Search
Close this search box.

Këshilli i Investimeve diskuton mbi “Incentivat për nxitjen e Investimeve: Shqipëria krahasuar me vendet e Ballkanit Perendimor”

Këshilli i Investimeve (KI) ka diskutuar diten e mërkurë mbi “Incentivat për nxitjen e Investimeve: Shqipëria krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor”.  Sekretariati i KI-së ka përgatitur një analizë në konsultim me AIDA-n dhe komunitetin e biznesit mbi natyrën e incentivave për investime që ofron Shqipëria kundrejt vendeve të rajonit, interesin dhe problematikat që shfaqen në tërheqjen e investitorëve dhe klimën e biznesit.

Ministrja e Ekonomisë, Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zj.Milva Ekonomi në cilësinë e Kryetares së KI, deklaroi se: “Shqipëria ofron mundësi të mëdha për thithjen e investimeve të huaja krahasuar me vendet fqinje për shkak të pozitës gjeografike, nivelit te kostos sociale konkurruese, si edhe  burimeve hidrike dhe ato natyrore.” Ndërkohë, e reja është roli i AIDA-s, i qartësuar më tej me ligjin e Investimeve Strategjike i cili e bën vendin tonë më konkurrues në krahasim me vendet e rajonit.

Gjatë prezantimit Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka tha se Shqipëria performon mirë në nivel rajonal në lidhje me vlerën e IHD-ve, por përbërja dhe numri i projekteve green field si dhe orientimi drejt teknologjisë dhe inovacionit të produkteve që eksportohen është i ulët dhe i debatueshëm ne krahasim me vendet e rajonit ndërsa klima e biznesit kushtëzohet nga reforma në gjyqësor, qëndrueshmëria e administratës publike, veçanërisht ajo tatimore, lufta kundër korrupsionit dhe informalitetit”.

Një nga gjetjet e analizës është se Shqipëria bëhet më konkurruese në kuadrin e incentivave jofiskale – për shkak të Ligjit të Investimeve Strategjike, dhe kostos së punës. Ndërkohë, pothuajse të gjitha vendet ofrojnë incentiva në  importin e makinerive, tatim fitimit apo mundësisë për mbartjen e humbjeve, krijimin e zonave ekonomike kombëtare dhe lokale (më të thjeshta për zbatim në Maqedoni). Përsa i takon sektorëve, çdo vend ka sektorë të ndryshëm favorizues, Maqedonia  dhe Mal i Zi kanë incentiva të dedikuara në Turizëm.

Në lidhje me ngarkesën totale të taksave për biznesin, Shqipëria duket më pak atraktive në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke qënë se renditet vetëm pas Serbisë, për shkallën më të lartë të tatimit mbi fitimin dhe tatimit në burim, por nga ana tjetër Shqipëria është e avantuazhuar në koston e ulët të punës, vecanërisht atë të pagës mesatare krahasuar me vendet e tjera.

Mesazhet kryesoret të analizës janë se në Shqipëri, ka një objektiv të qartë  politik dhe legjislativ për thithjen e investimeve të huaja, është Ligji për Investimet Strategjike, TEDA, Turizmit, Konçensionet dhe PPP. Por paqëndrueshmëria e legjislacionit fiskal dhe burokracia e zbatimit krijon pasiguri për suksesin e incentivave dhe investime të qëndrueshme, si ndryshimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Biznesi kërkon përgatitjen urgjente të produkteve promovuese për investime në sektorë prioritarë, me qëllim zbatimin e politikave incentivuese në industrinë automotive dhe  turizëm.

Në raportin e paraqitur nga Sekretariati, biznesi ka kërkuar angazhimin nga  institucionet për një administratë profesionale si parakusht  për efektivitetin e incentivave.

Këshilli diskutoi edhe  përgatitjen e produkteve dhe studimeve të fizibilitetit nga AIDA për t’ju ofruar investitorëve potenciale dhe ndërkohë nevojen e rritjes së buxhetit për  kapacitetet e AIDA-s.

Për më shumë informacion, lexoni Raportin e Këshillit të Investimeve.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum