Search
Close this search box.

Rreth Këshillit të Investimeve

Rreth Këshillit të Investimeve

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar për Sekretariatin për periudhën 2015-2018 u ofrua nga Qeveria Italiane, ndërsa financimi aktual për periudhën 2019-2021 është ofruar nga Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO).