{"id":6290,"date":"2015-10-20T09:31:50","date_gmt":"2015-10-20T09:31:50","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/publication\/bizneset-te-paqarta-te-thjeshtezohen-ligjet\/"},"modified":"2022-12-30T09:47:35","modified_gmt":"2022-12-30T09:47:35","slug":"bizneset-te-paqarta-te-thjeshtezohen-ligjet","status":"publish","type":"publication","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/publication\/bizneset-te-paqarta-te-thjeshtezohen-ligjet\/","title":{"rendered":"Bizneset t\u00eb paqarta, t\u00eb thjesht\u00ebzohen ligjet"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Barr\u00eb e lart\u00eb e kontrolleve tatimore, legjislacion i paqart\u00eb dhe q\u00eb ndryshon shpesh, sistem apelimi jo efektiv, kapacitete t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb administrat\u00ebs, jan\u00eb disa nga ankesat kryesore t\u00eb biznesit. Rrug\u00ebzgjidhjet e propozuara\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<div id=\"wrapper\">\n<div id=\"inner-wrapper\">\n<div id=\"content\">\n<div id=\"main\">\n<div class=\"post\">\n<div class=\"entry\">\n<p><strong>Flet Diana Leka, kreu i Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve,<\/strong><\/p>\n<p>Thjesht\u00ebzoni ligjet, trajnoni inspektor\u00ebt, ndiqni informalitetin dhe bizneset e paregjistruara, shp\u00ebrblim p\u00ebr tatimpaguesit e ndersh\u00ebm. K\u00ebto jan\u00eb disa nga rekomandimet q\u00eb K\u00ebshilli i Investimeve i jep qeveris\u00eb shqiptare, pasi ka zhvilluar nj\u00eb anketim me bizneset dhe takime me shoqatat kryesore q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit n\u00eb vend. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Monitor, kreu i Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, Diana Leka flet m\u00eb gjer\u00ebsisht p\u00ebr gjetjet e v\u00ebzhgimit me bizneset dhe disa nga zgjidhjet e propozuara.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, nga rezultatet e anketimit dhe diskutimet me shoqatat, cilat jan\u00eb problemet kryesore q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb bizneset?<\/strong><\/p>\n<p>Fillimisht, do t\u00eb thoja se disa nga problemet m\u00eb kryesore t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb evidentuara si nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga shoqatat e biznesit, jan\u00eb:<br \/>\n\u2013 Informaliteti n\u00eb Ekonomin\u00eb shqiptare.<br \/>\n\u2013 Funksionimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs ku mund t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb legjislacionin (pasakt\u00ebsit\u00eb q\u00eb n\u00eb draftim, moszbatimi i duhur, ndryshimet e shpeshta), procedurat burokratike t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb rekrutimin, kapacitetet logjistike dhe profesionale\/humane. Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka marr\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb ligj bashk\u00ebkohor t\u00eb falimentimit dhe \u00e7\u00ebshtja e respektimit t\u00eb kontratave.<br \/>\n\u2013 Korrupsioni, q\u00eb shpesh vjen edhe si pasoj\u00eb e dy faktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm.<br \/>\nN\u00eb lidhje me kontrollin tatimor, m\u00eb specifikisht, ku ne punuam tre muajt e fundit, mund t\u00eb p\u00ebrmbledhim shkurtimisht:<br \/>\nK\u00ebshtu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesi vler\u00ebson me nota pozitive investimin n\u00eb deklarimin online p\u00ebr TAP, kodin e ri doganor, ligjin e ri t\u00eb TVSH-s\u00eb, apo shlyerjen e detyrimeve t\u00eb prapambetura, kemi komente t\u00eb forta n\u00eb drejtim t\u00eb:<br \/>\n-Barr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb kontrolleve tatimore, si kontroll i plot\u00eb ashtu edhe vizita fiskale. N\u00eb fakt, ky proces \u201ckonsumon\u201d burime njer\u00ebzore, financiare dhe koh\u00eb si p\u00ebr biznesin ashtu edhe p\u00ebr administrat\u00ebn tatimore. P.sh. nga analiza del se biznesi i madh, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka kaluar n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb n\u00eb tre vitet e fundit (2013-2015) me nj\u00eb koh\u00eb mesatare kontrolli nga nj\u00eb jav\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb muaj, nd\u00ebrsa biznesi i vog\u00ebl, edhe nga vet\u00eb natyra e tij, \u00ebsht\u00eb kryesisht objekti i verifikimeve n\u00eb vend.<br \/>\n-Ka nj\u00eb paqart\u00ebsi nga bizneset se p\u00ebrse kontrollohen. Ato jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara sepse kontrollet, sipas tyre, b\u00ebhen pa arsye, si fushat\u00eb dhe me paramendim p\u00ebr t\u00eb vendosur gjoba. Komente t\u00eb qarta kan\u00eb ardhur nga bizneset dhe nga diskutimet me shoqatat n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht mbi penalitetet. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebrkohen edhe procedura kontrolli t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si\u00e7 jan\u00eb sh\u00ebrbimet nga baret dhe restorantet te kompanit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb telekomunikacionit dhe bankare.<br \/>\n-Paqart\u00ebsia e legjislacionit tatimor dhe procedurave tatimore. Interpretime t\u00eb ndryshme t\u00eb legjislacionit, ndryshimet e shpeshta n\u00eb legjislacion jan\u00eb theksuar si problem i biznesit si p.sh. Ligji p\u00ebr Procedurat Tatimore \u00ebsht\u00eb ndryshuar 12 her\u00eb (2008-2015) p\u00ebrfshir\u00eb amendimin m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb tetor 2015, s\u00eb bashku me konsultime t\u00eb cunguara paraprake dhe jo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me aktor\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti biznesin. Sipas Doing Business Report t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, mesatarisht nj\u00eb subjekt b\u00ebn 34 pagesa, harxhon 357 or\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr dokumentacion\/pagesa taksash. Gjithashtu interpretimet dhe shpjegimet e legjislacionit tatimor nga administrata tatimore mbeten shqet\u00ebsim i biznesit, i evidentuar qart\u00eb te Biznesi i Madh dhe sektori i sh\u00ebrbimeve. Mungojn\u00eb praktika t\u00eb unifikuara t\u00eb rasteve t\u00eb ngjashme t\u00eb trajtuara nga Administrata Tatimore dhe Gjykatat p\u00ebr t\u00eb orientuar si inspektor\u00ebt tatimor\u00eb, ashtu edhe biznesin.<br \/>\n-Kapacitetet e administrat\u00ebs tatimore mbeten n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta sipas bizneseve t\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb anket\u00eb, mungon nj\u00eb specializim i tyre sipas sektor\u00ebve dhe mb\u00ebshtetja logjistike apo infrastruktura e administrat\u00ebs tatimore q\u00eb shoq\u00ebron inspektorin l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<br \/>\n-Procesi i Apelimit Tatimor, joefektiv. Ka nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie mbi procedur\u00ebn e apelimit tatimor, pik\u00ebpyetje mbi pavar\u00ebsin\u00eb e institucionit dhe kapacitetet e tij p\u00ebr t\u00eb trajtuar volumin e madh t\u00eb ankimimit e shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb mosbesim t\u00eb lart\u00eb mbi procesin ku nga statistikat ka dal\u00eb q\u00eb rreth vet\u00ebm 4% t\u00eb rasteve i jepet e drejta tatimpaguesit.<br \/>\n-Informimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i biznesit dhe roli i Avokatit t\u00eb Tatimpaguesit jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb adresim. N\u00eb ve\u00e7anti, biznesi i vog\u00ebl vuan nga nj\u00eb munges\u00eb informacioni e dukshme n\u00eb rastet e ndryshimeve ligjore dhe procedurale. Biznesi k\u00ebrkon t\u00eb shikohet si partner dhe t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb komunikim, transparenc\u00eb me t\u00eb. Roli i Avokatit t\u00eb Tatimpaguesit shikohet i kufizuar dhe k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb rekomandimet tuaja p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto probleme dhe si do ta ndiqni ju zgjidhjen e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Sekretariati i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, pas nj\u00eb analize t\u00eb thell\u00eb dhe n\u00eb disa dimensione i ka adresuar K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve nj\u00eb list\u00eb rekomandimesh, t\u00eb cilat adresojn\u00eb shqet\u00ebsimet e ngritura m\u00eb sip\u00ebr dhe prekin si ndryshime ligjore, ashtu edhe administrative. Rekomandimet, q\u00eb u diskutuan paraprakisht me ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, jan\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Investimeve dhe do t\u2019i d\u00ebrgohen ministrit t\u00eb Financave dhe p\u00ebr dijeni kabinetit t\u00eb Kryeministrit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfshirjen e rekomandimeve n\u00eb kuadrin ligjor dhe institucional tatimor. M\u00eb konkretisht po p\u00ebrmend disa nga rekomandimet kryesore.