Search
Close this search box.

Grupe Pune

Grupe të reja pune për të ndjekur rekomandimet dhe diskutimet e zhvilluara në mbledhjet e Këshillit të Investimeve.

Konteksti:

Aktualisht, Qeveria Shqiptare ka në fokus të veçantë tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja. Energjia mbetet një nga sektorët prioritarë të vendit dhe aktualisht sektori është në process plotësimi të kuadrit ligjor në sektorin e energjisë së rinovueshme, si edhe po procedohet me përmbushjen e kërkesave te Sekretariatit Teknik të Energjisë, fazë tranzitore e rëndësishme, përsa i përket kërkesave rregullatore që vijnë në rritje. Buxheti i shtetit përfshin respektimin e incentivave konkrete për nxitjen e investimeve në energji. Dhënia e burimeve natyrore (hidrokarburet) nuk mund të jetë më e fragmentuar sikurse bërë deri më sot. Shqipëria është bërë tërheqëse për kompani të mëdhaja (si p.sh. SHELL) të cilat e fusin Shqipërinë jo vetëm në tregun rajonal, por edhe në atë botëror. Ndonëse investimet e mëdha janë në përfundim, vendi është në prag të investimeve të mëdha në infrastrukturë, si p.sh. aeroporti i Vlorës, aeroporti i Sarandës, etj. Brenda 3-vjeçarit të ardhshëm, investimet në infrastrukturë do të jenë të mëdha. Burimet natyrore dhe energjia janë pasuri të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol kryesor në PBB-në e vendit. Sidoqoftë, zhvillimi i tyre duhet të marrë parasysh qëndrueshmërinë e mjedisit, si dhe ndikimin në potencialin e sektorëve të tjerë të ekonomisë, siç është turizmi.

Më 4 tetor 2019, Këshilli i Investimeve nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe me pjesëmarrjen e posaçme të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku zhvilloi mbledhjen: “Mbi Potencialet e Investimeve dhe Sektorët Prioritarë”. Nga kjo mbledhje u sugjerua vijimi i diskutimeve në nivel teknik në kuadrin e grupeve të përbashkëta të punës midis MFE dhe MIE.

Objektivi

Një nga objektivat kryesore të këtij grupi pune është të vlerësojë potencialet për investime në sektorin e energjisë dhe të propozojë një plan të koordinuar pune me të gjitha palët e përfshira me qëllimin përfundimtar të krijimit të kushteve të favorshme për investime në sektorin e energjisë. Gjithashtu, ky grup teknik do të lehtësojë dhe propozojë procedurat e nevojshme ligjore dhe rregullatore që synojnë të vlerësojnë, përgatisin dhe zbatojnë veprimet e nevojshme konkrete për zhvillimin e sektorit të energjisë.

Mbledhja e I-rë

Në vijim të Urdhërit të Përbashkët te Punës midis MFE dhe MIE, me objekt vleresimin e potencialeve per investime në sektorin e energjisë, mbledhja e parë në nivel teknik u mbajt më 25 shkurt 2020 me pjesëmarrjen e 9 përfaqësuesve, në ambjentet e MFE. Ndër detyrat kryesore të grupit të punës është edhe ndjekja e masave konkrete në vijim të zbatimit të Strategjise së Energjisë 2018-2030, përfshirë edhe debatin mbi një strategji afatgjate mbarëkombëtare me një vizion të qartë, mbi sektorët prioritarë me potenciale per investime.

Mbledhje e parë e Grupit të Punës për Sektorin e Energjisë. Tiranë, 25 shkurt 2020

Pikat diskutimit ku u fokusua mbledhja e parë ishin:
1. Prezantimi i objektit, metodologjisë, anëtarëve dhe produktit të grupit të punës
2.Cilat janë zhvillimet aktuale ligjore dhe rregullatore për sektorin/nënsektorët dhe çfarë mund të presin investitorët, kapacitetet reale për investime të nën-sektorëve prioritarë në ENERGJI/BURIME NATYRORE.
3.Cilat mund të jenë masat konkrete në vijim për të tërhequr investitorë dhe financime

Objektivi

Një nga objektivat kryesore të këtij grupi pune është të vlerësojë potencialet për investime në sektorin e agro-përpunimit dhe të propozojë një plan të koordinuar pune me të gjitha palët e përfshira me qëllimin përfundimtar të krijimit të kushteve të favorshme për investime në sektorin e agro-përpunimit. Gjithashtu, ky grup teknik do të lehtësojë dhe propozojë procedurat e nevojshme ligjore dhe rregullatore që synojnë të vlerësojnë, përgatisin dhe zbatojnë veprimet e nevojshme konkrete për zhvillimin e sektorit të agro-përpunimit.

