{"id":6293,"date":"2017-04-03T14:03:09","date_gmt":"2017-04-03T14:03:09","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/publication\/si-te-nxitet-sektori-qe-mund-te-krijoje-50-mije-vende-pune\/"},"modified":"2022-12-30T09:47:13","modified_gmt":"2022-12-30T09:47:13","slug":"si-te-nxitet-sektori-qe-mund-te-krijoje-50-mije-vende-pune","status":"publish","type":"publication","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/publication\/si-te-nxitet-sektori-qe-mund-te-krijoje-50-mije-vende-pune\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb nxitet sektori q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb 50 mij\u00eb vende pune"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Revist\u00ebn Monitor, flet znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve.<\/em><\/p>\n<p>Diana Leka, Kryetarja e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve thot\u00eb se ne kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb orientuar nga sh\u00ebrbimet dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet v\u00ebmendja. Por, ajo shton se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi konkurrues duhet t\u00eb kemi cil\u00ebsi n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve. Nga analizat e K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve ka rezultuar se ka n\u00ebnsektor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb n\u00ebnkontraktura (zgjerim apo specializim n\u00eb sektor\u00eb m\u00eb t\u00eb specializuar) ku k\u00ebrkesat mund t\u00eb arrinin deri n\u00eb 50,000 (t\u00eb pun\u00ebsuar aktual dhe k\u00ebrkesa t\u00eb reja potenciale). Por, kjo duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse rritjeje, pro-pun\u00ebsimit dhe pro-biznesit.<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt jan\u00eb disa nga sektor\u00ebt, ku vendi ka avantazh p\u00ebr gjenerimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet jan\u00eb sektori kryesor ku duhet t\u00eb kthehet v\u00ebmendja.<br \/>\nS\u00eb pari, sepse t\u00eb dh\u00ebnat statistikore dhe trendi i ekonomis\u00eb son\u00eb tregojn\u00eb se kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb drejtuar gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga sh\u00ebrbimet, kontributi i sektorit t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb rritjen ekonomike, \u00ebsht\u00eb rreth 62% (ASN, INSTAT).<br \/>\nS\u00eb dyti, edhe nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim rajonal, ne jemi t\u00eb dyt\u00ebt n\u00eb Ballkan n\u00eb eksportin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb teknologji informacioni (World Development Indicators 2017), pas Serbis\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb shifra jo t\u00eb larta.<br \/>\nS\u00eb treti, jemi vendi me popullat\u00ebn m\u00eb t\u00eb re n\u00eb Europ\u00eb, rreth 40% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 35 vje\u00e7, ku 46,1% \u00ebsht\u00eb shkalla e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb forc\u00ebn e pun\u00ebs p\u00ebr mosh\u00ebn 15 \u2013 29 vje\u00e7 (INSTAT)<br \/>\nV\u00ebmendja duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet te modeli dhe cil\u00ebsia e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkurrent me rajonin. Nga analizat e fundit e KI, doli q\u00eb p.sh., ka n\u00ebnsektor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb n\u00ebnkontraktura (zgjerim apo specializim n\u00eb sektor\u00eb m\u00eb t\u00eb specializuar) ku k\u00ebrkesat mund t\u00eb arrinin deri n\u00eb 50,000 (t\u00eb pun\u00ebsuar aktual dhe k\u00ebrkesa t\u00eb reja potenciale). Sigurisht, kjo duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb strategji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse rritjeje, pro-pun\u00ebsimit dhe pro-biznesit, me nj\u00eb axhend\u00eb q\u00eb stimulon rritjen ekonomike me nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb ndihmohen me politika zhvilluese k\u00ebta sektor\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se nj\u00eb ekonomi e hapur ndaj tregjeve globale dhe rajonale, sistem fiskal i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe investimet n\u00eb arsimimin e kapitalit njer\u00ebzor jan\u00eb themelore. M\u00eb konkretisht, \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr nj\u00eb \u201cfokus special\u201d n\u00eb edukim n\u00eb kat\u00ebr shtylla si aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb zgjidhjen e problemeve, aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr programet Microsoft, komunikim dhe gjuh\u00ebt e huaja. Te kjo e fundit duhet t\u00eb mbajm\u00eb fort \u201ccil\u00ebsin\u00eb\u201d e deritanishme se ka filluar edhe nj\u00eb lloj konkurrence rajonale, por edhe t\u00eb diversifikohemi e t\u00eb fokusohemi jo vet\u00ebm tek anglishtja por edhe gjermanishtja.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve konstatohej se ka hendek t\u00eb burimeve njer\u00ebzore. Si mund t\u00eb zgjidhet ai n\u00eb afatin e mes\u00ebm?<\/p>\n<p>Nga konsultimet me bizneset e sektorit (p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb afro 10,000 mij\u00eb punonj\u00ebsve), p.sh., u konfirmua se brezi i ri \u00ebsht\u00eb mjaft dinamik, ka d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar aft\u00ebsi t\u00eb reja, jan\u00eb t\u00eb motivuar, por mungon modeli si edhe arsimimi n\u00eb universitete nuk i korrespondon nevojave reale t\u00eb tregut. Ndaj, u rekomandua nj\u00eb rritje e partneritetit t\u00eb universiteteve me sektorin privat dhe Zyrat e Pun\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb rolit t\u00eb Zyrave t\u00eb Karrier\u00ebs n\u00eb internshipe, praktika dhe pun\u00ebsim t\u00eb student\u00ebve, zhvillim i hersh\u00ebm i k\u00ebshillimit t\u00eb karrier\u00ebs q\u00eb n\u00eb shkollat. P\u00ebrshtatje t\u00eb kurrikulave universitare p\u00ebr industri t\u00eb caktuara me an\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb projekteve dhe l\u00ebnd\u00ebve m\u00ebsimore nga ambienti i biznesit vendas. Nd\u00ebrhyrje n\u00eb kurrikulat universitare p\u00ebr t\u00eb realizuar programe q\u00eb lidhen me rritjen e aft\u00ebsive analitike dhe praktike t\u00eb student\u00ebve. Fleksibilitet n\u00eb ofrimin e dijes nga Universitetet publike n\u00ebp\u00ebrmjet programeve afatshkurtra inovative n\u00eb partneritet me biznesin : Akademi Biznesi (programe intensive 1-3 dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb caktuar si p.sh.: Konsulenc\u00eb n\u00eb Menaxhim dhe Operacione, Taksa, Hartime planesh biznesi, Studime fizibiliteti, etj.). Certifikatat e marra pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb jen\u00eb t\u00eb akredituara nga Ministria e Arsimit dhe e Pun\u00ebs si nj\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr akses n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Nisma p\u00ebr krijimin e \u201cpool of talents\u201d p.sh., n\u00eb sektorin IT t\u00eb cil\u00ebt identifikohen p\u00ebrmes konkurseve, apo aktiviteteve tjera q\u00eb mund t\u00eb organizohen n\u00eb bashk\u00ebpunim me shkollat profesionale n\u00eb IT dhe universitetet apo shkollat e mesme. Mb\u00ebshtetje e iniciativave t\u00eb biznesit p\u00ebr krijimin e qendrave t\u00eb kualifikimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb teknologji dhe novacion (Digital Academy), si edhe \u201csoftware house\u201d p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pool IT ekspert\u00ebsh t\u00eb certifikuar. T\u00eb konsiderohet, incentivimi n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave q\u00eb kompanit\u00eb IT marrin nga shteti si p.sh., p\u00ebrfshirja n\u00eb termat e referenc\u00ebs e trajnimeve n\u00eb IT ose marrja e student\u00ebve apo sapodiplomuarve p\u00ebr internship n\u00eb profesione relevante me tenderin e fituar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe nga kompanit\u00eb q\u00eb n\u00ebnkontraktohen me fonde buxhetore.<\/p>\n<p><strong>E gjith\u00eb bota sot ka nj\u00eb orientim drejt start-up. Po Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb sakt\u00ebsojm\u00eb q\u00eb start up \u00ebsht\u00eb biznes q\u00eb mund t\u00eb regjistrohet n\u00eb nj\u00eb nga format e shoq\u00ebrive tregtare Sh.P.K, Sh.A etj., apo edhe si person fizik. Nga ana ligjore, biznesi si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, paguan taksa si lokale ashtu edhe sigurimeve shoq\u00ebrore etj. Ne, si Sekretariat, kemi filluar t\u00eb punojm\u00eb me problematik\u00ebn e klim\u00ebs s\u00eb investimeve t\u00eb start up, pasi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb evidentojm\u00eb konkretisht barr\u00ebn administrative n\u00eb fillesat e tyre, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe nga konsultimet direkte me to p.sh. theksojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb rinj, ka shum\u00eb letra, nuk jan\u00eb t\u00eb konsoliduar, e kuptojn\u00eb q\u00eb duhet regjistruar, por mungon eksperienca p\u00ebr t\u00eb punuar me administrat\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shteti apo donator\u00eb konsiderojn\u00eb fonde mb\u00ebshtetje. Ndaj, p\u00ebr momentin, k\u00ebrkon v\u00ebmendje fakti q\u00eb n\u00ebse ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb stimulojm\u00eb modelin e start up, e argumentuar kjo edhe nga artikujt e fundit te publikuara nga Forumi Ekonomik Bot\u00ebror p\u00ebr trendin e Start up n\u00eb Europen Lindore dhe Ballkanin, dhe m\u00eb specifikisht Shqip\u00ebria, duhet t\u00eb konsiderojm\u00eb disa modele p\u00ebr Qeverin\u00eb, q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb si stimulimin e ideve inovative por edhe te jepet mb\u00ebshtetje specifike p\u00ebr k\u00ebto lloj biznesesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Publikuar n\u00eb Revist\u00ebn Monitor, 3 prill 2017.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Revist\u00ebn Monitor, flet znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve. Diana Leka, Kryetarja e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve thot\u00eb se ne kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb orientuar nga sh\u00ebrbimet dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet v\u00ebmendja. Por, ajo shton se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi konkurrues duhet t\u00eb kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-6293","publication","type-publication","status-publish","format-standard","hentry","category-publikime-2017"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/publication"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6312,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6293\/revisions\/6312"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}