{"id":7721,"date":"2023-01-26T08:33:31","date_gmt":"2023-01-26T08:33:31","guid":{"rendered":"https:\/\/investment.com.al\/publication\/the-vision-of-the-future-should-be-toward-investments-that-positively-impact-the-economy-albanian\/"},"modified":"2023-01-26T09:11:42","modified_gmt":"2023-01-26T09:11:42","slug":"vizioni-i-se-ardhmes-te-jene-investimet-qe-ndikojne-pozitivisht-ekonomine","status":"publish","type":"publication","link":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/publication\/vizioni-i-se-ardhmes-te-jene-investimet-qe-ndikojne-pozitivisht-ekonomine\/","title":{"rendered":"Vizioni i s\u00eb ardhmes t\u00eb jen\u00eb investimet q\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht ekonomin\u00eb"},"content":{"rendered":"<h6><strong>Intervist\u00eb me znj. Diana Leka, drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve (KIS)<\/strong><\/h6>\n<p>Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe sidomos largimi i punonj\u00ebsve t\u00eb trajnuar po ndikon negativisht n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb shfryt\u00ebzimin e potencialit maksimal t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Diana Leka, drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve (KIS), nj\u00eb platform\u00eb dialogu publik-privat, thot\u00eb se kjo situat\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb orientimin e biznesit drejt automatizimit apo edhe konsolidimit t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb vende t\u00eb reja, e cila sigurisht vjen me kostot e saj.<\/p>\n<p>Ajo shton se n\u00eb t\u00eb ardhmen vizioni duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb investimet q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet ESG, pra q\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht ekonomin\u00eb, mjedisin, jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb vitin 2022?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto tre vite prioritizuan nevoj\u00ebn e kapaciteteve institucionale, por edhe t\u00eb modeleve t\u00eb biznesit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rreziqet\/krizat q\u00eb sjellin kosto t\u00eb paparashikueshme, por edhe stimulojn\u00eb perspektiva t\u00eb reja.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sapo ekonomia filloi t\u00eb dal\u00eb nga kriza sanitare, nisi kriza energjetike, pasoj\u00eb e konfliktit Rusi \u2013 Ukrain\u00eb. Bazuar n\u00eb shifrat zyrtare t\u00eb INSTAT, ekonomia u rrit me 4.02% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb 2022, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kontributi kryesor erdhi kryesisht nga tregtia, turizmi, nd\u00ebrtimi dhe pasurit\u00eb e paluajtshme; nd\u00ebrsa kontribut negativ ka dh\u00ebn\u00eb industria dhe energjia.<\/p>\n<p>Inflacioni vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke sjell\u00eb pasojat negative t\u00eb rritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb ekonomi, kryesisht n\u00eb shport\u00ebn e ushqimeve baz\u00eb dhe transport.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shifrat zyrtare t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb tregojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb norm\u00ebs p\u00ebr moshat 15+ n\u00eb 10,6% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb 9-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2022, Investimet e Huaja Direkte sh\u00ebnuan vler\u00ebn +984 milion\u00eb euro, ose +35%, krahasuar me +729 milion\u00eb euro n\u00eb 9-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, flukset valutore hyr\u00ebse n\u00eb form\u00ebn e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte ishin t\u00eb p\u00ebrqendruara kryesisht n\u00eb sektorin e aktiviteteve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme (n\u00eb mas\u00ebn 18% t\u00eb totalit), industrin\u00eb nxjerr\u00ebse (n\u00eb mas\u00ebn 21%), energji (n\u00eb mas\u00ebn 14%), si dhe industri p\u00ebrpunuese (n\u00eb mas\u00ebn 12%).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ende, nuk kemi nj\u00eb Investitor t\u00eb huaj n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb. Mb\u00ebshtetur nga turizmi dhe sektori i nd\u00ebrtimit, ekonomia shqiptare ka mundur t\u00eb ruaj\u00eb trend pozitiv rritje gjat\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Gjithashtu p\u00ebr sa u takon dinamikave ligjore dhe rregullatore n\u00eb fush\u00ebn e klim\u00ebs s\u00eb biznesit, t\u00eb cilat jan\u00eb monitoruar nga Sekretariati theksoj:<\/p>\n<p>miratimin e legjislacionit sekondar n\u00eb lidhje me zbatimin e ligjit \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimet e pagesave\u201d, q\u00eb u mund\u00ebson nj\u00eb grupi m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb institucioneve\/agjent\u00ebve t\u00eb licencuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e pagesave elektronike; miratimin e ligjit \u201cP\u00ebr mbrojtjen dhe zhvillimin e startup inovative\u201d dhe alokimi i fondeve publike p\u00ebr t\u00eb stimuluar startup-et; p\u00ebr t\u00eb hedhur p\u00ebr konsultim publik.<\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr identifikimin elektronik dhe sh\u00ebrbimet e besuara\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb transpozim i eIDAS Regulation; p\u00ebrmir\u00ebsime ligjore n\u00eb lidhje me stimulimin e investimeve n\u00eb Agrop\u00ebrpunim (\u201cP\u00ebr prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre\u201d, miratimi i ligjit \u201cP\u00ebr vreshtat dhe ver\u00ebn\u201d, disa p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb lidhje me mir\u00ebfunksionimin e platform\u00ebs E-leje, leht\u00ebsimin e rimbursimit t\u00eb TVSH (Mars 2022), disa nd\u00ebrhyrje n\u00eb drejtim t\u00eb stimulimit t\u00eb formalizimit n\u00ebp\u00ebrmjet skemave komb\u00ebtare mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb bujq\u00ebsi, krijimi i nj\u00eb inventari t\u00eb pronave publike n\u00eb bujq\u00ebsi, apo p\u00ebrgatitja e draft-ligjit n\u00eb drejtim t\u00eb eficienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb (n\u00eb proces).