KËSHILLI I INVESTIMEVE PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK
- 8 February, 2016
Një nga shqetësimet më të rëndësishme të biznesit të parashtruara në vazhdimësi si në takimet me bizneset ashtu edhe në mbledhjet e Këshillit të Investimeve është mospërfshirja e biznesit në diskutimet dhe konsultimet paraprake lidhur me inicitiativat ligjore që ndërmerren. Nisur nga kjo, një nga rekomandimet e Sekretariariatit i cili u miratua nga Këshilli i Investimeve në mbledhjen e muajit Dhjetor 2015, ishte edhe nevoja për diskutimin dhe konsultimin paraprak me biznesin të iniciativave ligjore mbi bazën e parashikimeve të Ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”. Ky Ligj parashikon në mënyrë të detajuar rregullat procedurale që duhen zbatuar për të garantuar transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse nga organet publike.
Shkarko:
Ligji Nr. 146/2014“Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik