Search
Close this search box.

Keshilli i Investimeve dhe Sekretariati nderohen me Business Award 2016

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës ka ndarë me 17 Dhjetor 2016, në një mbrëmje gala, çmimet e përvitshme për personalitete të shtetit shqiptar, drejtues institucionesh por edhe kompani e ndërmarrje të rëndësishme.

Këshilli i Investimeve dhe Znj. Diana Leka, si përfaqësuese e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, nderohen me çmimin e Dhomës së Tregtisë Tiranë për 2016 me motivacionin: “Këshillit të Investimeve dhe Znj. Diana Leka, si Sekretare e këtij Këshilli për kontributin e ofruar në ngritjen e shqetësimeve te biznesit dhe në standardin e vendosur në përqasjen për të zgjidhur këto problematika”.

Gjatë fjalimit në marrjen e cmimit, Znj. Diana Leka u shpreh: “Është një kënaqësi e madhe për ne të nderohemi me Cmimin e Dhomës së Tregtisë së Tiranës për 2016. Ky cmim i përket stafit të Sekretariatit dhe ekspertëve për punën e madhe kryer gjatë muajve të fundit, Kryetarëve të Këshillit të Investimeve  për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, dhe sigurisht dhomave dhe bizneseve operuese në vend të cilat besuan në punën tonë dhe na ofruan bashkëpunimin e tyre. Ky cmim, njëkohësisht do të na shërbejë si stimul për punën tonë gjatë 2017.

Ky cmim është një tregues i performancës së punës të Këshillit dhe Sekretariatit arritur gjatë aktivitetit të tij në 2016. Sekretariati përfiton të shprehë mirënjohje të thellë ndaj Dhomës së Tregtisë Tiranë e cila si Anëtare e Këshillit të Investimeve 2015-2016 ka dhënë një kontribut dhe mbështetje të vyer ndaj Këshillit të Investimeve dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Njëkohësisht, Sekretariati përfiton të shprehë angazhimin e tij për të stimuluar vendosjen e një standardi të qëndrueshëm të dialogut të hapur e konstruktiv me të gjithë aktorët e implikuar në klimën e investimeve.