Drejtore e Sekretariatit
Ekspert Ligjor dhe Rregullator
Eksperte Ekonomie
Eksperte për Monitorimin dhe Bashkëpunimin
Oficere Administrative dhe Komunikimi
Znj. Mimoza Agolli i është bashkuar Sekretariatit të Këshillit të Investimeve në pozicionin afatshkurtër të Ekspertit Ekonomik. Ajo ka një përvojë të gjatë si konsulente/hulumtuese për çështje ekonomike, me fokus ndikimin e politikave publike në mirëqenien dhe shpërndarjen, si dhe në politikat fiskale, arsimim dhe punësimim. Ajo është një njohëse e shkëlqyer e statistikave kombëtare dhe zotëron ekspertizë në përdorimin e mjeteve kuantitative, atyre ekonometrike dhe kompjuterike, për hulumtim dhe analizim të politikave.
Ajo ka ofruar ekspertizën e saj në sektorin publik, institucione bankare private, OJQ dhe organizata ndërkombëtare në detyra të shumta. Znj. Mimoza Agolli është diplomuar për Ekonomi dhe Financa, me profil të dytë Menaxhim të Turizmit në Universitetin “F. S. Noli” Korçë. Ajo ka ndjekur studimet pasuniversitare në Shkencat e Ekonomisë së Aplikuar dhe Menaxhimit, në Greqi në Institutin Mesdhetar Agronomik të Chania (MAICH / CHIEAM). Gjatë periudhës së saj të angazhimit pranë Sekretariatit, znj. Agolli ka qenë gjithashtu e angazhuar në përfundimin e punës së saj kërkimore si pjesë e studimeve PhD në Ekonomi Quantitative, Fakulteti i Ekonomisë (CAU, Gjermani).
Znj. Ermelinda Xhaja iu bashkua Sekretariatit pas një përvoje shtatë vjeçare në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, si Këshilltare për Ekonominë dhe Antikorrupsionin. Ajo ka një përvojë të mëparshme gjashtë vjeçare pranë Ministrisë së Ekonomisë në programimin strategjik dhe koordinimin e donatorëve. Gjithashtu, Znj. Xhaja ka një përvojë akademike si pedagoge në kurse të ndryshme ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe Vlorës. Ajo është diplomuar në Menaxhim Biznesi dhe zotëron një diplomë Master në Ekonomi nga Universiteti i Tiranës. Njëkohësisht, gjatë periudhës së saj të angazhimit pranë Sekretariatit, ajo ndiqte doktoraturën pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit e Tiranës.
Si Eksperte Ekonomike në Sekretariat, Znj. Xhaja ka qenë përgjegjëse për shqyrtimin dhe identifikimin e implikimeve ekonomike të kuadrit aktual ligjor dhe institucional mbi biznesin me fokus të veçantë në shqetësimet e sektorit privat, duke ofruar analiza të detajuara dhe rekomandime praktike për përmirësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve në përgjithësi në Shqipëri.
© Të drejtat e autorit 2015-2024 Këshilli i Investimeve në Shqipëri Të gjitha të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Evolve Web Studio