<br \/>\n-T\u00eb konsiderohet n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm p\u00ebrzgjedhja e kontrolleve mbi baz\u00eb risku nga sistemi elektronik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb taksapaguesit, p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e taksave n\u00eb 90% t\u00eb rasteve. Aktualisht, \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebrzgjedhja mbi baz\u00eb risku vet\u00ebm p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb. N\u00eb Rregullore t\u00eb DPT \u00ebsht\u00eb raporti 60% nga sistemi dhe 40% nga inspektor\u00ebt, por ka vend gjithmon\u00eb p\u00ebr subjektiviz\u00ebm dhe abuzim me kriteret e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje. T\u00eb vazhdoj\u00eb detajimi i kritereve baz\u00eb dhe publikimi sipas profilit t\u00eb taksapaguesit dhe industris\u00eb, sigurisht nuk flasim p\u00ebr formul\u00ebn apo algoritmin p\u00ebrkat\u00ebs i sistemit. N\u00eb kuadrin ligjor p\u00ebrkat\u00ebs si Ligji i Procedurave Tatimore dhe aktet n\u00ebnligjore t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kontrollit me baz\u00eb risku dhe kritereve t\u00eb riskut.<br \/>\n-T\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb nj\u00eb afat prej 10 dit\u00ebsh kalendarike p\u00ebr njoftimin paraprak t\u00eb tatimpaguesve, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb verifikimit n\u00eb terren n\u00eb Ligjin e Procedurave Tatimore, seksioni X.<br \/>\n-Zgjerimi i rolit t\u00eb AT n\u00eb Kontrollin Tatimor ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb procedurat e rikontrollit t\u00eb reflektohet n\u00eb Ligjin e Procedurave Tatimore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb sugjeruar ristrukturimi i Zyr\u00ebs s\u00eb AT p\u00ebr t\u00eb rritur pavar\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebveprimit dhe partneritetit me tatimpaguesit.<br \/>\n-Rekomandime t\u00eb ve\u00e7anta mbi leht\u00ebsimin e procedurave n\u00eb Apelimin Tatimor.<br \/>\n-Rritja e kapaciteteve t\u00eb inspektor\u00ebve ku em\u00ebrimet t\u00eb b\u00ebhen mbi profilin e tatimpaguesit dhe sipas specifikave sektoriale. Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb ofrohen edhe paketa motivuese p\u00ebr ta mbi rezultate si etika, komunikimi, aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe jo vet\u00ebm niveli i \u201cgjobave\u201d. Sigurisht trajnime t\u00eb specializuara duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb partnership edhe me shoqatat profesionale, si e ekspert\u00ebve kontab\u00ebl apo kompanit\u00eb e auditimit dhe konsulenc\u00ebs.<br \/>\n-Rritja e kapaciteteve n\u00eb analiz\u00ebn ligjore \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr administrat\u00ebn tatimore dhe k\u00ebtu k\u00ebrkohet me ngulm unifikimi i praktikave dhe p\u00ebrgatitja e Komentarit Vjetor t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Trajtuara nga DPT.<br \/>\n-Rritja e Transparenc\u00ebs s\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore ku sugjerohen konsultime publike dhe hartimi i nj\u00eb programi vjetor komunikimi me biznesin sipas sektor\u00ebve mbi problematikat e legjislacionit dhe procedurat tatimore.<br \/>\n-Publikimi i raporteve vjetore t\u00eb DPT dhe DAT. Vendimet e DAT duhet t\u00eb publikohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike.<br \/>\n-Manuale t\u00eb thjeshta dhe sesione informuese p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme.<br \/>\nShkurt do ta p\u00ebrmblidhja sipas nj\u00eb komenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Anket\u00eb:<br \/>\nThjesht\u00ebzoni ligjet, trajnoni inspektor\u00ebt, ndiqni informalitetin dhe bizneset e paregjistruar, shp\u00ebrblim p\u00ebr tatimpaguesit e ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga rezultatet q\u00eb bie n\u00eb sy nga anketimi \u00ebsht\u00eb besimi i pak\u00ebt q\u00eb kan\u00eb bizneset tek Apelimi Tatimor. Cilat jan\u00eb rekomandimet tuaja p\u00ebr zgjidhje?