{"id":5630,"date":"2018-10-19T09:09:51","date_gmt":"2018-10-19T09:09:51","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2018\/10\/19\/keshilli-i-investimeve-mbi-formalizimin-dhe-konkurrueshmerine-ne-turizem\/"},"modified":"2022-12-30T10:17:05","modified_gmt":"2022-12-30T10:17:05","slug":"keshilli-i-investimeve-mbi-formalizimin-dhe-konkurrueshmerine-ne-turizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/keshilli-i-investimeve-mbi-formalizimin-dhe-konkurrueshmerine-ne-turizem\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Investimeve &#8211; Mbi Formalizimin dhe Konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Turiz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Tiran\u00eb, 15 Tetor\u00a0 2018 \/<\/em><\/strong> K\u00ebshilli i Investimeve (KI) zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhjen e tij t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomis\u00eb, z. Arben Ahmetaj. N\u00eb rendin e dit\u00ebs ishte \u201cMbi Formalizimin dhe Konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Sektorin e Turizmit\u201d. <em>\u00a0<\/em>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryetari i KI, Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se <em>\u201cNdon\u00ebse sektori i turizmit ka nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme, formalizimi i tij mbetet ende <\/em><em>sfid\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit. Gjat\u00eb sezonit t\u00eb fundit turistik, u angazhuan mjaft struktura t\u00eb kontrollit tatimor ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin e turizmit<\/em><em>. Por <\/em><em>fokusi nuk ka qen\u00eb tek penalitetet, por tek edukimi i tatimpaguesve dhe sigurisht tek formalizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm.\u201d<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb pas, Drejtorja e Sekretariatit znj. Diana Leka, prezantoi analiz\u00ebn e fokusuar n\u00eb evidentimin e impaktit q\u00eb kan\u00eb aktivitetet informale dhe evazioni fiskal n\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e sektorit. Objekti i analiz\u00ebs ishte identifikimi i masave fiskale, ligjore dhe rregullatore t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb adresuar informalitetin e lart\u00eb n\u00eb sektor dhe harmonizimin e tyre me korniz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb politikave dhe strategjive p\u00ebr zhvillimin e turizmit.\u00a0Nd\u00ebr gjetjet kryesore, jan\u00eb: a) Informaliteti mbetet nje problem sistemik i sektorit me specifika sipas destinacioneve turistike dhe modelit t\u00eb bizneseve q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm, b) Struktura e bizneseve t\u00eb sektorit mbetet mjaft dinamike, nga bizneset e vogla tek bizneset e mesme dhe ato m\u00eb t\u00eb medha, me ve\u00e7orit\u00eb e tyre sipas destinacioneve turistike\/ % e investimeve t\u00eb huaja n\u00eb sektor \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt, c) Reformat rregullatore kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e investimeve n\u00eb sektor &#8211; vler\u00ebsohen procedurat e regjistrimit, licencimit dhe vendosjes s\u00eb nj\u00eb lidhjeje me autoritetet tatimore, d) nd\u00ebrkoh\u00eb, disa shqet\u00ebsime kryesore t\u00eb biznesit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me konkurrenc\u00ebn e pandershme, munges\u00ebn e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb burimet njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar numrin n\u00eb rritje t\u00eb vizitor\u00ebve, pengesa n\u00eb aksesin n\u00eb financim, nevoja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb infastruktur\u00ebn publike etj.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-6438\" src=\"http:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Capture6-1024x367.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"367\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb biznesit nga sektori i turizmit konfirmuan se ulja n\u00eb 6% e TVSH-s\u00eb, e k\u00ebrkuar prej vitesh nga bizneset e sektorit, rezultoi nj\u00eb mb\u00ebshtetje e madhe. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u theksua rreziku nga shkalla e lart\u00eb e informalitetit n\u00eb sektor p\u00ebr bizneset formale, pagues t\u00eb rregullt t\u00eb taksave dhe tatimeve komb\u00ebtare dhe vendore. Informaliteti m\u00eb i madh nuk vjen nga hotelet e formalizuara, por nga apartamentet apo vilat e pashitura t\u00eb cilat s\u00eb fundi po jepen me qira p\u00ebr vizitor\u00ebt e huaj dhe kan\u00eb nxitur konkurrenc\u00ebn e pandershme. Formalizimi i sektorit mbetet kompleks, dhe duhet t\u00eb konsideroj\u00eb jo vet\u00ebm pjes\u00ebn fiskale por edhe aspektet qe lidhen me ofert\u00ebn turistike, zgjatjen e sezonalitetit t\u00eb sektorit dhe rritjen e shpenzimeve mesatare t\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cilat aktualisht mbeten ende n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta. Ata shprehjen mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb partner me qeverin\u00eb n\u00eb formalizimin e sektorit dhe mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme. M\u00eb tej\u00a0 u\u00a0 sugjerua q\u00eb Qeveria t\u00eb konsolidoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb regjistrimin e plot\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve n\u00eb turiz\u00ebm, kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese si masa q\u00eb do t\u00eb nxisnin formalizimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BERZH dhe BE theksuan se mbeten t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb financuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb vendit, dhe konsiderojn\u00eb q\u00eb edhe incentivat fiskale t\u00eb ofruara nga Qeveria, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb agro touriz\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt formalizmit t\u00eb sektorit dhe nxitjes s\u00eb investimeve t\u00eb reja. Nd\u00ebrkoh\u00eb mbetet problematike niveli i ul\u00ebt i transaksioneve me instrumenta bankare n\u00eb sektor (karta dhe terminale POS) si shprehje e informalitetit, \u00a0aksesi i kufizuar n\u00eb financim, p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i vizitor\u00ebve n\u00eb nj\u00eb sezon t\u00eb shkurt\u00ebr, roli i ul\u00ebt i sektorit privat n\u00eb mir\u00ebqeverisjen e sektorit, si edhe nd\u00ebrtimet masive n\u00eb zona ku impakti mjedisor ka nj\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe duhet mb\u00ebshtetur nga investime n\u00eb infrastruktur\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst u sugjerua edhe nevoja p\u00ebr adresimin e problematikave n\u00eb Draft-Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Turizmit dhe miratimin e saj p\u00ebrfundimtar s\u00eb bashku me planin konkret t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Ministri Ahmetaj theksoi se \u201c<em>Shoqatat duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin iniciativa formalizuese p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00eb bashku konkurrenc\u00ebn e pandershme, nd\u00ebrsa s\u00eb shpejti beteja kund\u00ebr informalitetit do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. Tashm\u00eb ka filluar negociata me platformat dixhitale t\u00eb Booking.com dhe Airbnb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion zyrtar nga k\u00ebto platforma p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato struktura q\u00eb jepen me qera n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. \u00a0<\/em>Gjithashtu ai informoi mbi projektin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb fiskalizimit q\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb futjen n\u00eb sistem <em>online<\/em> dhe n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb t\u00eb gjitha transaksioneve biznes me konsumator dhe biznes me biznes, si mas\u00eb konkrete q\u00eb do ta p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb m\u00eb tej betej\u00ebn p\u00ebr formalizim n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akoma m\u00eb inteligjente.<\/p>\n<p>Synimi p\u00ebrfundimtar i analiz\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb KI-s\u00eb, mbetet stimulimi i nj\u00eb debati t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm mbi faktor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb influencojn\u00eb n\u00eb rritjen e kontributit t\u00eb sektorit n\u00eb ekonomi, identifikimi i p\u00ebrmir\u00ebsimeve t\u00eb mundshme n\u00eb politikat qendrore dhe lokale si dhe praktikat e biznesit. Rekomandimet e p\u00ebrgatitura nga Sekretariati i KI n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00ebt e sektorit, bizneset dhe shoqatat e biznesit si edhe me vet\u00eb institucionet u prezantuan gjat\u00eb mbledhjes dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vijim objekt diskutimi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb si masa konkrete gjat\u00eb 2019 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Materialet e plota t\u00eb mbledhjes do t\u00eb publikohen s\u00eb shpejti n\u00eb faqen e KI. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion, na vizitoni s\u00ebrish.<\/p>\n<h6><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-6414\" src=\"http:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Capture2-1024x418.jpg\" alt=\"\" width=\"443\" height=\"181\" \/><\/h6>\n<h6><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-6416\" src=\"http:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Capture3-1024x552.jpg\" alt=\"\" width=\"440\" height=\"237\" \/><\/h6>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb, 15 Tetor\u00a0 2018 \/ K\u00ebshilli i Investimeve (KI) zhvilloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbledhjen e tij t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomis\u00eb, z. Arben Ahmetaj. N\u00eb rendin e dit\u00ebs ishte \u201cMbi Formalizimin dhe Konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Sektorin e Turizmit\u201d. \u00a0N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryetari i KI, Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se \u201cNdon\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17,37],"tags":[],"class_list":["post-5630","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-17","category-uncategorized-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5630"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5630\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6325,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5630\/revisions\/6325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}