{"id":5575,"date":"2016-04-08T13:13:03","date_gmt":"2016-04-08T13:13:03","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2016\/04\/08\/per-nje-kontroll-me-te-mire-tatimor-dhe-procedura-falimentimi\/"},"modified":"2022-12-30T10:24:33","modified_gmt":"2022-12-30T10:24:33","slug":"per-nje-kontroll-me-te-mire-tatimor-dhe-procedura-falimentimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/per-nje-kontroll-me-te-mire-tatimor-dhe-procedura-falimentimi\/","title":{"rendered":"P\u00ebr nj\u00eb Kontroll m\u00eb t\u00eb Mir\u00eb Tatimor dhe Pro\u00e7edura Falimentimi"},"content":{"rendered":"<p>Dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme u diskutuan n\u00eb Mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve mbajtur m\u00eb 5 tetor 2015 n\u00eb ambjentet e Ministris\u00eb s\u00eb Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes: Rekomandime n\u00eb lidhje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrollit tatimor sikurse edhe Projektligji i ri mbi Falimentimin. T\u00eb dyja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb konsideruar nga shoqatat e biznesit si kritike dhe si faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ndikues n\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara Mbledhjes, Sekretariati kishte p\u00ebrgatitur n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me shoqata biznesi sikurse edhe bazuar n\u00eb rezultatet e anketimit q\u00eb lan\u00e7oi deri n\u00eb mes t\u00eb muajit shtator, nj\u00eb analiz\u00eb mbi Kontrollin Tatimor me sugjerime dhe rekomandim p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme p\u00ebr biznesin. Gjetjet dhe rekomandimet u mir\u00ebprit\u00ebn nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb masat dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrmarra s\u00eb fundmi nga Qeveria, si Ligji i ri i TVSH-s\u00eb dhe Kodi Doganor, sistemi i ri i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb tatime, p\u00ebrpjekjet n\u00eb vazhdim p\u00ebr rimbursimin automatik t\u00eb TVSH-s\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e rregullave dhe pro\u00e7edurave p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb, p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb pro\u00e7edure t\u00eb re risku p\u00ebr kontroll tatimor, etj. Sidoqoft\u00eb, ka ende shqet\u00ebsime serioze n\u00eb lidhje me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe qart\u00ebsin\u00eb e kuadrit ligjor, zbatimin e pro\u00e7edurave tatimore, profesionalizmin e administrat\u00ebs tatimore, transparenc\u00ebn dhe informimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tatimpaguesve ndaj ndryshimeve ligjore. Ve\u00e7an\u00ebrisht, mos konsultimi i k\u00ebtyre ndryshimeve ligjore me sektorin privat, u theksua nga Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Referenc\u00eb u b\u00eb mos p\u00ebrfshirjes s\u00eb biznesit n\u00eb ndryshimin e fundit t\u00eb Ligjit mbi Pro\u00e7edurat Tatimore.<\/p>\n<p>Ministri Ahmetaj p\u00ebrs\u00ebriti inkurajimin e tij ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj komunitetit t\u00eb biznesit, p\u00ebr t\u00eb konsideruar K\u00ebshillin e Investimeve si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr paraqitjen e komenteve, sugjerimeve dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre gjithashtu edhe n\u00eb lidhje me paket\u00ebn fiskale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme e axhend\u00ebs ishte projektligji i ri mbi Falimentimin. Nj\u00eb prezantim mbi risit\u00eb e k\u00ebtij projektligji u dha nga ekspert\u00eb t\u00eb Korporat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Financiare (IFC), t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij ligji. Projektligji u hartua si rezultat i nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga biznesi dhe K\u00ebshilli i Investimeve inkurajon miratimin e k\u00ebtij projektligji n\u00eb Asamblen\u00eb Shqiptare n\u00eb p\u00ebrputhje me planin e veprimit.<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e ngritur nga autoritetet shqiptare me mb\u00ebshtetjen e BERZH-it p\u00ebr t\u00eb rritur dialogun midis qeveris\u00eb dhe sektorit privat, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur qeverisjen e mir\u00eb. Puna e K\u00ebshillit mb\u00ebshtetet nga Sekretariati, nj\u00eb organ i pavarur me profesionist\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH p\u00ebr t\u2019u angazhuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar p\u00ebr Sekretariatin \u00ebsht\u00eb ofruar nga Qeveria Italiane.<\/em> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme u diskutuan n\u00eb Mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve mbajtur m\u00eb 5 tetor 2015 n\u00eb ambjentet e Ministris\u00eb s\u00eb Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes: Rekomandime n\u00eb lidhje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrollit tatimor sikurse edhe Projektligji i ri mbi Falimentimin. T\u00eb dyja k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb konsideruar nga shoqatat e biznesit si kritike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[78,37],"tags":[],"class_list":["post-5575","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-2016-sq","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5890,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575\/revisions\/5890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}