve\" width=\"800\" height=\"450\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/upmZwRY6oDQ?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb ceremonin\u00eb e ngritjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve: P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve, Krijimi i k\u00ebtij K\u00ebshilli investimesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e filluar 18 muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar sa m\u00eb mir\u00eb, sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe sa m\u00eb thell\u00eb problematik\u00ebn komplekse t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[77,37],"tags":[],"class_list":["post-5561","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-2015-sq","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5561"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5561\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5897,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5561\/revisions\/5897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}