<\/strong><\/p>\n<p>Sekretariati i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb problematik\u00ebs q\u00eb ekziston lidhur me procedurat e kontrollit tatimor, zhvilloi nj\u00eb anket\u00eb n\u00eb rrug\u00eb elektronike dhe t\u00ebr\u00ebsisht anonime. N\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shoqatash t\u00eb biznesit, kjo Anket\u00eb u shp\u00ebrnda te nj\u00eb num\u00ebr i madh kompanish. Pavar\u00ebsisht koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb dispozicion p\u00ebr plot\u00ebsimin e saj, jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm biznesesh prej gati 120 t\u00eb tilla, e vler\u00ebsuan duke ju p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb pyetjeve t\u00eb anket\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 24 gusht deri n\u00eb 14 shtator. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i madh p\u00ebrgjigjesh dhe komentesh t\u00eb biznesit lidheshin me problematikat n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb procedurave t\u00eb Kontrollit Tatimor. Nga analiza e kryer nga sekretariati t\u00eb komenteve dhe p\u00ebrgjigjeve \u00ebsht\u00eb evidente kjo q\u00eb keni konstatuar edhe ju, mungesa e besimit t\u00eb bizneseve te procedurat e kontrollit tatimor n\u00eb ve\u00e7anti dhe te m\u00ebnyra se si funksionon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Apelimi Tatimor. Mendoj se \u00ebsht\u00eb me interes t\u00eb ndaj me ju se biznesi mendon se vendimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Apelimit Tatimor jan\u00eb formale, thuajse gjithmon\u00eb n\u00eb favor t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, jo t\u00eb argumentuara etj. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar me forc\u00eb edhe mungesa e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Apelimit Tatimor nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, e cila b\u00ebn q\u00eb biznesi ta shikoj\u00eb me mosbesim pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj strukture. Problematik\u00eb mbetet p\u00ebr biznesin edhe konstatimi se detyrimi p\u00ebr t\u00eb parapaguar 100% t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb detyrimit objekt apelimi, \u00ebsht\u00eb dekurajues dhe joproporcional.<br \/>\nLidhur me k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, Sekretariati paraqiti p\u00ebrpara K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 5 tetor 2015 disa rekomandime praktike p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime kryesisht n\u00eb Ligjin Nr. 9920 \u201cP\u00ebr Procedurat Tatimore\u201d q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb: leht\u00ebsimin e barrierave p\u00ebr biznesin n\u00eb fillimin e procedurave t\u00eb Apelimit, pra bizneset t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb parapaguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e detyrimit objekt i Apelimit, por t\u00eb parapaguajn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Sekretariati ka propozuar q\u00eb t\u00eb parapaguhet vet\u00ebm 50% e shum\u00ebs \u2013 gjithsesi m\u00eb tep\u00ebr se sa shifra konkrete e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb debati teknik, bizneseve duhet t\u2019\u00ed jepet nj\u00eb sinjal se aksesi n\u00eb procedurat e apelimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi efektive p\u00ebr biznesin, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tyre dhe jo nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr administrat\u00ebn tatimore p\u00ebr t\u00eb realizuar planin e t\u00eb ardhurave. Drejtoria e Apelimit Tatimor duhet t\u00eb jap\u00eb interpretime t\u00eb sakta dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb aktiv n\u00eb trajtimin uniform t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb nj\u00ebjta apo t\u00eb ngjashme tatimore, si dhe t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebrcaktimet e vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik\u00eb. Sigurisht q\u00eb kjo k\u00ebrkon rritjen e kapaciteteve profesionale t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Apelimit n\u00eb fush\u00ebn ligjore dhe jo vet\u00ebm, si dhe nj\u00eb trajtim koherent t\u00eb problematikave t\u00eb biznesit jasht\u00eb ndikimeve t\u00eb administrat\u00ebs tatimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr rekomandohet t\u00eb rishikohet nga pik\u00ebpamja strukturore