{"id":6289,"date":"2015-07-31T14:35:07","date_gmt":"2015-07-31T14:35:07","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/publication\/platforma-per-dialog-midis-sektorit-privat-dhe-qeverise\/"},"modified":"2023-01-19T10:54:50","modified_gmt":"2023-01-19T10:54:50","slug":"platforma-per-dialog-midis-sektorit-privat-dhe-qeverise","status":"publish","type":"publication","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/publication\/platforma-per-dialog-midis-sektorit-privat-dhe-qeverise\/","title":{"rendered":"Platforma p\u00ebr dialog midis sektorit privat dhe qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Intervist\u00eb me znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve dhe si do t\u00eb funksionoj\u00eb ai?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshilli i Investimeve, i cili u lan\u00e7ua nga ministri i Ekonomis\u00eb, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes m\u00eb 15 prill 2015 \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr dialog midis sektorit privat dhe qeveris\u00eb, i mb\u00ebshtetur nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Objekti i pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsimi i nj\u00eb dialogu konstruktiv midis qeveris\u00eb dhe sektorit privat dhe formulimi i rekomandimeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Rekomandimet do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr vendimmarrje nga Kryeministri n\u00eb fush\u00ebn e klim\u00ebs s\u00eb investimeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Puna e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb Sekretariat, me ekspert\u00eb t\u00eb rekrutuar nga BERZH dhe mb\u00ebshtetur me fonde nga qeveria italiane. Sekretariati do t\u00eb luaj\u00eb rolin e nj\u00eb nj\u00ebsie koordinuese p\u00ebr aktivitetin e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, duke komunikuar rregullisht me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb biznesit dhe t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb kuptuar sfidat q\u00eb p\u00ebrballet sektori privat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ekspert\u00ebt e sekretariatit, ligjor\u00eb, financiar\u00eb dhe ekonomik\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrgatisin analiza dhe vler\u00ebsime mbi baz\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga biznesi dhe do t\u00eb prezantojn\u00eb rekomandime konkrete n\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve \u2013 Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb z\u00ebri i biznesit t\u00eb konsiderohet n\u00eb procesin e reformave ekonomike t\u00eb vendit. Sekretariati do t\u00eb mbaj\u00eb raporte direkte me biznesin, shoqatat e biznesit apo edhe me donator\u00eb e atashet\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb ambasadave t\u00eb huaja. Problematikat e evidentuara, analiza e tyre me nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim zgjidhjeje dhe rekomandimet do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb e hartimit t\u00eb axhend\u00ebs dhe organizimin e mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Pse u pa i nevojsh\u00ebm krijimi i nj\u00eb mekanizmi t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht funksionon dhe K\u00ebshilli Ekonomik Komb\u00ebtar, si nj\u00eb institucion q\u00eb d\u00ebgjon z\u00ebrin e biznesit? Si ta b\u00ebjm\u00eb dialogun eficient, me rezultate konkrete?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrmend q\u00eb ky instrument nuk u vendos rast\u00ebsisht sot, por ka nj\u00eb fillim q\u00eb daton n\u00eb n\u00ebntor 2013, me firmosjen e nj\u00eb Dokument \u2013 Marr\u00ebveshjeje n\u00eb Lond\u00ebr nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe presidenti i BERZH-it n\u00eb Lond\u00ebr, z. Chakrabarti. M\u00eb tej, Memorandumi i Mir\u00ebkuptimit firmosur n\u00eb shkurt 2014, qart\u00ebsoi m\u00eb shum\u00eb angazhimin p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e dialogut midis sektorit privat dhe qeveris\u00eb, fuqizimin e klim\u00ebs s\u00eb investimeve dhe promovimi i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. Krijimi i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj iniciative t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb lidhje me raportin me KEK, mendoj q\u00eb K\u00ebshilli i Investimeve do t\u00eb trajtoj\u00eb problematika t\u00eb fokusuara kryesisht n\u00eb klim\u00ebn e investimeve, me nj\u00eb diskutim n\u00eb nivel m\u00eb teknik, me nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim dhe metod\u00eb pune \u201cbottom up approach\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa KEK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, trajton problemet n\u00eb nivel m\u00eb strategjik dhe drejtohet nga vet\u00eb Kryeministri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mendoj q\u00eb rekomandimet e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si inpute teknike t\u00eb fokusuara n\u00eb klim\u00ebn e investimeve dhe q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr mbledhjet dhe debatet e KEK. Pra mendoj q\u00eb t\u00eb dy instrumentet jan\u00eb komplementare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb parim, mendoj q\u00eb KEK dhe K\u00ebshilli i Investimeve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb ndihmon