{"id":6305,"date":"2020-12-25T19:38:41","date_gmt":"2020-12-25T19:38:41","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/publication\/sfidat-e-investimeve\/"},"modified":"2022-12-30T09:46:11","modified_gmt":"2022-12-30T09:46:11","slug":"sfidat-e-investimeve","status":"publish","type":"publication","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/publication\/sfidat-e-investimeve\/","title":{"rendered":"Sfidat e Investimeve"},"content":{"rendered":"<h5><strong>Flet Drejtuesja e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, Diana Leka (Angoni)<\/strong><\/h5>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h6><strong>Par\u00ebsore mbetet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet e ndershme, si dhe dalja nga pandemia q\u00eb ende kusht\u00ebzohet nga t\u00eb papritura dhe rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike n\u00eb vitin 2021. Sektor\u00ebt prioritar\u00eb\u2026<\/strong><\/h6>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2020-a ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr vendin, pas t\u00ebrmetit dhe pasojave t\u00eb paprecedenta pas kriz\u00ebs s\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>Znj. Diana Leka, Drejtuesja e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve pohon se gjat\u00eb 2020, qeveria shqiptare dhe biznesi u p\u00ebrball\u00ebn me r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb ekonomis\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar r\u00ebnie t\u00eb prodhimit, konsumit, t\u00eb ardhurave dhe investimeve.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb kriz\u00ebn si mund\u00ebsi, znj. Leka rekomandon q\u00eb\u00a0 SME-t\u00eb duhet t\u00eb futen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive n\u00eb rrug\u00ebn e transformimit dixhital. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb me opsion, por kusht p\u00ebr mbijetes\u00eb pasi n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend, do ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me konkurrenc\u00ebn rajonale. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb edhe ana pozitive e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>2020-a sh\u00ebnoi dhe 5 vjetorin e krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, nj\u00eb platform\u00eb konsultative e krijuar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Memorandumit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit midis Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe BERZH, me synim \u00a0nd\u00ebrtimin e nj\u00eb modeli dialogu nd\u00ebrmjet sektorit privat dhe vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Znj. Leka pohon se\u00a0 platforma ia ka arritur q\u00ebllimit, por duhet theksuar se nd\u00ebrtimi i dialogut sistemik midis pal\u00ebve dhe adresimi i gjetjeve mbi klim\u00ebn e investimeve n\u00ebp\u00ebrmjet rekomandimeve konkrete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces dinamik, i vazhduesh\u00ebm dhe k\u00ebrkon angazhim serioz nga pal\u00ebt, si dhe vendosjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb prioriteteve.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Investimeve rekomandon se rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike e vendit do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshpejtohej n\u00ebse nd\u00ebrhyrjet dhe mb\u00ebshtetja do t\u00eb orientohej n\u00eb sektor\u00ebt prioritar\u00eb si turizmi, bujq\u00ebsia dhe agrop\u00ebrpunimi, energjia dhe p\u00ebrpunimit i burimeve minerale, nd\u00ebrsa fokus i ve\u00e7ant\u00eb i duhet kushtuar teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe inovacionit me fokus SME-t\u00eb, ku Shqip\u00ebria duhet t\u00eb investoj\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb konsiderohet klima aktuale e biznesit dhe investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpamje makro, mendoj se q\u00eb nga fundi i vitit 2019 dhe sidomos gjysma e par\u00eb e vitit 2020, situata ka qen\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr vendin, duke sjell\u00eb pasoja t\u00eb paprecedenta n\u00eb ekonomi dhe duke e detyruar qeverin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa unike t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar biznesin dhe punonj\u00ebsit n\u00eb p\u00ebrballimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. Shifrat si ndikimi\u00a0 i t\u00ebrmetit vler\u00ebsohet t\u00eb ken\u00eb efekte ekuivalente me 6,4% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) n\u00eb d\u00ebme dhe n\u00eb 1,1% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb humbje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, , dhe ku vler\u00ebsimet e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb konvergojn\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket (i) impaktit sektorial dhe pun\u00ebsimit, (ii) sfidave unike t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, (iii) recesionit t\u00eb pritsh\u00ebm n\u00eb ekonomi, e cila mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb shk\u00ebmbimet tregtare dhe investimet nga vendet europiane. Prodhimi dhe sektori i turizmit u prek\u00ebn m\u00eb shum\u00eb nga p\u00ebrhapja e pandemis\u00eb, duke rritur edhe nivelet e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb opsion pozitiv, d\u00ebshiroj t\u00eb n\u00ebnvizoj p\u00ebrfundimin e punimeve t\u00eb TAP, firmosjen e nj\u00eb kontrate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb investim madhor n\u00eb Karavasta me synim diversifikimin e burimeve energjetike n\u00eb vend p\u00ebrfshir\u00eb edhe ridimensionimin e Shqip\u00ebris\u00eb, si potencial i energjive t\u00eb rinovueshme n\u00eb Ballkan, rritjen e eksporteve bujq\u00ebsore, si edhe jet\u00ebzimin e disa ligjeve q\u00eb lidhen me klim\u00ebn e biznesit si fiskalizimi, regjistri i llogarive, i kredive, miratimi i strategjis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb turizmit dhe t\u00eb Broadband, si dhe nismat specifike n\u00eb kuadrin e tregtis\u00eb me rajonin e Ballkanit, dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura si politikisht edhe me nd\u00ebrhyrje konkrete (dogana pa letra, green kanal..)<\/p>\n<p>Parashikimet globale mbeten sfiduese pasi sipas FMN, ekonomia bot\u00ebrore do t\u00eb tkurret (me rreth 4,4%<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/sfidat-e-ekonomise-4\/#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>\u00a0gjat\u00eb vitit 2020), m\u00eb shum\u00eb se gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008\/2009. Vendet e Eurozon\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb tkurrje edhe m\u00eb t\u00eb madhe me rreth 8,3%. Greqia dhe Italia, dy partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekonomi, do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb ekonomike n\u00eb Eurozon\u00eb gjat\u00eb vitit 2020, p\u00ebrkat\u00ebsisht me 9,5% dhe 10,6%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria, e goditur fillimisht nga t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2019, e m\u00eb pas nga pandemia COVID-19, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet me pasoja t\u00eb dyfishta. Parashikimet p\u00ebr r\u00ebnien ekonomike t\u00eb saj variojn\u00eb nga -8,4% dhe -7,5% respektivisht sipas BB, dhe FMN n\u00eb -9% sipas BERZH. Qeveria shqiptare, n\u00eb parashikimet<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/sfidat-e-ekonomise-4\/#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a>\u00a0e saj, vler\u00ebson q\u00eb r\u00ebnia ekonomike e vendit p\u00ebr vitin 2020 do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin e 6.1%.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sa m\u00eb lart, v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se gjat\u00eb 2020, qeveria shqiptare dhe biznesi u p\u00ebrball\u00ebn me r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb ekonomis\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar r\u00ebnie t\u00eb prodhimit, konsumit, t\u00eb ardhurave dhe investimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cili ka qen\u00eb roli i Sekretariatit t\u00eb KI gjat\u00eb k\u00ebtij viti?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb debat sa m\u00eb realist, gjat\u00eb periudh\u00ebs mars \u2013 maj 2020, KI nd\u00ebrmori nj\u00eb anketim mbi \u201cVler\u00ebsimin e ndikimit t\u00eb pasojave q\u00eb rrjedhin nga Pandemia e COVID-19 mbi Aktivitetin e Biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, me q\u00ebllim identifikimin e problematikave m\u00eb kryesore dhe sugjerimet p\u00ebr p\u00ebrballjen e situat\u00ebs nga perspektiva e biznesit. Kjo p\u00ebrgjigje u mund\u00ebsua n\u00eb koh\u00eb, pasi q\u00eb nga viti 2015, Sekretariati i K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, vazhdimisht ka nd\u00ebrmarr\u00eb anketime me q\u00ebllim hartimin e analizave dinamike p\u00ebr vler\u00ebsimin e masave fiskale dhe anti-informalitet n\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Detyrat e reja iu besuan gjithashtu Sekretariatit nga Kryetarja e KI -s\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur me rigorozitet rekomandimet e m\u00ebparshme t\u00eb IC-s\u00eb dhe leht\u00ebsimin e pes\u00eb grupeve t\u00eb pun\u00ebs (7 takime t\u00eb ndjekura nga 70 persona).