COVID-19
Në funksion të kontrollit të situatës së epidemisë nga COVID-19, në Shqipëri janë ndërmarrë një sërë masash me natyrë shtrënguese/kufizuese të cilat kanë ardhur duke u përshkallëzuar që prej 9 mars 2020. Dinamika e akteve ligjore dhe nënligjore me të cilat janë marrë këto masa ka qenë shumë e madhe. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve apo punonjësve të tyre, si dhe partnerëve tanë, Sekretariati ka përgatitur një përmbledhje me informacion mbi aktet kryesore të miratuara dhe masave të zbatueshme, përfshirë edhe paketën financiare të miratuar nga Qeveria për përballimin e pasojave (përditësimi i fundit, gusht 2020).