Lançimi i Agjendës Rajonale i Reformës së Investimeve (RIRA)
- 4 June, 2018
Në maj 2018, në Tivat, Mal të Zi, u miratua nga Ministrat e Ekonomisë së 6 vendeve te Ballkanit Perëndimor një Deklaratë e Përbashkët, në kuadër të zbatimit të Planit Shumëvjeçar Rajonal (MAP REA). Agjenda Rajonale e Reformës së Investimeve (RIRA), pjesë e REA-s, u hartua nga grupi i punës së Komitetit të Investimeve të vendeve të Evropës Juglindore (SEEIC/JWGI) me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore. Një komponent i rëndësishëm i reformës është edhe lancimi dhe promovimi i agjendës RIRA tek sektori privat.
Më poshtë, gjeni publikimin e materialeve:
- Plani i Konsoliduar Shumë-vjeçar i Punës për një Zonë Rajonale Ekonomike në Gjashtë Vendet e Ballkanit Perëndimor (MAP REA)
- Agjenda Rajonale e Reformës së Investimeve për Gjashtë Vendet e Ballkanit Perëndimor (RIRA)
- Mbështetja e Rritjes në Evropën Jug-Lindore nëpërmjet Zhvillimit të Zonës Rajonale Ekonomike (Deklarata Ministrore SEEIC)
Ky njoftim vjen në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Këshilli i Investimeve trajton shqetësimet kryesore të biznesit duke dhënë rekomandime direkte dhe praktike për Qeverinë për ndërhyrje ligjore dhe institucionale për të përmirësuar klimën e të bërit biznes dhe stimulimin e investimet në vend.