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, q\u00eb nga fundi i janarit 2020, v\u00ebmendje dhe ndjekje e ve\u00e7ant\u00eb iu dha nga Sekretariati a) shqet\u00ebsimeve t\u00eb biznesit p\u00ebr ngrirjen e llogarive bankare nga bankat lokale tregtare dhe p\u00ebr transparenc\u00ebn e taksave dhe tarifave lokale t\u00eb biznesit t\u00eb vendosura nga bashkit\u00eb b) fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tre Grupeve t\u00eb Pun\u00ebs \u2013 t\u00eb themeluara n\u00eb fushat me p\u00ebrpar\u00ebsi: Agrop\u00ebrpunimi, TIK, Energjia \u2013 pas zyrtarizimit t\u00eb Urdhrave t\u00eb firmosura nga ministrat p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Disa gjetje nga Anketimi i KI<\/strong><\/p>\n<p>Referuar anketimit, t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb pritet t\u00eb ndikohen negativisht nga pandemia dhe gati gjysma e ekonomis\u00eb shqiptare ndali veprimtarin\u00eb, duke parashikuar r\u00ebnie deri m\u00eb shum\u00eb se 20% n\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre vjetore. Mungesa e klient\u00ebve, mungesa e likuiditetit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb likuidimin e pagave dhe respektimi i detyrimeve dhe pagesave tatimore jan\u00eb problemet m\u00eb t\u00eb shpeshta me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet biznesi gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Pandemia ndryshoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb punuarit.<\/p>\n<p>Sot, biznesi po p\u00ebrballet me pamund\u00ebsin\u00eb e stafit t\u00eb vet p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe kjo e detyroi at\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb \u201cmend\u00ebsin\u00eb\u201d. Sot, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e biznesit po aplikon pun\u00ebn online. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjendur n\u00eb kushte izolimi, shum\u00eb biznese pranojn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrdorur sh\u00ebrbimet online dhe madje deklarojn\u00eb se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin ato edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. T\u00eb dyja k\u00ebto v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb rritje q\u00eb teknologjia po merr n\u00eb aktivitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb biznesit dhe konsumatorit, duke v\u00ebn\u00eb sektorin privat, por edhe at\u00eb publik p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs s\u00eb investimeve serioze n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb pandemia e nxori n\u00eb pah \u00ebsht\u00eb edhe fakti i var\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb nga importi. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb kan\u00eb var\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb ndaj importeve, ku industria \u00ebsht\u00eb pothuajse e varur totalisht. Nga anketimi i KI del se vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl e sip\u00ebrmarrjes, rreth 2% e kompanive q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Tregti, Industri e Sh\u00ebrbime mund t\u00eb mb\u00ebshteten totalisht n\u00eb produktet vendase. Theksojm\u00eb se sot, si rrjedhoj\u00eb e pandemis\u00eb, ekonomit\u00eb europiane po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb burime alternative p\u00ebr importet e tyre, burime m\u00eb af\u00ebr vendndodhjes s\u00eb tyre dhe kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb oportunitet p\u00ebr vendin ton\u00eb. M\u00eb specifikisht, ne e analizuam k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb s\u00eb fundmi, n\u00eb kuadrin e studimit mbi maksimizimin e potencialeve n\u00eb Agrop\u00ebrpunim, ku edhe u dhan\u00eb rekomandime m\u00eb specifike.<\/p>\n<p>N\u00ebse u referohemi t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb anketimit, kompanit\u00eb tona jan\u00eb s<em>eriozisht t\u00eb pap\u00ebrgatitura n\u00eb p\u00ebrballimin e situatave emergjente.<\/em>\u00a086% e kompanive deklaruan se nuk kan\u00eb plan emergjence dhe nuk kan\u00eb strategji t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb riskut, duke i b\u00ebr\u00eb ato mjaft vulnerab\u00ebl.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb vitit 2020, K\u00ebshilli i Investimeve konsolidoi fizionomin\u00eb e krijuar tashm\u00eb q\u00eb prej krijimit t\u00eb tij n\u00eb 2015, si platforma m\u00eb e q\u00ebndrueshme e konsultimit dhe dialogut n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin biznes-institucione-donator\u00eb. Ky profil i krijuar \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb pune serioze nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebr vite t\u00eb KI. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet roli proaktiv i komunitetit t\u00eb biznesit n\u00eb paraqitjen n\u00eb mbledhjet e KI t\u00eb problematikave konkrete t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb investimeve. Nga ana tjet\u00ebr, q\u00ebndrimi konstruktiv i institucioneve kundrejt platform\u00ebs dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb ngritura e ka leht\u00ebsuar formatin e dialogut midis pal\u00ebve dhe monitorimin.