pozicionimi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Apelimit si nj\u00eb struktur\u00eb e pavarur dhe jo pjes\u00eb direkte e struktur\u00ebs s\u00eb administrat\u00ebs tatimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria duhet t\u00eb shoh\u00eb edhe nevojat me fonde publike t\u00eb administrat\u00ebs tatimore, pasi ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb edhe rekomandimet dhe k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb biznesit t\u00eb cilat jan\u00eb paraqitur n\u00eb seksionin e komenteve pjes\u00eb e Anket\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sip\u00ebrmarr\u00ebsit e huaj kan\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se kapacitetet e inspektorit tatimor, n\u00eb raport me biznesin vendas. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Administrata tatimore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe inspektor\u00ebt tatimor\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb biznesit. Ky i fundit ka ngritur shqet\u00ebsime lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e kontrolleve tatimore t\u00eb kryera nga inspektor\u00ebt, duke n\u00ebnvizuar se ato jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe pa baz\u00eb ligjore, nd\u00ebrsa inspektor\u00ebt jan\u00eb joprofesional\u00eb, tendencioz\u00eb, n\u00eb disa raste t\u00eb korruptuar dhe me mungesa t\u00eb theksuar t\u00eb etik\u00ebs. Kjo rezulton jo vet\u00ebm nga p\u00ebrgjigjet e Anket\u00ebs, por edhe nga raporte t\u00eb ndryshme t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb shqyrtuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nga Sekretariati. N\u00eb fakt, nga Anketimi rezulton se sip\u00ebrmarrja e huaj ka vler\u00ebsuar me nota m\u00eb negative kapacitetet profesionale, etik\u00ebn n\u00eb komunikim dhe nivelin logjistik t\u00eb inspektor\u00ebve tatimor\u00eb. Kjo mendoj se vjen nga krahasimi i standardeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit e huaj midis atyre q\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe atyre n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshilli i Investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm i ri. Cilat jan\u00eb hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb planifikuar dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimesh?<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht ne si struktur\u00eb jemi krijuar vet\u00ebm n\u00eb mars t\u00eb 2015-s me mb\u00ebshtetjen e EBRD. Modeli q\u00eb ne duhet t\u00eb sjellim, k\u00ebrkon shum\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe standard si n\u00eb analiz\u00ebn e problemeve t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb biznesit, ashtu edhe n\u00eb parashtrimin e opsioneve t\u00eb pranueshme nga pal\u00ebt e interesuara. K\u00ebtu mendoj se ka mjaft pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe ne aktualisht po punojm\u00eb fort n\u00eb disa shtylla kryesore, q\u00eb do t\u2019i parashtrohen K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve n\u00eb mbledhjen e dhjetorit 2015. Tema q\u00eb po konsiderohen jan\u00eb inspektimi, energjia, informaliteti n\u00eb bujq\u00ebsi, problematika e pron\u00ebsis\u00eb etj.<\/p>\n<\/div>\n<p><em>Publikuar n\u00eb Revist\u00ebn Monitor, 19 tetor\u00a02015.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Barr\u00eb e lart\u00eb e kontrolleve tatimore, legjislacion i paqart\u00eb dhe q\u00eb ndryshon shpesh, sistem apelimi jo efektiv, kapacitete t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb administrat\u00ebs, jan\u00eb disa nga ankesat kryesore t\u00eb biznesit. Rrug\u00ebzgjidhjet e propozuara\u2026 Flet Diana Leka, kreu i Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, Thjesht\u00ebzoni ligjet, trajnoni inspektor\u00ebt, ndiqni informalitetin dhe bizneset e paregjistruara, shp\u00ebrblim p\u00ebr tatimpaguesit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[63],"tags":[],"class_list":["post-6290","publication","type-publication","status-publish","format-standard","hentry","category-publikime-2015"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/publication"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6314,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6290\/revisions\/6314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}