<br \/>\n<strong>Vizion i qart\u00eb<\/strong><br \/>\n<strong>N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb krizash unike, ridimensionohet roli i hartimit t\u00eb nj\u00eb vizioni t\u00eb qart\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebria ndaj prioriteteve dhe buxhetimi n\u00eb koherenc\u00eb me to. Kriza sanitare konfirmoi se partneriteti dhe ndarja n\u00eb koh\u00eb e informacionit dhe njohurive p\u00ebr zgjidhje sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe inovatore leht\u00ebsojn\u00eb kostot. Por ndryshimi i vazhduesh\u00ebm i legjislacionit, sidomos atij fiskal, krijon pasiguri dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr biznesin.<\/strong><br \/>\n<strong>Si e prisni ecurin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit n\u00eb vitin 2023? Cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht dhe negativisht?<\/strong><\/p>\n<p>2023 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit elektoral, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bazuar n\u00eb vler\u00ebsimet zyrtare, pritet t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb rritjen ekonomike, e ndikuar edhe nga situata globale.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, rritja do t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 2,6%. Banka Bot\u00ebrore, n\u00eb vler\u00ebsimin e saj m\u00eb t\u00eb fundit, thekson se ekonomia shqiptare do t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb ritmin e rritjes n\u00eb 2,3% gjat\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shitja e energjis\u00eb, si pasoj\u00eb e rezervave hidrike t\u00eb njoftuara, pritet t\u00eb konfirmoj\u00eb efektin n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Zhvillimi i turizmit ka qen\u00eb nj\u00eb nxit\u00ebs mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit, i cili pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb ekonomin\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit, po besoj se m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje duhet dh\u00ebn\u00eb te cil\u00ebsia, standardi dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e ofert\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konsoliduar rritjen dhe kontributin.<\/p>\n<p>Projektet e m\u00ebdha infrastrukturore pritet t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ofert\u00ebn turistike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi dhe investimet n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme do t\u00eb jen\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb vend, duke par\u00eb interesimin sidomos t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb investimet n\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por vizioni i s\u00eb ardhmes duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb investimet q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet ESG pra \u2013 ndikojn\u00eb pozitivisht ekonomin\u00eb, mjedisin, jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Investimet n\u00eb energji, fotovoltaike dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, do t\u00eb ndikonin kostot e biznesit n\u00eb afatmes\u00ebm, duke ndihmuar n\u00eb rritje t\u00eb eficienc\u00ebs dhe konkurrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht K\u00ebshilli i Investimeve po punon me subjektet SME n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb ardhshme do ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb me m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb pun\u00ebs suaj, cilat keni konstatuar si shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb biznesit dhe cilat jan\u00eb rekomandimet tuaja p\u00ebr zgjidhjen e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Referuar pun\u00ebs s\u00eb KI 2022, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe sidomos largimi i punonj\u00ebsve t\u00eb trajnuar (mungesa e aft\u00ebsive) do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb maksimizimin e potencialit t\u00eb ekonomis\u00eb, por besoj se do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb orientimin e biznesit drejt automatizimit, apo edhe konsolidimit t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb vende t\u00eb reja, e cila sigurisht vjen me kostot e saj.<\/p>\n<p>Rritja e pag\u00ebs minimale dhe asaj reale do ndikoj\u00eb n\u00eb ekuilibrat midis ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, investimi n\u00eb drejtim t\u00eb edukimit, sistemeve t\u00eb dixhitalizimit dhe menaxhimit t\u00eb sistemeve t\u00eb rrezikut apo q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kosto fillimisht e do t\u00eb stimuloj\u00eb produktivitetin.<\/p>\n<p>K\u00ebto kosto mund t\u00eb leht\u00ebsohen edhe nga mb\u00ebshtetje q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nga axhenda europiane e vendit.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu ka shum\u00eb pun\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb harmonizimit e informimit n\u00eb koh\u00eb, eficienc\u00ebs s\u00eb absorbimit dhe rritjes s\u00eb kapaciteteve institucionale t\u00eb menaxhimit t\u00eb fondeve apo shpron\u00ebsimeve q\u00eb mbeten probleme sistemike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb vend me nivele t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb burimeve minerale dhe prodhim t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb Ballkan, por jo vet\u00ebm. N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb krizash unike, ridimensionohet roli i hartimit t\u00eb nj\u00eb vizioni t\u00eb qart\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebria ndaj prioriteteve dhe buxhetimi n\u00eb koherenc\u00eb me to.