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb Sekretariati i mb\u00ebshtetur nga partner\u00ebt, si dhe i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb ekspert\u00ebsh t\u00eb pavarur, ka mund\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn p\u00ebrgatitore dhe analitike sa i takon p\u00ebrgatitjes s\u00eb materialeve dhe analizave t\u00eb problematikave t\u00eb ngritura nga biznesi, edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si rezultat i COVID-19.<\/p>\n<p>K\u00ebto analiza t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb planin ligjor-rregullator dhe at\u00eb ekonomik, mendoj se i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb karakter gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb gjitha gjetjeve dhe rekomandimeve t\u00eb diskutuara n\u00eb KI, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb lidhen me impaktin e COVID-19 n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare dhe rim\u00ebk\u00ebmbjen e saj n\u00eb vitet n\u00eb vijim. K\u00ebtu, vlen t\u00eb theksohet edhe mb\u00ebshtetja e madhe e BERZH\/SECO dhe MFE p\u00ebr Sekretariatin dhe t\u00eb gjith\u00eb platform\u00ebn e KI, duke advokuar rolin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit, si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr rritjen e besimit n\u00eb dialogun mbi klim\u00ebn e investimeve midis biznesit dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve.<\/p>\n<p>KI dhe Sekretariati p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk e ndal\u00ebn pun\u00ebn gjat\u00eb faz\u00ebs m\u00eb emergjente t\u00eb COVID-19, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn mars-qershor, duke qen\u00eb af\u00ebr komunitetit t\u00eb biznesit dhe profesionist\u00ebve. Roli proaktiv i Sekretariatit n\u00eb prezantimin e t\u00eb parit anketim komb\u00ebtar me bizneset mbi Impaktin e COVID-19 n\u00eb Ekonomi, p\u00ebrgatitja periodike dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e p\u00ebrmbledhjeve ligjore n\u00eb nj\u00eb kontekst ku dinamikat, masat dhe ndryshimet ligjore ishin t\u00eb p\u00ebrditshme, si dhe organizimi i mbledhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb KI me pjes\u00ebmarrje absolute t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij dhe nj\u00eb numri t\u00eb madh v\u00ebzhguesish, mendoj se tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Roli i KI dhe i Sekretariatit n\u00eb vend dhe rajon u njoh\u00ebn pozitivisht edhe gjat\u00eb Konferenc\u00ebs Globale t\u00eb K\u00ebshillave t\u00eb Investimeve t\u00eb BERZH-it q\u00eb u mbajt online n\u00eb datat 2-3 qershor 2020, me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga qeverit\u00eb e ndryshme, si dhe komuniteti i biznesit.<\/p>\n<p>Sigurisht, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e pun\u00ebs q\u00eb evidentohet m\u00eb leht\u00ebsisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrapa ka nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebrgatitore t\u00eb p\u00ebrditshme dhe sistemike, q\u00eb ka mund\u00ebsuar 4 mbledhje plenare t\u00eb KI \u2013 \u201cNd\u00ebrveprimi Biznes-Bashki\u201d \u2013 janar, \u201cAnketa mbi Impaktin e COVID-19 n\u00eb Ekonomi\u201d-prill, \u201cP\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbjen Ekonomike post-COVID-19\u201d, dhe \u201cMbi stimulimin e Investimeve n\u00eb Agrop\u00ebrpunim\u201d, si dhe me ngritjen e grupeve t\u00eb pun\u00ebs me pjes\u00ebmarrjen e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebse \u201cP\u00ebr Agrop\u00ebrpunimin\u201d dhe \u201cDixhitalizimin\u201d dhe zhvillimin e mbledhjeve paraprake; monitorimin rigoroz t\u00eb rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna; nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm takimesh dhe diskutimesh me partner\u00ebt tan\u00eb, si dhe e gjith\u00eb puna p\u00ebr b\u00ebrjen transparente dhe publikimin n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktivitetit t\u00eb KI dhe Sekretariatit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat konsideroni si sfida t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb vitin 2021 dhe a mendoni se burimet e rritjes ekonomike n\u00eb vitet e ardhshme duhet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, par\u00ebsore mbetet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet e ndershme, si dhe dalja nga pandemia q\u00eb ende kusht\u00ebzohet nga t\u00eb papritura dhe rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike n\u00eb vitin 2021. Nd\u00ebrsa n\u00eb kontekstin edhe t\u00eb analizave dhe sugjerimeve t\u00eb KI n\u00eb k\u00ebto 5 vite pune, mund t\u00eb n\u00ebnvizoj se: (1) Formalizimi i ekonomis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sektor\u00eb si turizmi, bujq\u00ebsia, sh\u00ebrbimet, etj., n\u00eb t\u00eb cilat informaliteti shfaq tipologji specifike dhe \u00ebsht\u00eb faktor thelb\u00ebsor q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon konkurrenc\u00ebn e ndershme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, krizat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb lidhen me situatat e krijuara n\u00eb vend pas t\u00ebrmetit dhe gjat\u00eb COVID-19, krijojn\u00eb premisa p\u00ebr rritjen e informalitetit, por nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndihma e qeveris\u00eb t\u00eb jepet n\u00eb koh\u00eb tek p\u00ebrfituesit; (2) Sfida tjet\u00ebr e qen\u00ebsishme ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me konsolidimin e institucioneve dhe thjesht\u00ebzimin dhe stabilizimin e kuadrit ligjor dhe n\u00ebnligjor fiskal, si nj\u00eb premis\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes.<\/p>\n<p>Nismat m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb heqjen e tatimfitimit p\u00ebr BVM dhe rritja e pragut t\u00eb TVSH, mund t\u00eb krijojn\u00eb frym\u00ebmarrje p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl, sidomos pas v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb krijuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb pandemie; sfida e sasis\u00eb dhe rikualifikimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kushtet e revolucionit dixhital, pron\u00ebs dhe prioritizimit global t\u00eb klim\u00ebs dhe mjedisit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb lidhje me prioritizimin e sektor\u00ebve \u2013 theksoj se bazuar n\u00eb analizat tona, kryesisht n\u00eb sugjerimet e biznesit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KI, sugjerohet se rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike e vendit do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshpejtohej n\u00ebse nd\u00ebrhyrjet dhe mb\u00ebshtetja do t\u00eb jet\u00eb e fokusuar n\u00eb disa sektor\u00eb prioritar\u00eb:<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia dhe Agrop\u00ebrpunimi siguron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto t\u00eb vendit dhe mbulon pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb pun\u00ebsimit. Madje, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, bujq\u00ebsia ishte sektori m\u00eb pak i prekur, i cili vazhdoi pun\u00ebn pavar\u00ebsisht situat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, (1) masat nxit\u00ebse mbi de-fragmentizimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore dhe nxitja e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prodhimit vendas \u201cMade in Albania\u201d, i cili po tregon se ka potenciale si p.sh., domatja; dhe, (2) b\u00ebrja transparente dhe leht\u00ebsimi i aksesit n\u00eb informacion mbi politikat mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb\/agrop\u00ebrpunimit nga donator\u00ebt do t\u00eb ishin premisat e para p\u00ebr optmizimin e potencialeve dhe rritjen cil\u00ebsore t\u00eb sektorit. Edhe kombinimi i Turizmit me sektorin e agros po tregon se jan\u00eb potenciale t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por mbetet t\u00eb monitorohet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka potenciale n\u00eb sektorin e energjis\u00eb dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb burimeve minerale. M\u00eb specifikisht, plot\u00ebsimi n\u00eb koh\u00eb i kuadrit ligjor mbi sektorin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe b\u00ebrja efektive e tregut t\u00eb liberalizuar t\u00eb energjis\u00eb dhe Burs\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb, por edhe investimi n\u00eb rrjetin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar aksesin teknik p\u00ebr prodhuesit vendas t\u00eb energjis\u00eb diellore dhe t\u00eb er\u00ebs, jan\u00eb disa nga rekomandimet q\u00eb KI mendon se do t\u00eb zhvillojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sektor\u00ebve t\u00eb lartp\u00ebrmendur, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb investoj\u00eb seriozisht n\u00eb Teknologjin\u00eb e Informacionit dhe Inovacion me fokus SME-t\u00eb. COVID-19 evidentoi nevoj\u00ebn p\u00ebr diversifikimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe nxori n\u00eb pah edhe problematik\u00ebn e mungesave s\u00eb planeve t\u00eb emergjencave nga ana e bizneseve, ndaj n\u00eb situat\u00ebn post-COVID-19, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi TIK dhe Inovacioni nd\u00ebrlidhen dhe ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb vijim n\u00eb axhend\u00ebn e KI?