Mbledhja e I-rë

Në vijim të Urdhërit të Përbashkët te Punës midis MFE dhe MBZHR, me objekt vlerësimin e potencialeve per investime në sektorin e agropërpunimit, mbledhja e parë në nivel teknik u mbajt më 21 maj 2020, me pjesëmarrjen e 10 përfaqësuesve nëpërmjet platformës Zoom. Qëllimi i mbledhjes ishte formalizimi i grupit të punës MFE+MBZHR në nivel teknik, përditësimi i punës nga ana e ministrive dhe dakortësimi mbi detyrat edhe afatet e dorëzimit të materialeve të cilat do të paraqiten në mbledhjen vijuese të Këshillit të Investimeve për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në nxitjen e sektorit të agropërpunimit në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, sidomos pas pandemisë COVID-19.

Mbledhja e II-të

Mbledhja e dytë në nivel teknik u mbajt më 25 qershor 2020, me pjesëmarrjen e 7 përfaqësuesve nëpërmjet platformës Zoom.

Mbledhja e III-të

Mbledhja e tretë në nivel teknik u mbajt më 13 gusht 2020 në bashkëpunim të ngushtë me RisiAlbania & KASH nëpërmjet platformës Zoom.

Objektivi

Një nga objektivat kryesore të këtij grupi pune është të vlerësojë potencialet për investime në sektorin e TIK (dixhitalizimi) dhe të propozojë një plan të koordinuar pune me të gjitha palët e përfshira me qëllimin përfundimtar të krijimit të kushteve të favorshme për investime në sektorin e TIK. Gjithashtu, ky grup teknik do të lehtësojë dhe propozojë procedurat e nevojshme ligjore dhe rregullatore që synojnë të vlerësojnë, përgatisin dhe zbatojnë veprimet e nevojshme konkrete për zhvillimin e sektorit TIK.

Mbledhje Paraprake

Në vijim të Urdhërit të Përbashkët te Punës midis MFE dhe MIE, me objekt vlerësimin e potencialeve per investime në sektorin e Teknologjisë së Informacionit (me fokus në dixhitalizim), një mbledhje paraprake u mbajt më 20 maj 2020 midis përfaqësuesve të MFE dhe MIE.

Mbledhja e I-rë

Mbledhja e parë në nivel teknik u mbajt më 26 qershor 2020, nëpërmjet platformës Zoom.

Mbledhja e II-të

Mbledhja e dytë në nivel teknik u mbajt më 29 korrik 2020, nëpërmjet platformës Zoom.

Mbledhje e Grupit të Punës mbi Bllokimin e Lllogarive, Tiranë, 5 shkurt 2020

Mbledhja I

Mbi problematikën e bllokimit dhe zhbllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve, nga bankat e nivelit të dytë në bazë të urdhërave përkatës të Drejtorive të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkive, me pjesëmarrjen e përfaqësues nga:

Gjatë diskutimeve, rezultoi e nevojshme një ndërhyrje në kuadrin nënligjor dhe u përgatit një draft- propozim për ndryshimin e pikës 90 të Udhëzimit nr. 24/2008 “Për Procedurat Tatimore” që iu përcoll MFE për ndjekje dhe finalizim.

Mbledhje e Grupit të Punës mbi Bllokimin e Lllogarive, Tiranë, 5 shkurt 2020

Mbledhje II

Mbledhur me kërkesë të veçantë të Zëvendës Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Vasilika Vjero, në takimin e dytë të këtij grupi pune morën pjesë rreth 20 pjesëmarrës: MFE, Bashkia e Tiranës, DPTTV, DPT, Shoqata e Bankave, Amcham Albania, Confindustria Albania, BKT dhe Raiffeisen Bank Albania. Gjatë mbledhjes u diskutuan teknikisht të gjitha pikat ku ishin fokusuar sugjerimet e përfaqësuesve të biznesit në lidhje me UMF24 dhe u dakordësua për një draft të përmirësuar që do t’i prezantohet MFE brenda muajit nëntor 2020.

Mbledhja I

Mbi disa shqetësime të ngritura nga biznesi, kryesisht i sektorit minerar dhe energjitik, në lidhje me vendosjen e taksave dhe tarifave vendore nga pesë bashki. Pjesëmarrja në këtë mbledhje ishte mjaft e gjerë me përfaqësues të:

Grupi Punës mbi Taksat Lokale, Tiranë, 27 shkurt 2020

Diskutimi u përqendrua në (1) propozime konkrete mbi ndryshme të kuadrit aktual ligjor, (2) mbi nevojën e ndërtimit të një manuali mbi metodologjinë e qartë për vendosjen e taksave e tarifave të pushtetit vendor për të cilën u angazhua MFE, (3) si dhe mbi transparencën mbi tarifat e vendosura nga këto bashki, si edhe mbi disa problematika komplekse mbi detyrimet që këto biznese kanë për të paguar taksat lokale.