<\/p>\n<p>Kriza sanitare konfirmoi se partneriteti dhe ndarja n\u00eb koh\u00eb e informacionit dhe njohurive p\u00ebr zgjidhje sa m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe inovatore leht\u00ebsojn\u00eb kostot. Por ndryshimi i vazhduesh\u00ebm i legjislacionit, sidomos atij fiskal, krijon pasiguri dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr biznesin.<\/p>\n<p>Transparenca n\u00eb p\u00ebrdorimin e fondeve publike dhe konsultimi cil\u00ebsor paraprak i drafteve ligjore me grupet e interesit do t\u00eb ndikoj\u00eb ecurin\u00eb normale t\u00eb aktivitetit t\u00eb sektorit privat.<\/p>\n<p>Me interes kan\u00eb qen\u00eb edhe zhvillimet e fundit n\u00eb lidhje me projektligjin \u201cP\u00ebr Tatimin mbi t\u00eb Ardhurat\u201d. Ku, p.sh., shtyrja e diskutimit d\u00ebshmoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb konsultimit publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore dhe joformale, p\u00ebr akte kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga krizat, objektivi duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb reform\u00eb afatgjat\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme n\u00eb fush\u00ebn tatimore dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave personale, karakteristika k\u00ebto q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pika t\u00eb forta t\u00eb politikave tatimore dhe fiskale n\u00eb vend n\u00eb vitet e tranzicionit.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e hapjes s\u00eb tregut (Ballkani i Hapur dhe m\u00eb tej BE) sektor\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb till\u00eb si industria p\u00ebrpunuese dhe bujq\u00ebsia n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr mb\u00ebshtetje buxhetore p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar konkurrimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me vendet e rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb specifikisht, n\u00eb kuadrin e axhend\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr me fokus konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e SME-ve, hartimi i politikave leht\u00ebsuese n\u00eb sektorin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe eficienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ndaj, mb\u00ebshtetja buxhetore nuk duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te segmenti i konsumator\u00ebve familjar\u00eb (aktualisht p\u00ebr panele diellore p\u00ebr ngrohjen e ujit) por edhe mikroinvestimet n\u00eb sektorin e energjive t\u00eb rinovueshme (si p.sh. vet\u00ebprodhuesit), si dhe n\u00eb sektorin e eficienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsimi n\u00eb koh\u00eb i legjislacionit sekondar n\u00eb lidhje me metodologjit\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb energjis\u00eb nga vet\u00ebprodhuesit n\u00eb tregun e parregulluar, skem\u00ebs s\u00eb matjes neto t\u00eb energjis\u00eb elektrike, garantimit t\u00eb parametrave t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb t\u00eb furnizimit me energji elektrike t\u00eb paraprihen nga miratimi n\u00eb koh\u00eb i treguesve t\u00eb kritereve standarde, t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit.<br \/>\n<strong>Drafti p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat<\/strong><\/h6>\n<h6><strong>Shtyrja e diskutimit d\u00ebshmoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb konsultimit publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore dhe joformale, p\u00ebr akte kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Pavar\u00ebsisht nga krizat, objektivi duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb reform\u00eb afatgjat\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme n\u00eb fush\u00ebn tatimore dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave personale, karakteristika k\u00ebto q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pika t\u00eb forta t\u00eb politikave tatimore dhe fiskale n\u00eb vend n\u00eb vitet e tranzicionit<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me znj. Diana Leka, drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve (KIS) Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe sidomos largimi i punonj\u00ebsve t\u00eb trajnuar po ndikon negativisht n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb shfryt\u00ebzimin e potencialit maksimal t\u00eb saj. Diana Leka, drejtore e Sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Investimeve (KIS), nj\u00eb platform\u00eb dialogu publik-privat, thot\u00eb se kjo situat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[124,126],"tags":[],"class_list":["post-7721","publication","type-publication","status-publish","format-standard","hentry","category-publication-2023","category-publikime-2023"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/7721","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/publication"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"version-history":[{"count":15,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/7721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7743,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/publication\/7721\/revisions\/7743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.investment.com.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}