n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e zbatimit t\u00eb ligjeve dhe reformave, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihen rezultate konkrete. Angazhimi dhe besimi midis pal\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn \u00e7el\u00ebsin e suksesit. Pal\u00ebt jan\u00eb me interesa t\u00eb ndryshme, por kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Besoj se \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb b\u00ebn k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb unike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Shqip\u00ebria e ka tashm\u00eb nj\u00eb agjenci p\u00ebr nxitjen e investimeve t\u00eb huaja dhe promovimin e SME-ve dhe Eksporteve (AIDA). Ku ndryshon roli i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve nga AIDA?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, doja t\u00eb thoja se K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument, apo organ k\u00ebshillimor q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb debatin midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shtetit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb sektorit privat dhe donator\u00ebve q\u00eb jan\u00eb edhe financues t\u00eb sektorit privat. Objektivi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dialog profesional dhe transparent.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa AIDA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror q\u00eb e ka p\u00ebr funksion t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe do t\u00eb thoja \u201corganik\u201d, nxitjen e IHD-ve apo promovimin e eksporteve. Dallimi midis funksionit t\u00eb AIDA-s dhe K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve lidhet me faktor\u00eb juridik\u00eb, institucional\u00eb apo edhe rregullator\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do t\u00eb thoja se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me instrumente q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri- tjetrin p\u00ebr nj\u00eb dialog transparent dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb synon t\u00eb integrohet n\u00eb BE.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebta aktor\u00eb, n\u00ebse koordinohen mir\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe mund t\u2019i sjellin mjaft vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb unike procesit t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb fush\u00ebn e politikave t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb investimeve n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nga puna juaj e deritanishme, cilat jan\u00eb pengesat kryesore t\u00eb identifikuara p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve, si atyre t\u00eb brendshme, ashtu dhe t\u00eb huaja. Cilat do t\u00eb ishin disa nga zgjidhjet e propozuara p\u00ebr problemet e njohura si \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebsis\u00eb, mbyllja e biznesit, procesi falimentimit etj\u2026<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendoj q\u00eb pyetjet tuaja p\u00ebrmbajn\u00eb edhe problemet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb propozuar ngritja e instrumenteve apo platformave t\u00eb tilla si K\u00ebshilli i Investimeve. Pengesat kryesore jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb evidentuara n\u00eb raporte standarde (raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare) si p.sh. \u201cT\u00eb B\u00ebsh Biznes 2014\u201d, \u201cRaporti i Tranzicionit 2014\u201d nga BERZH, Raporti i Konkurrueshm\u00ebris\u00eb, apo edhe n\u00eb sugjerimet q\u00eb d\u00ebrgohen nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit n\u00eb institucione qeveritare apo donatore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe besueshm\u00ebria e politik\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb ndaj biznesit, politik\u00ebs fiskale apo edhe asaj rregullatore, mendoj se p\u00ebrb\u00ebn kushtin themelor t\u00eb investimit p\u00ebr \u00e7do biznes si t\u00eb huaj edhe t\u00eb brendsh\u00ebm. Sigurisht mund t\u00eb p\u00ebrmend edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si pron\u00ebsia, informaliteti, ekzekutimi ligjor i kontratave apo transparenca e energjis\u00eb, por zgjidhjet e problemeve jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe komplekse. \u00c7\u00ebshtje si mbyllja e biznesit apo procesi i falimentimit jan\u00eb t\u00eb lidhura me rregullime ligjore paraprake, me ekzekutime institucionale si dhe me dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse. Pra ka nj\u00eb radh\u00eb gj\u00ebrash q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen, puna ka filluar m\u00eb par\u00eb se sa t\u00eb ngrihej K\u00ebshilli i Investimeve, ne do t\u00eb monitorojm\u00eb procesin dhe do t\u00eb mbajm\u00eb t\u00eb informuar biznesin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00c7far\u00eb mekanizmash do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb K\u00ebshilli p\u00ebr t\u2019i shkuar deri n\u00eb fund zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb identifikuara dhe si do t\u00eb funksionoje ky proces?N\u00ebse nuk do t\u00eb funksionojn\u00eb mekanizmat e planifikuar, \u00e7far\u00eb zgjidhjesh t\u00eb tjera mund t\u00eb propozohen (ideja \u00ebsht\u00eb p.sh. sa mund t\u00eb arrini t\u2019i imponoheni qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb investimi q\u00eb has pengesa)<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dua t\u00eb theksoj se Sekretariati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb do t\u00eb drejtoj\u00eb pjes\u00ebn e organizimit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, nd\u00ebrsa vendimet do t\u00eb nd\u00ebrmerren nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve dhe jo nga Sekretariati. Pra qeveria do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse rekomandimet e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve do t\u00eb zbatohen apo jo.