<\/strong><\/p>\n<p>Sekretariati n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt n\u00eb KI p\u00ebrgatit mbi baza vjetore nj\u00eb axhend\u00eb potenciale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb analizohen dhe m\u00eb pas diskutohen n\u00eb mbledhjet e KI. Axhenda p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e nj\u00eb votimi nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm temash dhe \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb biznesit t\u00eb filtruara paraprakisht nga Sekretariati. Aktualisht jan\u00eb n\u00eb axhend\u00eb problematika t\u00eb lejeve mjedisore, inovacionit t\u00eb SME-ve dhe aksesit t\u00eb fondeve, ankimit admnistrativ, etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb vit, KI sh\u00ebnoi edhe 5-vjetorin e krijimit. A mendoni se keni advokuar sa duhet mbi sugjerimet dhe rekomandimet e biznesit dhe grupeve t\u00eb interesit n\u00eb mbledhjet e KI?<\/strong><\/p>\n<p>Sikurse e theksova edhe m\u00eb sip\u00ebr, KI, si nj\u00eb platform\u00eb konsultative e krijuar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Memorandumit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit midis Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe BERZH, ka si q\u00ebllim par\u00ebsor nd\u00ebrtimin e nj\u00eb modeli dialogu t\u00eb strukturuar, transparent dhe t\u00eb formalizuar nd\u00ebrmjet sektorit privat dhe vendimmarrjes dhe gjithmon\u00eb i fokusuar n\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion mendoj se platforma ia ka arritur q\u00ebllimit, por duhet theksuar se nd\u00ebrtimi i dialogut sistemik midis pal\u00ebve dhe adresimi i gjetjeve mbi klim\u00ebn e investimeve n\u00ebp\u00ebrmjet rekomandimeve konkrete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces dinamik, i vazhduesh\u00ebm dhe k\u00ebrkon angazhim serioz nga pal\u00ebt, si dhe vendosjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb prioriteteve, gj\u00eb e cila jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb planin institucional, apo n\u00eb kushtet e krizave komb\u00ebtare natyrore apo sh\u00ebndet\u00ebsore globale.<\/p>\n<p>Metodologjia e pun\u00ebs s\u00eb KI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model \u201cnga posht\u00eb \u2013 lart\u201d, pra problemet vijn\u00eb nga sip\u00ebrmarrja dhe drejtohen p\u00ebr dialog dhe rrug\u00ebzgjidhje te vendimmarrja n\u00ebp\u00ebrmjet Sekretariatit. Zgjidhja e k\u00ebtyre problematikave diskutohet me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb takime me ekspert\u00eb t\u00eb fushave specifike dhe biznese t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Sekretariati mb\u00ebshtet pun\u00ebn e tij n\u00eb analiza paraprake ligjore dhe ekonomike, p\u00ebr t\u00eb cilat ne jemi t\u00eb balancuar, t\u00eb paansh\u00ebm dhe mundohemi t\u00eb jemi sa m\u00eb profesional\u00eb si dhe tek Anketat me bizneset. Bashk\u00ebpunimi me komunitetin e biznesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat e forta t\u00eb k\u00ebsaj platforme. Deri m\u00eb sot jan\u00eb realizuar 10 anketa, dhe jan\u00eb p\u00ebrgjigjur mbi 2000 biznese, duke i dh\u00ebn\u00eb z\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, adresimi i problematikave t\u00eb biznesit b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet rekomandimeve t\u00eb paraqitura p\u00ebr votim n\u00eb KI dhe n\u00ebp\u00ebrmjet monitorimit sistemik t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb tyre nga institucionet e linj\u00ebs. Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr dhe n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb, rekomandimet e miratuara n\u00eb KI nuk jan\u00eb nj\u00eb pik\u00eb mb\u00ebrritje, por nj\u00eb pik\u00ebnisje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zgjidhjen e problematikave t\u00eb biznesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, advokimi i rekomandimeve t\u00eb KI dhe presioni pozitiv p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e tyre duhet par\u00eb si nj\u00eb rol n\u00eb vazhdim\u00ebsi i t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e diskutimit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nivelin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb rekomandimeve t\u00eb KI mund t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj vet\u00ebm disa statistika nga raportet tona t\u00eb monitorimit, mbi numrin e gjetjeve dhe t\u00eb rekomandimeve t\u00eb realizuara sipas fushave specifike:<\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnoi edhe 5-vjetorin e krijimit t\u00eb KI, i cili p\u00ebrkoi edhe me periudh\u00ebn e faz\u00ebs m\u00eb emergjente nga COVID-19 n\u00eb muajin prill. Platforma e KI e ngritur n\u00eb Shqip\u00ebri, sh\u00ebrbeu m\u00eb pas si model i suksessh\u00ebm, edhe p\u00ebr krijimin e platformave t\u00eb ngjashme me fokus p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit dhe mir\u00ebqeverisjes n\u00eb vende t\u00eb ndryshme ky BERZH operon.<\/p>\n<p>Mendoj se puna e KI dhe e Sekretariatit n\u00eb k\u00ebto 5 vite ka sh\u00ebnuar disa arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku m\u00eb kryesoret mund t\u00eb n\u00ebnvizohen:<\/p>\n<p>(a) Influencimi n\u00eb zbatimin e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb reform\u00ebs ndaj informalitetit n\u00eb vend me nj\u00eb qasje m\u00eb bashk\u00ebpunuese ndaj biznesit;<\/p>\n<p>(b) Influencimi n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet ligjore dhe thjeshtimin e procedurave n\u00eb fush\u00ebn tatimore dhe doganore;<\/p>\n<p>(c) Rritjen e transparenc\u00ebs nga ana e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbimet ndaj biznesit;<\/p>\n<p>(d) Konsultimin e gjer\u00eb t\u00eb drafteve dhe iniciativave ligjore si p.sh: Ligji Mbi Falimentimin n\u00eb 2015, Ligji i Unifikuar i Investimeve, etj.<\/p>\n<p>(e) B\u00ebrjen transparente t\u00eb incentivave t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe atyre n\u00eb nivel sektorial;<\/p>\n<p>f) prioritizimin e debatit mbi transparenc\u00ebn dhe incentivat e investimeve si edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrpjekje sistemike, t\u00eb integruara biznes-qeveri-universitete me fokus cil\u00ebsin\u00eb dhe aft\u00ebsi t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur do t\u00eb thoja se rekomandimet e KI n\u00eb nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kan\u00eb synuar t\u00eb rrisin transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien e institucioneve, si dhe t\u00eb nxitin qeverisjen e mir\u00eb, si t\u00eb sektorit publik, edhe t\u00eb sektorit privat. Ne jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb e partner\u00ebve t\u00eb KI dhe Sekretariatit, p\u00ebr rolin edhe m\u00eb aktiv t\u00eb platform\u00ebs dhe realizimin e shpejt\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna prej saj. Ato tregojn\u00eb besimin ndaj saj dhe na motivojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb.<\/p>\n<div id=\"attachment_250596\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 439px;\">\n<p><a href=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-250596 \" src=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg\" sizes=\"(max-width: 550px) 100vw, 550px\" srcset=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg 668w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961-300x176.jpg 300w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg 185w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg 110w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg 392w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-a-mendoni-se-do-ti-perdorni-edhe-ne-te-ardhmen-961.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"439\" height=\"258\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"wp-caption-text\">BURIMI: K\u00cbSHILLI I INVESTIMEVE<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"attachment_250597\" class=\"wp-caption alignnone\" style=\"width: 445px;\">\n<p><a href=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-250597 \" src=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg\" sizes=\"(max-width: 550px) 100vw, 550px\" srcset=\"https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg 668w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961-300x176.jpg 300w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg 185w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg 110w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg 392w, https:\/\/investment.com.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Nese-po-investimet-do-te-fokusohen-drejt-961.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"445\" height=\"261\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"wp-caption-text\">BURIMI: K\u00cbSHILLI I INVESTIMEVE<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kriza dhe si?<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2021 \u00ebsht\u00eb unik p\u00ebr sa i takon daljes nga sfidat unike natyrore, sh\u00ebndet\u00ebsore dhe zgjedhore. Mendoj q\u00eb kriza ka ridimensionuar shpejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn disa n\u00ebnsektor\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb \u201cdomosdosh\u00ebm\u201d p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha funksionimin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga analizat tona gjat\u00eb 2020, u evidentua roli unik i reform\u00ebs dixhitale (sh\u00ebrbimet online) t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb zbutjen e sfidave t\u00eb biznesit, si dhe nevoja p\u00ebr hartimin e planeve t\u00eb emergjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e biznesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bujq\u00ebsia zbuti efektet e kriz\u00ebs n\u00eb afatshkurt\u00ebr dhe kontribuoi pozitivisht n\u00eb balanc\u00ebn import\/eksport.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do t\u00eb thoja q\u00eb sektori i sh\u00ebrbimeve do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb konsolidoj\u00eb kontributin e tij n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht sh\u00ebrbimet (blerjet online, etj.) q\u00eb lidhen me dixhitalizimin dhe sh\u00ebrbimet e Inteligjenc\u00ebs Artificiale. Nga ana sektoriale, besoj se n\u00ebnsektor\u00ebt q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin, arsimin dhe \u201cnjohurive t\u00eb sakta mbi mirushqyerjen dhe mir\u00ebjetes\u00ebn ose \u201cwell beeing\u201d do t\u00eb prioritizohen, si nga ana e sh\u00ebrbimit publik, por edhe atij social e privat. Po k\u00ebshtu edhe investimet n\u00eb dixhitalizimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb fush\u00ebn financiare, si pasoj\u00eb e dy ligjeve t\u00eb miratuara gjat\u00eb 2020, japin premisa p\u00ebr nj\u00eb hov t\u00eb ri n\u00eb 2021 t\u00eb n\u00ebnsektorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, SME-t\u00eb duhet t\u00eb futen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive n\u00eb rrug\u00ebn e transformimit dixhital. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb me opsion, por kusht p\u00ebr mbijetes\u00eb pasi n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend, do ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me konkurrenc\u00ebn rajonale. Sinqerisht, k\u00ebtu besoj se kjo mund t\u00eb jet\u00eb edhe ana pozitive e kriz\u00ebs, pasi dihet q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr sa i takon indikatorit t\u00eb \u201cbusiness sophistication\u201d. Miratimi i strategjis\u00eb s\u00eb broadband n\u00eb 2020 dhe p\u00ebrfshirja n\u00eb buxhetin e 2021 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt krijimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs baz\u00eb p\u00ebr stimulimin e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Investimet publike me fokus infrastruktur\u00ebn (rrug\u00eb, hekurudha, energji), besoj se do t\u00eb stimulojn\u00eb ecurin\u00eb e investimeve n\u00eb sektor\u00eb q\u00eb aktualisht presin t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb kriza sh\u00ebndet\u00ebsore, sikurse turizmi apo industria p\u00ebrpunuese nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi e ka vijuar rritjen edhe gjat\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sektori i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb risi dhe q\u00eb t\u00eb optimizoj\u00eb ndikimin n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit duhet t\u00eb harmonizohet n\u00eb koh\u00eb me progresin e investimeve publike. N\u00ebse p\u00ebrgatitja e kuadrit ligjor e n\u00ebnligjor do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb koh\u00eb, ky sektor do t\u00eb duhet t\u00eb stimulohet p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kemi incentiva dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb instrumentesh financiar\u00eb e bankar\u00eb q\u00eb e leht\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb progres.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/sfidat-e-ekonomise-4\/#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1<em>]<\/em><\/a><em>FMN, World Economic Outlook, Tetor 2020<\/em><\/p>\n<p><em><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/sfidat-e-ekonomise-4\/#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a>Projektbuxheti 2021<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Publikuar n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/sfidat-e-ekonomise-4\/\">Revist\u00ebn Monitor<\/a>, 25 dhjetor 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet Drejtuesja e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve, Diana Leka (Angoni) &nbsp; Par\u00ebsore mbetet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet e ndershme, si dhe dalja nga pandemia q\u00eb ende kusht\u00ebzohet nga t\u00eb papritura dhe rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike n\u00eb vitin 2021. Sektor\u00ebt prioritar\u00eb\u2026 &nbsp; 2020-a ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr vendin, pas t\u00ebrmetit dhe pasojave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6285,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[67],"tags":[],"class_list":["post-6305","publication","type-publication","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publikime-2020"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/publication"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6310,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/6305\/revisions\/6310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}