{"id":5623,"date":"2018-05-29T15:28:19","date_gmt":"2018-05-29T15:28:19","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2018\/05\/29\/kuadri-ligjor-per-investimet-shqetesimet-kryesore-te-biznesit\/"},"modified":"2022-12-30T10:17:53","modified_gmt":"2022-12-30T10:17:53","slug":"kuadri-ligjor-per-investimet-shqetesimet-kryesore-te-biznesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/kuadri-ligjor-per-investimet-shqetesimet-kryesore-te-biznesit\/","title":{"rendered":"Kuadri Ligjor p\u00ebr Investimet, Shqet\u00ebsimet Kryesore t\u00eb Biznesit"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, K\u00ebshilli i Investimeve n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe <em>International Finance Corporation<\/em> (IFC) organizoi nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi mbi kuadrin ligjor p\u00ebr investimet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje rreth 60 p\u00ebrfaq\u00ebsues <em><strong>nga shoqata t\u00eb huaja dhe vendase <\/strong><\/em>si AmCham, Dhoma Italiane e Tregtis\u00eb, Dhoma Turke e Tregtis\u00eb (ATTSO), Dhoma Gjermane e Tregtis\u00eb (DIHA), ICE, FIAA, Advantage Austria, ACERC, AITA, Nordic Association Albania, DHTI Tirana, Unioni i Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb (UCCIAL), BTSH, etj., <em><strong>kompani vendase dhe t\u00eb huaja <\/strong><\/em>si Vodafone Albania, Bankers Petroleum, ABCom, Forscher, Alpha Bank, Antea Cement, Balfin Group, TAP, Shell, Colliers, etj., si dhe <em><strong>studio konsulence n\u00eb fush\u00ebn ligjore dhe tatimore\u00a0<\/strong><\/em>si Boga &amp; Associates, HMH, Mazars, Baker Tilly, Kalo &amp; Associates, Optima, AA+ etj.<\/p>\n<p>Mbledhja u hap nga Drejtoresha e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, znj. Diana Leka, me nj\u00eb mesazh t\u00eb shkurt\u00ebr mir\u00ebseardhje p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit. Ajo theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e <em>njoftimit dhe konsultimit paraprak<\/em><em> t\u00eb ligjeve <\/em>si nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb biznesit, adoptuar edhe nga K\u00ebshilli i Investimeve n\u00ebp\u00ebrmjet rekomandimeve t\u00eb tij p\u00ebrkat\u00ebse. Gjithashtu, znj. Leka informoi shkurtimit mbi p\u00ebrfshirjen e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve gjat\u00eb procesit t\u00eb diskutimit n\u00eb lidhje me kuadrin ligjor t\u00eb investimeve duke konsideruar tendencat dhe iniciativat n\u00eb rajon, si dhe n\u00eb leht\u00ebsimin e dialogut midis aktor\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Z\u00ebvend\u00ebs Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, znj. Albana Shkurta mbajti nj\u00eb prezantim t\u00eb shkurt\u00ebr mbi kontekstin dhe procesin p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb unifikuar mbi investimet, duke u bazuar n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb renditjet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Raportin e UNCTAD \u2018<em>Investment Policy Review<\/em>\u2019 (2017). Komentet, shqet\u00ebsimet dhe gjetjet e nxjerra mbi kuadrin ligjor t\u00eb investimeve gjat\u00eb k\u00ebsaj mbledhje do t\u00eb shqyrtohen nga ekspert\u00ebt e IFC (organizat\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekspertize mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me legjislacionin e investimeve) p\u00ebr t\u2019u konsideruar m\u00eb tej n\u00eb shqyrtimin e legjislacionit aktual.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e IFC n\u00eb Shqip\u00ebri, znj. Laura Qorlaze, shpjegoi kontributin e IFC p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201c<em>K<\/em><em>jo tryez\u00eb diskutimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar boshll\u00ebqet dhe mang\u00ebsit\u00eb e kuadrit ekzistues ligjor mbi investimet dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar boshll\u00ebqet dhe p\u00ebr t\u00eb unifikuar pjes\u00ebt ekzistuese t\u00eb legjislacionit n\u00eb nj\u00eb ligj bashk\u00ebkohor dhe t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur sa m\u00eb mir\u00eb nevojave p\u00ebr rritje n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>,\u201d u shpreh znj. Qorlaze.<\/p>\n<p>Z. Mark Reichel, ekspert i IFC, mbajti nj\u00eb prezantim mbi \u2018Praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe sfidat p\u00ebr nj\u00eb kuad\u00ebr bashk\u00ebkohor ligjor mbi investimet.