{"id":5635,"date":"2019-06-27T08:32:56","date_gmt":"2019-06-27T08:32:56","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/2019\/06\/27\/mbi-draft-ligjin-e-unifikuar-te-investimeve-konsultimi-me-aktore-te-biznesit\/"},"modified":"2023-01-10T10:08:22","modified_gmt":"2023-01-10T10:08:22","slug":"mbi-draft-ligjin-e-unifikuar-te-investimeve-konsultimi-me-aktore-te-biznesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/mbi-draft-ligjin-e-unifikuar-te-investimeve-konsultimi-me-aktore-te-biznesit\/","title":{"rendered":"Mbi draft ligjin e unifikuar t\u00eb investimeve, konsultimi me aktor\u00eb t\u00eb biznesit"},"content":{"rendered":"<div class=\"date_of_event\">Qershor 25, 2019<\/div>\n<p>Tiran\u00eb, 25 qershor 2019 \/ K\u00ebshilli i Investimeve n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb (MFE) dhe International Finance Corporation (IFC) organizoi dy tryeza konsultimi mbi Draft Ligjin e Unifikuar t\u00eb Investimeve, publikuar nga Qeveria Shqiptare p\u00ebr komente n\u00eb <a href=\"https:\/\/konsultimipublik.gov.al\/Konsultime\/Detaje\/160\">Regjistrin e Njoftimit dhe Konsultimit Publik<\/a> (7 maj 2019). Me pjes\u00ebmarrjen e rreth 40 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga komuniteti i biznesit (kompani dhe shoqata\/dhoma t\u00eb huaja dhe vendase), studio ligjore si edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb atasheve tregtare t\u00eb ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb vend, diskutimi u fokusua si n\u00eb parimet dhe risit\u00eb e draft ligjit ashtu edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb specifike. P\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb debati sa m\u00eb eficent, p\u00ebrpara organizimit t\u00eb k\u00ebtij konsultimi, Sekretariati i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve punoi p\u00ebr t\u00eb angazhuar t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt n\u00eb nj\u00eb proces sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me\u00a0 mbledhjen e komenteve t\u00eb detajuara me shkrim t\u00eb ndara m\u00eb pas p\u00ebr shqyrtim me MFE dhe IFC.<\/p>\n<p>N\u00eb hapjen e diskutimit, Zv\/Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, znj. Belinda Ikonomi evidentoi shkurtimisht angazhimin e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb vend dhe rolin q\u00eb luan p\u00ebrmir\u00ebsimi i kuadrit ligjor n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Znj. Ikonomi shpjegoi nevoj\u00ebn dhe objektivat e k\u00ebtij draft ligji, si nj\u00eb instrument i cili do t\u00eb synoj\u00eb trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb investitor\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj. Ajo n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka konsultimi i k\u00ebtij draft ligji me grupet e interesit\u00a0 dhe falenderoi pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr d\u00ebrgimin e komenteve t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb draft ligjit aktual t\u00eb prezantuar tashm\u00eb zyrtarisht.<\/p>\n<p>Z. Eugeniu Osmochescu, specialist i lart\u00eb p\u00ebr sektorin privat pran\u00eb IFC, paraqiti pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga ky institucion n\u00eb bashk\u00ebpunim me grupin e pun\u00ebs pran\u00eb MFE, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201c<em>Klima e investimeve dhe rritja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb agrobiznesit<\/em>\u201d, i financuar nga Sekretariati Shtet\u00ebror Zvicerian p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ekonomike (SECO). Z. Osmochescu u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komponentin i cili mbulon p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrgatitja e k\u00ebtij draft ligji. Ai theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konsultimeve t\u00eb gjera si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ekspert\u00ebt e IFC, z. Mark Reichel dhe znj. Blert\u00eb Kraja dhan\u00eb nj\u00eb prezantim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb parashikimeve ligjore n\u00eb draftin e prezantuar dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar si dhe nj\u00eb prezantim t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb lidhje me grupet e komenteve t\u00eb mbledhura nga ministrit\u00eb e linj\u00ebs dhe komuniteti i biznesit, duke dh\u00ebn\u00eb edhe sqarime n\u00eb lidhje me kontekstin e draft ligjit. Komentet e parashtruara kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me substanc\u00ebn, konceptet dhe formalitetet. IFC shprehu angazhimin p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar me p\u00ebrpikm\u00ebri \u00e7do koment, por p\u00ebr efekt kohor u synua q\u00eb diskutimi t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb shtyllat kryesore.<\/p>\n<p>N\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb IFC, objektivat kryesore t\u00eb draft ligjit jan\u00eb: i) t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb regjim ligjor gjithp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr investimet vendase, t\u00eb huaja,\u00a0 t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe ato strategjike, ii) t\u00eb inkurajoj\u00eb investimet vendase dhe t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri\u00a0 me nj\u00eb ligj t\u00eb vet\u00ebm, iii) trajtimi i drejt\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb si dhe mbrojtjen e investimeve vendase dhe t\u00eb huaja, iv) t\u2019u siguroj\u00eb investitor\u00ebve akses transparent e t\u00eb leht\u00eb n\u00eb treg, v) mund\u00ebsimin p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7do mosmarr\u00ebveshje t\u00eb mundshme q\u00eb del gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb investimit, vi) p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb investimeve\u00a0 dhe detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka Shqip\u00ebria si dhe me \u2018acquis\u2019 e BE, etj.<\/p>\n<p>Komuniteti i biznesit u shpreh se K\u00ebshilli i investimeve po konsolidon tashm\u00eb profilin e tij si nj\u00eb platform\u00eb serioze, efektive dhe t\u00eb besueshme n\u00eb procesin e konsultimit t\u00eb ligjeve t\u00eb cilat kan\u00eb impakt p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend. Gjat\u00eb diskutimit, spikat\u00ebn sugjerimet n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb ligj t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me paket\u00ebn e akteve n\u00ebnligjore,\u00a0 nevoj\u00ebn p\u00ebr hartimin e qart\u00eb t\u00eb parashikimeve ligjore ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb lidhen me incentivat, sektor\u00ebt strategjike, standardin minimal t\u00eb trajtimit dhe mekanizmit t\u00eb zgjidhjes s\u00eb ankesave t\u00eb investitor\u00ebve. Shumica e t\u00eb pranishm\u00ebve ishin n\u00eb favor t\u00eb sqarimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb procedurave nga vet\u00eb ligji dhe sa m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet akteve n\u00ebnligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, znj. Ikonomi falenderoi pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr kontributin, Sekretariatin p\u00ebr pun\u00ebn shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb pal\u00ebve si edhe informoi se grupi i pun\u00ebs i ka mbajtur sh\u00ebnim t\u00eb gjitha komentet e paraqitura nga bizneset, disa edhe jan\u00eb reflektuar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb nj\u00eb matric\u00eb e detajuar \u00ebsht\u00eb duke u finalizuar. M\u00eb tej drafti do t\u00eb rishikohet duke analizuar edhe komentet p\u00ebrkat\u00ebse dhe do t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr miratim n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, duke synuar miratimin e tij brenda muajit korrik 2019.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7505\" src=\"https:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/IMG-20190625-WA0053-1024x768.jpg\" alt=\"\" width=\"395\" height=\"297\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7519\" src=\"https:\/\/www.investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Capture.jpg\" alt=\"\" width=\"394\" height=\"366\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qershor 25, 2019 Tiran\u00eb, 25 qershor 2019 \/ K\u00ebshilli i Investimeve n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb (MFE) dhe International Finance Corporation (IFC) organizoi dy tryeza konsultimi mbi Draft Ligjin e Unifikuar t\u00eb Investimeve, publikuar nga Qeveria Shqiptare p\u00ebr komente n\u00eb Regjistrin e Njoftimit dhe Konsultimit Publik (7 maj 2019). Me pjes\u00ebmarrjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[81,1],"tags":[],"class_list":["post-5635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-2019-sq","category-uncategorized"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5635"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6672,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5635\/revisions\/6672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}