Mbledhja Lançuese
- April 15, 2015
Më 15 prill 2015, Këshilli i Investimeve në Shqipëri u lançua në një eveniment të një profili të lartë në Tiranë, i cili mblodhi vendimmarrësit kryesorë nga komuniteti i biznesit, sikurse edhe zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues nga institucione ndërkombëtare financiare. Qëllimi kryesor i Këshillit të Investimeve do të jetë analizimi i problematikave në fushën e investimeve dhe nxitja e investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri.