{"id":5562,"date":"2015-04-15T16:29:47","date_gmt":"2015-04-15T16:29:47","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2015\/04\/15\/krijohet-keshilli-i-investimeve-ministri-ahmetaj-finalizim-i-bashkepunimit-te-suksesshem-me-berzh\/"},"modified":"2022-12-30T10:25:59","modified_gmt":"2022-12-30T10:25:59","slug":"krijohet-keshilli-i-investimeve-ministri-ahmetaj-finalizim-i-bashkepunimit-te-suksesshem-me-berzh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/krijohet-keshilli-i-investimeve-ministri-ahmetaj-finalizim-i-bashkepunimit-te-suksesshem-me-berzh\/","title":{"rendered":"Krijohet K\u00ebshilli i Investimeve. Ministri Ahmetaj: finalizim i bashk\u00ebpunimit t\u00eb suksessh\u00ebm me BERZH!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\">Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes z. Arben Ahmetaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, organizoi sot Mbledhjen e Par\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb bashk\u00ebpunim me BERZH, me q\u00ebllim konstituimin e K\u00ebshillit dhe Sekretariatit dhe diskutimin e axhend\u00ebs 2015.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i iniciuar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2014 me firmosjen e Memorandumit t\u00eb Mir\u00ebkuptimit mes Qeveris\u00eb shqiptare dhe Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">K\u00ebshilli i Investimeve u realizua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Nism\u00ebs p\u00ebr Klim\u00ebn e Investimeve dhe Qeverisjen (NKIQ) e BERZH, nj\u00eb institucion q\u00eb ka si q\u00ebllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtaris\u00eb konkrete p\u00ebr p\u00ebrforcimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit n\u00eb vend. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij ka pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb nga Institucionet shtet\u00ebrore, donator\u00ebt, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe komuniteti i biznesit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Q\u00ebllimi i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsimi i nj\u00eb dialogu t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe aktiv mes biznesit dhe qeveris\u00eb, parashtrimi i problematikave t\u00eb lidhura me klim\u00ebn e biznesit dhe investimeve, raportimi i rasteve t\u00eb praktikave t\u00eb padrejta dhe abuzive ndaj biznesit, lufta ndaj korrupsionit, evazionit dhe informalitetit, si dhe sugjerimin e mekanizmave ligjore dhe procedurial\u00eb p\u00ebr parandalimin, eliminimin dhe zgjidhjen e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Mbledhjes, Ministri Ahmetaj tha se:<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e qeveris\u00eb shqiptare dhe e BERZH-it. Un\u00eb gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj z. Alan Rousso p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb i dha Krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve. K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime t\u00eb huaja. N\u00eb at\u00eb tryez\u00eb t\u00eb rrumbullak\u00ebt, sip\u00ebrmarrja dhe qeveria, dhe institucionet komb\u00ebtare, do t\u00eb diskutojn\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, qoft\u00eb q\u00eb na pengojn\u00eb, dhe qoft\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar apo p\u00ebr t\u2019i hequr ato barriera q\u00eb pengojn\u00eb sip\u00ebrmarrjen p\u00ebr tu zhvilluar. Gjith\u00eb sfida \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e investimeve t\u00eb huaja dhe K\u00ebshilli i Investimeve, un\u00eb jam i bindur, ka p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u2019i tregojm\u00eb sip\u00ebrmarrjes, qoft\u00eb vendase apo t\u00eb huaja, se qeveria \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn t\u00eb leht\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, ashtu si\u00e7 tha dhe Alani, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb fokus t\u00eb programit t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsim, sa m\u00eb shum\u00eb investimeve t\u00eb huaja dhe rritje t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">K\u00ebshilli ka nj\u00eb Sekretariat permanent, i cili \u00ebsht\u00eb alokuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb. Nuk varet nga Ministria e Ekonomis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Sekretariat i pavarur, i financuar nga BERZH dhe nga donator\u00ebt. Sekretariati ka rregulloren e vet dhe ka kontaktet tashm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrmarrjen. K\u00ebshilli i Investimeve ka gjithashtu p\u00ebrb\u00ebrjen e vet, e cila do t\u00eb jet\u00eb me rotacion. P\u00ebrb\u00ebrja \u00ebsht\u00eb nga shoqata sip\u00ebrmarrjeje, institucione t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ballafaqohen me nj\u00ebri-tjetrin, qoft\u00eb doganat, qoft\u00eb tatimet, qoft\u00eb AIDA, apo ministria e Ekonomis\u00eb, Ministri \u00c7u\u00e7i i Antikorrupsionit, ministrja Ermonela Felaj e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Parlamentin. Pra, ka nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje, e cila do ta ndihmoj\u00eb sip\u00ebrmarrjen t\u00eb sjell\u00eb problemet e veta, propozimet e veta dhe eksperienc\u00ebn e vet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><strong>Nd\u00ebrsa Alan Rousso, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe Partneritetin pran\u00eb EBRD u shpreh se :<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Un\u00eb thjesht dua t\u00eb them se ne pat\u00ebm nj\u00eb takim t\u00eb par\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00ebllimi i K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb s\u00eb bashku sektorin privat, donator\u00eb, dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ministra dhe t\u00eb tjer\u00eb nga qeveria shqiptare, p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb investimeve, gj\u00ebra q\u00eb qeveria po b\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb adresuar disa probleme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sektori privat, por gjithashtu edhe ide q\u00eb vijn\u00eb nga sektori privat, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar forcimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb shpresoj se do t\u00eb krijoj m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsim, m\u00eb shum\u00eb rritje, m\u00eb shum\u00eb prosperitet p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. \u00cbsht\u00eb angazhimi i fort\u00eb i BERZH-it t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb reformat e qeveris\u00eb. Te Kryeministri Rama dhe te ministri Ahmetaj ne ndiejm\u00eb se kemi partner\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, me n\u00eb promovimin e nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb investimeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em>Burimi:<a href=\"http:\/\/www.ekonomia.gov.al\/al\/newsroom\/lajme\/krijohet-keshilli-i-investimeve-ministri-ahmetaj-finalizim-i-bashkepunimit-te-suksesshem-me-berzh\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/www.ekonomia.gov.al\/al\/newsroom\/lajme\/krijohet-keshilli-i-investimeve-ministri-ahmetaj-finalizim-i-bashkepunimit-te-suksesshem-me-berzh<\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes z. Arben Ahmetaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, organizoi sot Mbledhjen e Par\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit n\u00eb bashk\u00ebpunim me BERZH, me q\u00ebllim konstituimin e K\u00ebshillit dhe Sekretariatit dhe diskutimin e axhend\u00ebs 2015. K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i iniciuar n\u00eb shkurt t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[77,37],"tags":[],"class_list":["post-5562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-2015-sq","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5562"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5562\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5898,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5562\/revisions\/5898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}