{"id":5625,"date":"2018-06-21T14:46:22","date_gmt":"2018-06-21T14:46:22","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2018\/06\/21\/keshilli-i-investimeve-per-nje-kuader-ligjor-te-thjeshtuar-per-investimet\/"},"modified":"2022-12-30T10:17:42","modified_gmt":"2022-12-30T10:17:42","slug":"keshilli-i-investimeve-per-nje-kuader-ligjor-te-thjeshtuar-per-investimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/keshilli-i-investimeve-per-nje-kuader-ligjor-te-thjeshtuar-per-investimet\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Investimeve \u2013 P\u00ebr nj\u00eb Kuad\u00ebr Ligjor t\u00eb Thjeshtuar \u201cP\u00ebr Investimet\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Tiran\u00eb, 18 Qershor 2018 \/<\/em><\/strong> K\u00ebshilli i Investimeve (KI) zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhjen e tij t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomis\u00eb, z. Arben Ahmetaj, me pjes\u00ebmarrjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Zv\/Presidentit t\u00eb BERZH p\u00ebr Sektorin Bankar, z. Alain Pilloux dhe Drejtoresh\u00ebs s\u00eb sapo em\u00ebruar t\u00eb BERZH-it p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, znj. Zsuzsanna Hargitai.<\/p>\n<p>N\u00eb rendin e dit\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje ishte <em>\u201c<\/em><em>Kuadrin Ligjor P\u00ebr Investimet, Debatet dhe Sfidat\u201d<\/em> me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb diskutuar sa motivues dhe \u201cleht\u00ebsisht i zbatuesh\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb kuadri ligjor aktual p\u00ebr investimet, si edhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pro\u00e7esin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb kuadri ligjor m\u00eb t\u00eb thjeshtuar, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur investimet apo p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e reja. Tema e diskutimit zhvillohej edhe n\u00eb kontekstin e pro\u00e7eseve integruese t\u00eb vendit n\u00eb BE dhe atyre n\u00eb nivel rajonal n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs p\u00ebr Zon\u00ebn Ekonomike Rajonale (REA). Nj\u00eb komponent i REA \u00ebsht\u00eb edhe Axhenda Rajonale p\u00ebr Investimet (RIRA), e cila synon midis t\u00eb tjerave edhe nj\u00eb harmonizim t\u00eb kuadrit ligjor dhe rregullator t\u00eb investimeve n\u00eb vend me praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryetari i KI, Ministri Arben Ahmetaj, n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kuadrit ligjor t\u00eb investimeve p\u00ebrsa i takon garancive, transparenc\u00ebs dhe parashikueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr investitor\u00ebt. <em>\u201cNe duhet <\/em><em>t\u00eb identifikojm\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e kuadrit ligjor aktual dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00ebse duhet, q\u00eb i paraprijn\u00eb q\u00ebllimeve ambicioze t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb p\u00ebr rritjen ekononike,<\/em>\u201d n\u00ebnvizoi Ministri Ahmetaj.<\/p>\n<p>Zv\/Presidenti i BERZH, z. Alain Pilloux konfirmoi mb\u00ebshtetjen e BERZH p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai p\u00ebrg\u00ebzoi KI p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot, nd\u00ebrsa rikonfirmoi mb\u00ebshtetjen e BERZH-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb. Z. Pilloux inkurajoi qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb klim\u00ebn e biznesit, si nj\u00eb faktor shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr investimet dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vihet fokusi n\u00eb zbatimin e reformave, sidomos atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 p.sh. t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb, informaliteti, kapacitetet e administrat\u00ebs publike etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, z. Pilloux njoftoi se BERZH do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb rritjen e sektorit privat n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, kryesisht p\u00ebrmes bankave n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentit t\u00eb ndarjes s\u00eb riskut, p\u00ebr t\u2019i inkurajuar ato q\u00eb t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb risqe n\u00eb operacionet e tyre t\u00eb huadh\u00ebnies, duke synuar rritjen e sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb kreditimit n\u00eb LEK. Gjithashtu, BERZH po harton n\u00eb bashk\u00ebpunim me BE nj\u00eb program inovator, i bashk\u00ebfinacuar nga BERZH dhe BE, me nj\u00eb total prej rreth 100 milion\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb nxitur konkurrenc\u00ebn n\u00eb sektorin e turizmit.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Sekretariatit t\u00eb KI-s\u00eb, znj. Diana Leka, b\u00ebri nj\u00eb prezantim mbi element\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb investimeve q\u00eb lidhen me aspektet ligjore, institucionet dhe administrat\u00ebn dhe politikat ekonomike. Prezantimi iu referua edhe pun\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KI q\u00eb prej prill 2016, me analiz\u00ebn krahasuese t\u00eb Sekretariatit mbi incentivat p\u00ebr nxitjen e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vendet e rajonit. <em>\u201cObjektivi kryesor i kuadrit t\u00eb ri ligjor duhet t\u00eb jet\u00eb krijimi i kushteve p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb zinxhirin e ekonomis\u00eb q\u00eb do t\u00eb japin efekte pozitive afatgjata n\u00eb ekonomi. Rekuperimi i fundit i rritjes ekonomike ishte gjithashtu i nxitur nga investimet dhe harmonizimi i kuadrit ligjor me praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb re p\u00ebr investimet n\u00eb vend,&#8221;<\/em> tha zonja Leka.<\/p>\n<p>N\u00eb prezantim ishin p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00eb elemente t\u00eb diskutuara gjithashtu n\u00eb takimin konsultues me komunitetin e biznesit t\u00eb zhvilluar m\u00eb 23 Maj 2018, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se 60 pjes\u00ebmarr\u00ebs. Ky takim u organizua nga Sekretariati i KI n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe Korporat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Financiare (IFC). Diskutimet kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, u fokusuan n\u00ebse ligji i ri i investimeve do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ligj kuad\u00ebr apo ligj i detajuar, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb ligjore q\u00eb duhet t\u00eb ofroj\u00eb, q\u00ebllimin dhe objektivat e kuadrit ligjor, mekanizmat p\u00ebr zgjidhjen e ankesave t\u00eb investitor\u00ebve <em>\u201cgrievance mechanism\u201d,<\/em> harmonizimin me Marr\u00ebveshjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Investimeve (BITs), r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e harmonizimit t\u00eb tij me ligjet sektoriale, rend\u00ebsin\u00eb e parimit t\u00eb trajtimit t\u00eb drejt\u00eb dhe pa diskriminim nd\u00ebrmjet investitor\u00ebve vendas dhe atyre t\u00eb huaj, garancis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbartin dokumentet e l\u00ebshuara nga institucionet shtet\u00ebrore, \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebsis\u00eb etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto komente jan\u00eb pjes\u00eb e P\u00ebrmbledhjes s\u00eb Sekretariatit, e cila p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb prezantim t\u00eb IFC-s\u00eb mbi \u201c<a href=\"https:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/AL_PPT-Presentation-23-May-2018-Workshop.pdf\">Harmonizimin e Kuadrit Ligjor t\u00eb Investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri me Praktikat e Mira Nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/a>\u201d si edhe nj\u00eb analiz\u00eb krahasuese t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Sekretariati mbi Modelet e Mekanizmit p\u00ebr Zgjidhjen e Ankesave t\u00eb Investitor\u00ebve \u201cGrievance Mechanism\u201d n\u00eb 6 vende.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e KI nga komuniteti i biznesit n\u00ebnvizuan disa aspekte t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej klim\u00ebn e investimeve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trajtimi i drejt\u00eb dhe i barabart\u00eb i investitor\u00ebve vendas dhe atyre t\u00eb huaj; p\u00ebrdorimi i drejt\u00eb i taks\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb dobi si t\u00eb investitor\u00ebve ashtu edhe t\u00eb bashkive; p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u00a0s\u00eb plot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb institucionet p\u00ebr dokumentet e l\u00ebshuara prej tyre; modeli i aplikimit t\u00eb taksave indirekte p\u00ebr industri t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE; harmonizimit dhe koordinimit institucional etj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kryetari i KI konfirmoi se garancia e dokumenteve t\u00eb l\u00ebshuara nga institucionet shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb meriton t\u00eb merret parasysh n\u00eb ligjin e ri, nd\u00ebrsa debati vazhdon n\u00ebse ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ligj kuad\u00ebr ose nj\u00eb ligj i detajuar. Nd\u00ebrsa, n\u00eb lidhje me destinacionin e taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, Ministri Ahmetaj ndau mendimin se kjo \u00e7\u00ebshtje meritonte t\u00eb ishte n\u00eb vijim objekt diskutimi nga Qeveria.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb takimit, kryetari i KI-s\u00eb k\u00ebrkoi nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb tek Sekretariati komentet mbi kuadrin ligjor aktual, duke konfirmuar q\u00eb projekt ligji do t\u00eb ndahet dhe konsultohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur me komunitetin e biznesit p\u00ebrmes KI-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb, 18 Qershor 2018 \/ K\u00ebshilli i Investimeve (KI) zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhjen e tij t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomis\u00eb, z. Arben Ahmetaj, me pjes\u00ebmarrjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Zv\/Presidentit t\u00eb BERZH p\u00ebr Sektorin Bankar, z. Alain Pilloux dhe Drejtoresh\u00ebs s\u00eb sapo em\u00ebruar t\u00eb BERZH-it p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, znj. Zsuzsanna Hargitai. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17,37],"tags":[],"class_list":["post-5625","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-17","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6330,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5625\/revisions\/6330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}