\u2019 Pas prezantimit t\u00eb tij, fjala iu la diskutimeve nga ana e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb lidhje me a) p\u00ebrmir\u00ebsimin e legjislacionit mbi investimet, b) metod\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga institucionet ndaj investitor\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj, c) incentivat, d) mekanizmat p\u00ebr zgjidhjen e ankesave t\u00eb investitor\u00ebve, e) sektor\u00ebt prioritar\u00eb, dhe f) \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit konsideruan rolin e mekanizmave shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e ankesave t\u00eb investitor\u00ebve si tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtyre ankesave n\u00eb fazat e hershme por n\u00ebnvizuan se mekanizma t\u00eb tilla nuk duhet t\u00eb mbivendosen me struktura t\u00eb ankimimit administrativ t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb aktualisht. Gjithashtu, u theksua nevoja p\u00ebr rregulla t\u00eb qarta dhe t\u00eb detajuara p\u00ebr nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet e investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Komente u parashtruan gjithashtu edhe nga znj. Alketa Knuti, K\u00ebshilltare e Ministres s\u00eb Shtetit p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes (MSHMS). Znj Knuti solli shembullin e MSHMS si nj\u00eb mekaniz\u00ebm shtet\u00ebror p\u00ebr zgjidhjen e ankesave t\u00eb investitor\u00ebve nd\u00ebrsa vepron si nj\u00eb institucion nd\u00ebrmjet\u00ebsues midis biznesit dhe administrat\u00ebs publike. Znj Knuti n\u00ebnvizoi se zgjidhja e q\u00ebndrueshme e ankesave t\u00eb biznesit do t\u00eb k\u00ebrkonte ndryshime ligjore t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb instrumentet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave administrata publike mund t\u00eb vet\u00eb-korrigjoj\u00eb veprimet dhe\/ose mosveprimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kuadri ligjor i p\u00ebrdit\u00ebsuar mbi investimet duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb parimet e fundit mbi investimet p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e investitor\u00ebve t\u00eb rinj dhe ekzistues, por pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme mbetet vullneti dhe angazhimi p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin. Znj. Albana Shkurta falenderoi pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr kontributin e tyre t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe informoi se komente t\u00eb m\u00ebtejshme mund t\u2019i d\u00ebrgohen Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnim: Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e komenteve t\u00eb diskutuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb diskutimi do t\u00eb prezantohet s\u00eb bashku me materiale t\u00eb tjera n\u00eb mbledhjen e ardhshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve (qershor 2018) dhe do t\u00eb publikohen n\u00eb faqen e K\u00ebshillit pas k\u00ebsaj mbledhje.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-6090\" src=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/IMG_1942.jpg\" alt=\"\" width=\"303\" height=\"202\" \/><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-6094\" src=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/IMG_1989.jpg\" alt=\"\" width=\"303\" height=\"202\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, K\u00ebshilli i Investimeve n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe International Finance Corporation (IFC) organizoi nj\u00eb tryez\u00eb diskutimi mbi kuadrin ligjor p\u00ebr investimet n\u00eb vend. Mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje rreth 60 p\u00ebrfaq\u00ebsues nga shoqata t\u00eb huaja dhe vendase si AmCham, Dhoma Italiane e Tregtis\u00eb, Dhoma Turke e Tregtis\u00eb (ATTSO), Dhoma [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17,37],"tags":[],"class_list":["post-5623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-17","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5623"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5623\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6331,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5623\/revisions\/6331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}