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrgatitja e nj\u00eb axhende si rezultat i identifikimit t\u00eb problemeve me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, d.m.th jo i imponuar nga lart, p\u00ebrb\u00ebn edhe fillimin e pun\u00ebs s\u00eb Sekretariatit. Me miratimin e axhend\u00ebs, ekspert\u00ebt e Sekretariatit do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb problemeve si nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i biznesit, por edhe atij shtet\u00ebror. Rekomandimet do t\u2019i paraqiten K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve p\u00ebr diskutim dhe konsensus n\u00eb nj\u00eb afat prej 10 dit\u00ebsh n\u00eb avanc\u00eb (n\u00eb p\u00ebrputhje me VKM) dhe rregulloren e brendshme t\u00eb K\u00ebshillit. Me miratimin nga K\u00ebshilli i Investimeve, sugjerimet do t\u2019i d\u00ebrgohen Kryeministrit p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb m\u00ebtejshme. Sekretariati do t\u00eb publikoj\u00eb dhe ndjek\u00eb t\u00eb gjitha hapat deri n\u00eb marrjen e vendimit apo mosmiratimit n\u00eb heshtje t\u00eb problemit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>N\u00ebse nj\u00eb biznes, qoft\u00eb vendas apo i huaj, do t\u00eb haste probleme n\u00eb projektin e tij t\u00eb investimit, ku mund t\u00eb ankohet konkretisht dhe si do t\u00eb ndiqet ai?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aktualisht ka disa p\u00ebrpjekje nga qeveria n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ve\u00e7an\u00ebrisht me Ligjin e p\u00ebrgatitur rishtazi t\u00eb investimeve strategjike. Nd\u00ebrkoh\u00eb Sekretariati ka edhe nj\u00eb funksion q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankesat e biznesit, por jo me marrjen p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zgjidhjeve pasi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb struktur\u00eb k\u00ebshillimore dhe informuese, por jo vendimmarr\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do t\u00eb thoja se Sekretariati do t\u00eb jet\u00eb si \u201cZ\u00ebri i Biznesit\u201d brenda K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve duke d\u00ebgjuar, duke evidentuar dhe duke prezantuar problemet, por nuk ka autoritetin p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ato.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Sa do t\u2019i promovoni investimet e gjelbra, apo ato q\u00eb nxisin rritjen e q\u00ebndrueshme. Cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb konsideroni m\u00eb prioritare p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb theksoja edhe nj\u00eb her\u00eb se Sekretariati nuk ka politika t\u00eb ve\u00e7anta sektoriale dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr promovimin e investimeve. Kjo struktur\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pun\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve n\u00eb fush\u00ebn e klim\u00ebs s\u00eb biznesit dhe antikorrupsionit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vendimet nuk merren nga Sekretariati por nga K\u00ebshilli i Investimeve, bazuar edhe n\u00eb analizat profesionale t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb sekretariatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb parim, mendoj se stabiliteti, besueshm\u00ebria dhe transparenca ligjore dhe institucionale jan\u00eb parakushtet e t\u00ebrheqjes s\u00eb investimeve. K\u00ebto jan\u00eb edhe fushat ku K\u00ebshilli i Investimeve do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar besim p\u00ebr investitor\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, qofshin k\u00ebta t\u00eb m\u00ebdhenj apo t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb huaj apo vendas, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Publikuar n\u00eb Revist\u00ebn Monitor, Maj 2015.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve dhe si do t\u00eb funksionoj\u00eb ai?\u00a0 K\u00ebshilli i Investimeve, i cili u lan\u00e7ua nga ministri i Ekonomis\u00eb, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes m\u00eb 15 prill 2015 \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr dialog midis sektorit privat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6245,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[63],"tags":[],"class_list":["post-6289","publication","type-publication","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publikime-2015"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/publication"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7421,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6289\/revisions\/7421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}